Gazeta LIBERTAS » LEXO

Website është në përpunim e sipër
Website e Gazeta LIBERTAS është në përpunim e sipër.

Libertas uron Gëzuar Vitin e Ri 2010!
Libertas i uron të gjithëve Gëzuar Festat - Gëzuar Vitin e Ri 2010!

Artan Lame - Përzgjedhja
KUSH ËSHTË ÇILJETA JONË?

Ja edhe PD-ja e zgjodhi Këshillin Kombëtar. Megjithëse me një sfazim dyvjeçar, ajo vazhdon të imitojë ku me sukses e ku pa sukses, gjithë skemat e PS-së. Dikur PS-ja shpiku kongresin me ekrane të mëdha, kjo që në kohë të Nanos kur, ju kujtohet besoj, kumtonte “prapa më vjen historia”. Rama e çoi në ekstrem këtë lloj show dhe tani i erdhi rradha Berishës që ta imitonte. Imitoi ai edhe skemën e këngës kur hyn kryetari në sallë, letrat me ngjyra që bien nga qielli kur hipën kryetari në tribunë (natyrisht me ndryshimin që janë blu e jo rozë). Imitoi Berisha edhe skemën e votimit në sallë që zgjatet e zgjatet me ditë të tëra, siç kishte imituar ndërkaq edhe futjen 30% femra, e plot skema të tjera organizative që, do thënë se janë sjellë në skenën shqiptare nga PS-ja, një pjesë që në kohë të Nanos e shumica tjetër në kohë të Ramës.

Me durimin e të padijshmit që don t‘ja hedhë të dijshmit, vazhdon prej vitesh Berisha të kopjojë gjithë atë strukturë të ndriçuar që i ka hapur udhën Ramës drejt zemrave të njerëzve. Koncerte, shfaqje publike, afrim me të rinjtë, fushata me ngjyra, internetra, slajte, ekrane, djem e vajza të rinj sa më të rinj në sistem, e lloj-lloj trukesh të tjera moderne. Truke që Perëndimi i ka shpikur për t‘i dhënë një fasadë më gazmore dhe tërheqëse grisë së zymtë të sistemit shtetëror, i cili përndryshe, ndër ta është funksional por jo tërheqës për masat. Ndërsa problemi ynë, është se pa i hyrë fare gajretit që ta ngremë këtë sistem, i cili ose nuk ekziston fare ose është tërësisht i kalbur e i shpartalluar, mjaftohemi t‘i ngremë vetëm një fasadë gjithë drita. Tani Berisha, me gjithë atë sfazimin dyvjeçar me të cilin kopjon, është bërë maestro i fasadës. Procedurat e kongresit, të zgjedhjeve të Këshillit dhe, sidomos pastaj përbërja e kësaj liste, treguan se çiraku po ja kalon ustait.

Në këtë moment, ndërsa rreshtoja anëtarët e Këshillit, më mbetën sytë tek një emër: Çilieta. Pyeta veten: Meqë ky na imiton neve në çdo gjë, kush i bie të jetë Çilieta jonë? Nuk kam asgjë me atë vajzë. As me zanatin e saj të deri para pak ditëve, të cilin ja respektoj, se me të ka nxjerrë bukën e gojës, siç unë e nxjerr me të shkrojtur. Mirëpo, pa mendoni sikur unë të rrjedh nga mëntë dhe të dal e të këndoj me kanatiere faqe botës, hipur në tribunë! Do bëhesha qesharak para atyre që do më shihnin dhe para jush që vetëm po më mendoni ashtu, sepse ky s‘është zanati im. Po atëhere, pse nuk u dashka thënë se edhe Çilieta bëhet qesharake kur zë të hyjë në një zanat që nuk është i saji? Kur zë në gojë atë, prapa saj qëndrojnë edhe shumë Çilieta e Çilietër të tjerë, të PD-së e të PS-së, të cilët u përfshinë pa pritur e papandyer në një punë që s‘është e tyrja.

Unë s‘jam politikan, po sidoqoftë u bëra kaq vite që merrem pak a shumë me punë politike. Zanati i politikës është ndoshta i vetmi që, as mësohet në shkollë, e as ta japin me dipllomë. Ti s‘mund të thuash: “Kam mbaruar shkollën e politikës, ja edhe diploma, ndaj hapni udhën se vetëm unë do bëhem politikan, deputet, anëtar asambleje, a këshilli kombëtar”. Jo, për këtë zanat s‘funksionon kështu dhe, pikërisht se nuk është me dipllomë, bota që e shpiku si zanat, i ka gjetur edhe ilaçin. Ti që s‘ke mbaruar për politikë, por që do të merresh me të, do futesh pak e nga pak në çorbën e saj dhe janë njerëzit, qoftë ata të partisë tënde e, qoftë masa e madhe e popullit, që do të të vënë notën dhe kështu pak nga pak do bësh përpara në këtë zanat.

Mirëpo, sëmundja që i ka zënë kohët e fundit dy partitë e mëdha (se të tjerat as që i zë dot sëmundja, se janë thjesht parti xhepi), është se gjithnjë e më tepër po i largohen kësaj shkolle të sprovuar në qindra vjet dhe po zgjedhin udhën e të mbushurit të strukturave të larta me njerëz që pak ose aspak gjë i lidh me partinë që i zgjedh. Kjo gjë, për kryetarët ka të mirën se kështu rrethohen nga njerëz që, meqë rruga e vetme që i ka ngjitur lart kalon kryetari, natyrisht që do t‘i bëjnë fresk vetëm kryetarit. Nga ana tjetër, kjo mënyrë e të përfshirit të njerëzve, i shitet miletit me të njëjtën reklamë që na i shiti për 40 vjet Komandanti: “Partia ka kaq për qind shkencëtarë, kaq mjelëse, kaq shkrimtarë, kaq oficerë dhe kaq berberë dhe kështu rrini urtë, se të gjithë janë të përfaqësuar në parti, apo në parlament”.

Epo ja, do më thoni, hynë Çilietërat në Këshill dhe aty do provohen. Po pra, do provohen, por mos harroni se do provohen mbi kurrizin tuaj, që do qeveriseni prej tyre (përsëris se nuk kam gjë me të, por e marr si kategori). Se nuk është gjë e vogël të jesh anëtar i Këshillit Kombëtar apo i Asamblesë Kombëtare. Se ja, tani që mora vesh përbërjen, duhet të përgatitem se mund të më bjerë rradha të jem në debat televiziv me Çiljetën. Ose e kundërta, ndonjë prej djemve me shkollë të PD-së, Gjergj Bojaxhiut për shembull, do t‘i bjerë të jetë në debat me Çiljetën tonë. Meqë ra llafi te Bojaxhiu, Gjergji kishte marrë në Këshill njëqind vota më pak se Çiljeta, shenjë e sigurt kjo që PD-ja është ende e imunizuar nga sëmundja e intelekticinës. Megjithatë, merret me mënt sa demoralizuese është për një njeri të letrave, që përpiqet të mësojë e të ngrejë veten për të bërë udhë përmes kontributit në rradhët e partisë së vet, kur sheh t‘ja kalojnë në garën drejt majave, përmes gishtit përzgjedhës të Kryetarit.

Ditën që kryetarët do dështojnë me këtë metodën e Çilietave, do ketë të paktën një të mirë të madhe. Do humbasim vërtet ca anëtarë asamblesh, këshillash e deputetë, por do kemi më shumë këngëtarë të mirë, më shumë lexuese lajmesh të mira, më shumë ndërtues që ndërtojnë pallate, më shumë aktore që do lozin filma, e sa e sa zanatçinj të tjerë, që sot politika - e paaftë të joshë ata që duhet - i ka futur atje ku bëhen qesharakë.

DY GJERMANET

Në numrin e fundit të revistës MAPO, kemi dorë edhe unë edhe Skënderi. Unë sjell raportin e hartuar nga gjermanët pas tërheqjes nga Shqipëria në vitin 1944 dhe dërguar Ministrisë së tyre të Jashtme, ndërsa Minxhozi sjell një intervistë të ambasadorit gjerman në Tiranë, z. Bernd Borchardt, për situatën politike në Shqipërinë e sotme. Janë dy gjermanë që flasin me diferencë kohe 65 vjet nga njëri-tjetri. Gjermanët kanë ndryshuar, se ky i sotmi nuk ka më helmetë në kokë, ndërsa Shqipëria është po ajo. Me të njëjtat probleme, me të njëjtat halle.

Megjithëse Skënderi përpiqet t‘ja nxjerrë llafet me çengel gjermanit të tij dhe ta bëjë të flasë troç, ambasadori djersin t‘i thojë gjërat në mënyrë diplomatike, butë butë, që demek të mos fyejë sedrën dhe dinjitetin e politikanëve shqiptarë. Si gjerman që është, i thotë mëndja se qëkurse kanë nur e namuz politikajtë gjermanë, duhet të kenë edhe këta tanët, që në fakt s‘kanë vojtur ndonjëherë nga të tilla salltanete.

Unë e kam më të lehtë, pasi gjermani im, ai i para 65 vjetëve dhe me helmetë në kokë, i bie drejt e drejt e pa stërhollime. I bie drejt për dy arësye. E para se po i drejtohet Ministrisë së vet dhe, e dyta se nuk ka hall se mos i mërziten shqiptarët kur ta lexojnë. Ndaj e përfundon kështu raportin: “Si përfundim, episodi i Shqipërisë duhet mbyllur me konstatimin që populli shqiptar do ende shumë kohë që të piqet për vetëqeverisje. Vetëm në qoftë se të paktën për një periudhë kohore, një fuqi e fortë dhe e drejtë e jashtme, do të drejtonte fatet e vendit pa interesa të vetat dhe do t‘i edukonte gradualisht banorët e vendit që të bëhen zotër të vetes dhe të shtetit të tyre të pavarur, mund të ruhet ky vend i bukur dhe me një të ardhme relativisht të pasur, nga shfarosja dhe zhdukja totale për shkak të konflikteve të pandërprera brenda vetes së tij”.

Merreni dhe lexojeni këtë numër të MAPO-s, jo për t‘i rritur numrin e shitjes revistës, por për të parë hallin e njëjtë të dy gjermanëve të ndryshëm, në kohë të ndryshme, por përpara të njëjtit vend.

Referuar nga Shqip

Ankthi monoton i luftës politike
Amarildo Pregapuca - Tashmë është tejkaluar kuptimi i frazës “shije e keqe”  në ngjarjet e fundit të politikës Shqiptare. A është vërtet kjo ajo që ne prisnim ,a është kjo ëndrra jonë e filluar në dhjetor të vitit 1990, apo së shpejti do zgjohemi dhe do qeshim me turp nga cinizmi i saj. Nga njëra anë kemi një opozitë të “çmendur” që nuk pranon të hyjë në Parlament pa u hapur kutitë (të bëjë atë për çka ne e votuam), pa u bërë investigimi i zgjedhjeve, duke mos kërkuar ndryshim rezultati, ç ka në vetvete duket kërkesë elementare. Në krahun tjetër kemi një maxhorancë të betuar të mos “shkelë” ligjin. (Se di në ekziston një i tillë por dhe nëse ekziston nuk hyn tek më të suksesshmit dhe më të mirë menduarit duke ditur nivelin e demokracisë sonë). Por pikërisht në këtë moment gjërat komplikohen; ndodh çudia dhe çirret maska e shtetit ligjor nga vetë Maxhoranca . Si gjithmonë, si për çdo nismë të demokratëve, fjalën e parë e merr Kryeministri i cili e nis me monologun “Edvin Rama dhe Libri i Gjendjes Civile”, të mbajtur përpara Parlamentit tonë që u prit me duartrokitje dhe ovacione nga te pranishmit Mënyra dhe përmbajtja e fjalimit do ta vente këdo përpara  një “përgjegjësie” në qoftë se do përdorej  në ambientet shoqërore dhe një “problemi Familjar” po të përdorej nga anët që vjen bashkëfolësi. Shokues dhe tronditës për të gjithë popullin, por nga ana tjetër një mesazh i qartë . Për të vijuar më tej me një tjetër “zbulim”,  luftën kundër mafies?! Veçse këta mafiozë s’ishin diku të fshehur në skutat e tyre të errëta apo të pa njohur e në ilegalitet, porse veprimtaria e tyre ishte perreth kryeministrisë dhe ne qendër te Tiranes dhe nuk mund te ish tjetër kush veçse opozitarët. Duke qenë se këto 5 vitet e fundit Berisha  është kreu i qeverise dhe se në gjithë këtë periudhe kohore ai ka qene Njëshi i politikes shqiptare, kjo lloj deklarate duhet të vinte nga një keqdashës i kryeministrit dhe maxhorancës , për ta venë atë përpara një përgjegjësie e të jepte dorëheqjen e menjëhershme (siç ndodh ne te gjitha vendet demokratike) për paaftësi në luftën kundër Mafies. Por deklarata e bujshme vjen nga vetë ai duke na lënë të gjithëve me gojë hapur.  Sa hap e mbyll sytë,  fjalët e kryeministrit përhapen me shpejtësi,  ministrat shndërrohen në zëdhënës të tij dhe administrata “shpërvesh mëngët” për goditje.  Së pari e pëson një pallat 12 katesh diku në Tiranë duke shkelur ligjet dhe vendimin e gjykatës.  Por dy gabime nuk bëjnë një të mirë.

Vetëm në një vend si Shqipëria mund të ndodhë që një ministër dhe mbi 50 forca policie do të vihen përballë 5 deputetëve dhe policisë bashkiake, dhe e gjitha kjo për të mbrojtur një pronë private. Nuk mund të gjejmë një rast tjetër kaq unikal në planetin tonë kur ligji të keqpërdoret kaq abuzivisht thjesht për interesa politikë dhe ku politikanët duhet të angazhohen edhe fizikisht për të kryer detyrën e një gjykate të papërfillur.

Por s’mbaron me kaq. Do të ish gjysma e së keqes nëse ndërsa dy forcat më të mëdha politike kacafyten me njëra tjetrën, punët e tjera të shkonin mbroth. Madje do i linim me dëshirë në duelin e tyre nëse ekonomia na shkon mirë, nëse nuk kemi frikë se në këtë kohë krize mund të mbetemi pa punë, nëse nuk kemi ankth për të ardhmen e fëmijëve tanë, nëse tregu funksionon sipas rregullave dhe taksat e çmimet nuk na shtohen. Porse e vërteta e jetës së përditshme është një stres deri në monotoni dhe për të gjithë ne është e qartë se faji për këtë është i kësaj klase politike, që busullën e saj nuk e ka të orientuar nga obligimi ndaj nesh, qytetarit që i kemi votuar, por te interesat e ngushta personale. Ky vend, dhe bashkë me të edhe ne, banorët e saj, po shpërdorohemi në mënyrën më të paskrupullt e po na vidhet deri dhe shpresa. Nuk ka fushë të jetës ku të mos jemi cenuar. Le të fillojmë me energjinë, meqë në këto ditë është në fokus të vëmendjes.  Një vend si yni, prodhues i energjisë elektrike e shet këtë industri tek një firmë çeke (nën hetim) dhe tani përballemi me një tjetër surprizë.  Qeveria ka rënë dakord që kjo kompani të ngrejë çmimet periodikisht deri në vitin 2014. Lum si konsumatori ynë.  Po kështu janë privatizuar edhe industria e nxjerrjes dhe përpunimit te mineraleve por vështirë të thuhet se minatorët janë të lumtur pas kësaj. Pra në 50 vjet komunizëm gjithçka që breza të tërë ndërtuan duke u paguar pak ose shumë pak, u është shitur firmave të huaja për pak ose shumë pak. Janë pasuruar firmat por duket se kjo nuk ka qenë në interes të vendit. Pasi kushtet e punës në këto 20 vjet janë njësoj apo më keq se përpara dhe e njëjta situatë ndeshet  edhe në shëndetësi dhe arsim.  Të gjitha këtyre u shtohen dhe plagë shoqërore si droga, prostitucioni, shkatërrimi i familjeve, kriminaliteti apo edhe aksidentet që na venë në statistika vdekjesh të njëjta me ato të shteteve në luftë.Sigurisht ne kemi fituar në këto vite diçka të shenjtë, Pluralizmin. Ne mund të flasim dhe të kritikojmë, të bëjmë protesta, të shkruajmë në shtyp dhe siç tha dhe zoti kryeministër, mund ta bëjmë këtë për 4 vjet se si behet vonë njeriu. Por në qoftë se jeni biznesmen, intelektual, mësues,  nxënës  apo gazetar,  ju këshilloj mos ta bëni  se do t’ju shkulen dhëmbë e dhëmballë ose s’do t’i ndjeni më të nevojshme.  Pasi, sipas kryeministrit, kjo në mënyrë të drejtpërdrejtë pengon liberalizimin e vizave dhe hyrjen tone ne BE. Popull trim e bujar ( që kujtohen të miklojnë kështu vetëm kur të kërkojnë votën),  mos i jepni besën tuaj asnjë politikani lider apo “ heroi”, por kërkoni të drejtën tuaj për tu informuar për gjithçka, që nga kutitë tek lejet e ndërtimit,  nga përdorimi i taksave qe paguani tek vendimet e gjykatave,  nga vlerat e investimeve  në rrugë, tunele apo TECE dhe gjithçka që del nga xhepat e tu. Nuk ka popull të majtë apo të djathtë, nuk ka popull maxhorant apo opozitar dhe mbi te gjitha nuk ka popull “tifoz”. Ka vetëm një popull që kërkon të jetojë i lumtur aty ku i ka rënë për hise të jetojë.

PS: Berisha manipulon shifrat e krizës
Përtej kontestimit të mënyrës se si u zhvillua procesi zgjedhor i 28 qershorit, Partia Socialiste e ka shtuar dozën e oponencës së saj ndaj qeverisë, këtë radhë në aspektin ekonomik. Duke mbledhur forumin më të lartë, Asamblenë Kombëtare, në një takim ku flitej veç për treguesit e rënduar ekonomikë në vend, kjo forcë politike shfaqi dje një formë të re opozitarizmit të saj, atë të zhvillimit të tryezave, ku ngre problematikat aktuale që po përjeton vendi. Rezultati i saj konkret ka qenë hartimi i një rezolute, e cila ngrinte shqetësimin për gjendjen e rënduar ekonomike dhe financiare të vendit, përtej, siç citon ajo, “shifrave të trukuara e të dhënave të manipuluara nga qeveria. Viti 2009 po mbyllet me një frenim të përgjithshëm të ekonomisë dhe një rritje negative ekonomike. Shqiptarët sot ballafaqohen me rritje të përditshme të kostos së jetesës, rritje të faturës së energjisë, shtrenjtimin e ushqimeve, pagesat gjithnjë e më të larta për shërbimet shëndetësore dhe për arsimimin e fëmijëve.” Ky ka qenë shqetësimi i ngritur nga socialistët e Asamblesë brenda këtij dokumenti, me kritika të drejtpërdrejta ndaj qeverisë, në aspektin ekonomik dhe jo atë të manipulimit të zgjedhjeve apo me kërkesën për hapjen e kutive, siç jemi mësuar ta dëgjojmë opozitën të deklarohet vazhdimisht muajt e fundit. Nga ana tjetër, rezoluta e forumit më të lartë të Partisë Socialiste paraqet, përmes faktesh, një klimë të zymtë të treguesve zyrtarë, siç janë deficiti buxhetor, borxhi publik apo edhe kostoja e borxhit, të cilët, sipas saj, janë rritur me papërgjegjshmëri, duke rezultuar me pasoja të rënda ekonomike dhe sociale për vendin. Por, përveç denoncimeve për treguesit e përkeqësuar ekonomikë, dokumenti në fjalë përmban edhe alternativa mbi mënyrën se si ata mund të zbuten apo se si mund të dilet nga kjo situatë. Ata janë mbështetur në tri shtylla kryesore, si rishikimi i buxhetit për vitin e ardhshëm, ulja e taksave të parashikuara për t’u ngritur, si edhe qetësim të klimës së acaruar të biznesit. Duke bërë të tilla propozime, Partia Socialiste po kërkon të ndikojë në zhvillimet e vendit dhe të kryejë detyrimin e saj opozitar ndaj politikës së qeverisë, edhe pse jashtë Parlamentit.

Lohan: Sherr politik vetëm në Kuvend
Ecuria e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian kërkon reforma të mëtejshme dhe të vështira, të cilat nuk mund të bëhen pa konsensusin më të thellë të mundshëm mes forcave politike në Shqipëri. Një mesazh të tillë e ka dhënë para forcave politike kreu i delegacionit të Komisionit Evropian, Helmut Lohan, gjatë një konference të përbashkët me Kryeministrin Berisha, me rastin e dorëzimit të Pyetësorit të BE-së për integrimin. “Vendi për debatin politik është brenda në Parlament, e theksojmë edhe një herë këtë fakt. E, për ta thënë atë me deklaratën e nxjerrë nga Bashkimi Evropian, u bëjmë thirrje të gjitha forcave politike në vend që të zhvillojnë një debat konstruktiv në Parlament”, - tha ai, lidhur me një fakt të tillë. Kjo nuk është hera e parë që përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Tiranë e ka paraqitur kërkesën ndaj opozitës, që ajo të reflektojë dhe t’u kthehet sa më parë institucioneve. Së bashku edhe me ambasadorë të tjerë, ai vazhdimisht i ka bërë thirrje Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj që t’u rikthehen debateve në sallën e Parlamentit, dhe jo ato jashtë tij. Në vijim të kësaj ideje, Lohan uroi publikisht që ngërçi politik i krijuar të kalohet para ose në fillim të vitit të ardhshëm, në mënyrë që Shqipëria të ecë para, ashtu siç dëshirojnë të gjithë shqiptarët, drejt procesit të integrimit. “Theksoj rëndësinë tepër të madhe të atyre që në Pyetësor quhen kritere politike, apo institucioneve demokratike, shtetit të së drejtës, respektin për pakicat dhe minoritetet”, - tha ai më pas, në lidhje me mënyrën e përgjigjes së pyetjeve nga pala shqiptare të dokumentit të Pyetësorit të BE-së. Sipas tij, Komisioni Evropian do t’i analizojë përgjigjet e dhëna me kujdesin më të madh dhe do të përpiqet të analizojë ecurinë që është bërë në këta sektor; dhe bëhet fjalë për ato aspekte që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Eurostat: BE, mbi 1 milion shqiptarë
Eglantina Nasi - Në territorin e vendeve të Bashkimit Evropian jetojnë më shumë se 1 milion shqiptarë. Një fakt i tillë pohohet në raportin më të fundit të Institutit Evropian të Statistikave (Eurostat), sipas të cilit, komuniteti i shqiptarëve në BE renditet i treti për nga madhësia e tij. Ai citon se si të parët renditen turqit, si komuniteti i huaj i parë me shifrën më të lartë zyrtare të regjistruar në territorin e BE-së, Konkretisht, raporti i Eurostat komunikon se mbi 2,4 milionë qytetarë turq jetojnë në vendet e Bashkimin Evropian, duke i cilësuar ata si grupi më i madh i të huajve që jetojnë brenda tyre. Me një shifër të tillë, ky komunitet arrin të kapë jo pak, por 6%  të popullsisë evropiane në total. Ndërkaq, raporti i Eurostat pohon, ndër të tjera, se për nga madhësia e tyre, si komunitet emigrantësh, qytetarët turq në BE ndiqen nga ata marokenë, të cilët numërohet të jenë 1.7 milionë, dhe pas tyre rendit shqiptarët me mbi 1 milion. Pas tyre, ekspertët evropianë të statistikave listojnë kinezët, me një prani të ligjëruar prej më se 621 mijë të tillë në vendet e Bashkimit Evropian, si dhe ukrainas, të cilët janë gati po në këtë masë në kontinentin e vjetër. Në fund të listës renditen komunitetet e algjerianëve, rusëve dhe amerikanëve, me një shifër gati të përafërt të pranisë së tyre në BE, gati 500 mijë. Ndërkaq, raporti i Eurostat tregon se si Gjermania është vendi i popullsisë së shtëpisë më të madh të qytetarëve turq me 1.83 milionë, çka tregon se ky është shteti që strehon më shumë se gjysmën e popullsisë së qytetarëve të Turqisë në Bashkimin Evropian. Ndërsa për shqiptarët, vendi që i pret më shumë në BE është Greqia, me rreth 600 mijë të ligjëruar, që banojnë në këtë vend, dhe më pas Italia me rreth 400 mijë, sipas shifrave më të fundit të deklaruara në mënyrë zyrtare nga Instituti Italian i Statistikave.

Shifra

Listimi i komuniteteve

Turqit        2.4 milionë

Marokenët    1.7 milionë

Shqiptarët    1.1 milionë

Kinezët     620 mijë

Ukrainasit    600 mijë

Algjerianë    590 mijë

Rusë        570 mijë

Amerikanë    510 mijë

Gripi i derrave, shtohen viktimat
Regjistrohet viktima e pestë e gripit A/H1N1 në Shqipëri. Viktima është një grua shtatzënë, e cila është ndarë nga jeta pasditen e djeshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Burime zyrtare spitalore kanë bërë të ditur se e sëmura ishte në gjendje shtatzënie, ndërsa ishte prekur nga virusi A/H1N1. Gruaja trajtohej prej disa ditësh me mjekim intensiv, por gjendja e shtatzënisë e ka vështirësuar akoma më shumë shëndetin e saj. Ky është rasti i pestë i personave që vdesin nga gripi i derrit në Shqipëri. Rasti i parë ishte një 57-vjeçar nga Sukthi i Durrësit. Viktima e dytë ishte një grua në moshën 57-vjeçare nga Shkodra. Po në këtë qytet u shënua viktima e tretë, një burrë 53-vjeçar. Ndërsa viktima e katër ishte një emigrant 32-vjeçar nga Vlora, i kthyer në familje pak ditë më parë.

Bode: S’ka para për pagat e fundvitit
Të gjitha drejtorive kryesore të administratës së shtetit dhe të institucioneve që paguhen nga buxheti u ka shkuar një shkresë, e cila ka fjalën “URGJENT” në kokë dhe mban datën 14 dhjetor. Kjo shkresë u është nisur edhe me e-mail një numri funksionarësh të lartë të administratës. Shkresa është një urdhër që përmban dy pika. E para është bllokimi i “fondit të veçantë”, nga i cili do merreshin shpërblimet e përhershme të fundvitit (të parashikuara me VKM). E dyta, të mos paguhen pagat e muajit dhjetor (15-ditëshi i parë dhe i dytë). Sipas shkresës, “me urdhër të ministrit të Financës dhe me porosi të zv.ministrit, urdhërohet të gjitha degët e Thesarit ta bllokojnë plotësisht përdorimin e fondit të veçantë, për të gjitha institucionet… “. Më pas, në shkresë jepen disa sqarime teknike dhe shkruhet se efektet e urdhrit do të fillojnë që ditën e hënë. Në fund, thuhet: “Me porosi të drejtorit të Thesarit, ju sqaroj edhe njëherë se: Pagat e muajit dhjetor 2009 do të ekzekutohen vetëm në janar 2010″.

Historia e “fondit të veçantë” nis me një VKM të datës 25 nëntor. Në këtë VKM thuhet se qeveria miratoi “fondin e veçantë”, që parashikon nga 10 mijë lekë të reja shpërblim gjithë administratës. Kleçka e VKM-së është në pikën 8. Aty thuhet që “Ministria e Financave merret me këtë udhëzim”. Dhe është pikërisht Ministria e Financave që nxjerr sot shkresën e mësipërme, ku e bllokon “fondin e veçantë”.

Situata bëhet edhe më e qartë, po të lexosh sot një njoftimi të Këshillit të Ministrave ku, veç të tjerash, pranohet për herë të parë se në Shqipërinë e “sukseseve ekonomike” dhe “rritjes dyshifrore” paska krizë. Sipas tekstit të njoftimit të Këshillit të Ministrave, “Kryeministri Berisha priti dje ministrin e Financave, Ridvan Bode, së bashku me përfaqësues të tjerë të kësaj ministrie dhe drejtues të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH). Në këtë takim, Kryeministri Berisha kërkoi që, pavarësisht nga ndikimet e krizës globale, të merren masat që punonjësve të administratës publike dhe 540 mijë pensionistëve të vendit të mund t’u jepet një shpërblim fundviti, sado modest të jetë. Përfaqësuesit e Ministrisë së Financave dhe të Institutit të Sigurimeve Shoqërore e njohën Kryeministrin Berisha me vështirësitë e diktuara nga kriza për realizimin e shpërblimit të këtij viti, por, nga ana tjetër, u mor përsipër të shqyrtohen të gjitha mundësitë për realizimin e porosisë së Kryeministrit”.

Forumet e reja fortifikojnë Berishën
Skerdilajd Zaimi - Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, përpos rezultateve formale që kanë të bëjnë me kryetarin e ri, ndryshimin e Statutit, si dhe zgjedhjen e organeve drejtuese, përfaqëson një ndryshim rrënjësor politik. Madje, vetë ky ndryshim mund të hetohet fare lehtë, pikërisht në këto rezultate formale që flasin jo vetëm përmes shifrave, por edhe përmes përvijimit e mandej asgjësimit të një oponence të mekur kundrejt linjës zyrtare të përfaqësuar për 20 vjet rresht nga Sali Berisha. E përkufizuar në terma të ndryshme, ngjarja e para dy ditëve solli me vete një stabilizim thuajse përfundimtar të skenës së brendshme të PD-së, por, rrjedhimisht edhe të shumicës qeverisëse. Mund të thuhet pa frikë se nga një shumicë tre polare, Kuvendi Kombëtar e tranzitoi PD drejt një unipolarizmi të brendshëm dhe, për pasojë, drejt një qeverisjeje të qetë me Lëvizjen Socialiste për Integrim, që mbetet ende poli i dytë i shumicës parlamentare. Padyshim që theksi i parë i pasojave të këtij aktiviteti politik bie mbi ekipin e lënë jashtë vendimmarrjes në Partinë Demokratike, zyrtarisht të përfaqësuar nga zëri i Aleksandër Biberajt, por që natyrshëm lidhet me emrin e ish-nënkryetarit demokrat, aktualisht President i Republikës, Bamir Topi. “Atëherë kur tentoi të krijonte pakica bllokuese mori përgjigjen e merituar.” Kështu do të shprehej për fërkimet e heshtura me të Kryeministri aktual Sali Berisha. Një ballafaqim gati trevjeçar, i cili nuk është përqendruar si në kohën e Alfred Moisiut, në diskutimin e dekreteve për ligje të debatuara, por në instrumentalizimin e atributeve ekzekutive të pushtetit që, kur vjen puna te Presidenti, verifikohen lehtë në dy institucione: Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Tanimë është e padiskutueshme se, me mbylljen e hetimeve problematike për rrugën e Durrës–Kukës, që pasohet nga heshtja e plotë ndaj thirrjeve të reja të PS-së për rinisje hetimesh, si dhe pezullimi parlamentar i miratimit të Reformës në Drejtësi, roli i kreut të Shtetit ka rënë ndjeshëm. E, për pasojë, edhe ndikimi i tij politik, i cili, sikurse po ndihet edhe tani, ka synime për t’u riprojektuar në hullitë e Partisë Demokratike. Në këtë kuadër, zgjedhjet e 28 qershorit nxorën jashtë loje grupin e deputetëve mbështetës të Topit, duke e lënë ish-nënkryetarin pa një zë brenda partisë. Në vijim, me Kuvendin Kombëtar Berisha u dha një dorë të fundit edhe influencave të mbetura në zërin e disa ish-personave publikë, që nuk po e gjejnë dot busullën e orientimit. Për më shumë që, me zgjedhjen e forumeve me një mandat 4–vjeçar, kreu aktual i ka mbyllur derën me argumente statutore ambicies për riintegrim të Topit në PD. I fortifikuar pas rezultatit 99% dhe miratimit të një statuti vetjak, Berisha ka në dorë tanimë hipotekën e PD-së, të cilën e ka pastruar nga çdo element problematik, duke e lënë madje edhe jashtë të gjitha përfitimeve të pushtetit

BE: Nuk ka integrim pa dialog politik
Eglantina Nasi - Shqipëria rrezikon Bashkimin Evropian, nëse nuk gjen një zgjidhje për ngërçin politik. Ky është mesazhi që përfaqësuesit evropianë në Tiranë kanë lançuar dje, duke shtuar në këtë mënyrë presionin ndaj politikës shqiptare, për të gjetur rrugën e daljes nga kriza që e ka kapluar së fundmi. Ashtu si edhe në deklaratat e vazhdueshme, që kanë bërë muajit e fundit, për t’iu drejtuar dialogut politik dhe jo përplasjeve që kanë kosto për procesin e integrimit, ndërkombëtarët po duken mjaft të interesuar që t’ua imponojnë atë palëve të përfshira në konflikt, si alternativën e vetme të zgjidhjes së krizës. Apeli, me sa duket, sa vjen e bëhet më i fortë; kjo duket në shoqërimin e deklaratave me kostot përkatëse që përmban ngërçi politik, nëse ai vazhdon të bëhet më i thellë gjatë muajve të ardhshëm. Konkretisht, përfaqësuesit evropianë zyrtarë në Tiranë deklarojnë hapur se, nëse një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë Shqipëria do të përballet me vonesa dhe vështirësi gjatë procesit të integrimit, çka presupozon që të vështira do të jenë edhe hapat, si edhe e më e largët nga parashikimi arritja e procesit të liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian. Për këtë, ata këshillojnë që përplasjet mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste duhet të zgjidhen me tone më të buta, por dhe me një tryezë dialogu. Ky është mesazhi që ka mbërritur dje nga dy përfaqësues të rëndësishëm të Bashkimit Evropian në Tiranë, si nga ambasadori i OSBE-së, Robert Bosch, ashtu dhe nga ai i Holandës, i cili është vend anëtar i BE-së. Ky i fundit ka pohuar hapur se, nëse situata politike mbetet kështu siç është, Shqipëria nuk mund të pretendojë të marrë nota pozitive nga ndërkombëtarë, për marrjen e statusit të kandidatit për në Bashkimin Evropian. Lidhur me zgjidhjen e krizës, ai propozon uljen sa më parë në tryezë të përbashkët të të dyja palëve. Një problem tjetër i dëmshëm për perspektivën integruese të Shqipërisë, sipas ambasadorit holandez, është edhe korrupsioni. Sipas tij, ai shkon deri në nivele të larta politike dhe situata nuk është përmirësuar gjatë viteve të fundit. Por një qëndrim të njëjtë, lidhur me krizën politike në vend, ka mbajtur edhe Bosch, i cili ka pohuar se tashmë nuk ka më vend për përplasje, vetëm për dialog politik.

Rama: Berisha rrëzohet në vitin 2010
Eglantina Nasi - Qeveria e pa legjitimuar, që ka dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit, ka për t’u rrëzuar vitin e ardhshëm bashkë me kryetarin e saj Berisha. Një fakt i tillë është pohuar gjatë protestës së radhës nëpër rrethe nga përfaqësuesit socialistë, sipas të cilëve, Berisha dhe mazhoranca e tij false do të marrin fund në vitin 2010. Ky, sipas tyre, përbën në të vërtetë edhe qëllimin e lëvizjes opozitare për vitin e ardhshëm, nëse Kryeministri nuk respekton kërkesën e opozitës për hapjen e kutive të votimit. “Kryefjala e popullit opozitar për Berishën është “Hap kutitë ose largohu”, - u shpreh gjatë fjalimit të tij në protestën e djeshme në Berat kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Sipas tij, opozita ka si synim që ta bëjë 2010-n vitin e kthimit të atdheut në duart e shqiptarëve. “Sali Berisha e ka humbur të drejtën për të qeverisur Shqipërinë, sepse ka ndaluar hapjen e kutive”, - tha Rama, në lidhje me këtë fakt. Duke e shoqëruar këtë ide edhe me arsyet e tjera se, përse qeveria duhet të bjerë, sipas tij, siç janë problemet që ka sjellë kriza ekonomike në vend, rreziku që iu kanoset bizneseve në vitin e ardhshëm me taksat e reja, rritja e çmimit të energjisë elektrike etj. “Protesta jonë do të bëhet pronë e çdo shqiptari që nuk e duron dot më këtë shfaqje bajate për integrim, do të protestojmë për liritë dhe të drejta që nuk shiten. Do të protestojmë në çdo qytet dhe në kryeqytet do të kthehemi në janar. Opozita është sot më e bashkuar, për ta përballur grabitësin e 28 qershorit me të gjithë gënjeshtrat e tij”, - tha më tej Rama. Në fund, ai shtoi se Partia Socialiste do ta bëjë vitin 2010 vitin e lirisë së votës e do të protestojë për largimin e këtij pushteti që grabiti votat, duke ritheksuar vendosmërinë e opozitës, për të çuar deri në fund betejën për transparencën e zgjedhjeve.

Pakt me qeverinë për shtrenjtimin
Pronarët çekë të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë kanë zbuluar marrëveshjen që kanë me qeverinë shqiptare, për rritjen e çmimeve të energjisë. Josef Heisek, drejtori i bordit të OSSH-së, zbulon për herë të parë se, në deklaratën rregullatore qeveria shqiptare ka hedhur firmën për një rritje dyshifrore dhe të përvitshme të  çmimit të energjisë, për 5 vitet e ardhshme. “Ne po i bëjmë kërkesat tona, në bazë të marrëveshjes që kemi me qeverinë shqiptare. Në marrëveshjen mes ÇEZ-in dhe qeverisë shqiptare, të dy palët kanë rënë dakord që, duke filluar nga viti 2010 deri në vitin 2014 çmimi i energjisë të rritet 15 për qind plus inflacionin. Kjo është një garanci edhe për planin e investimeve që ne kemi renë dakord me qeverinë tuaj”, - tha Heisek. Drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), Heisek, ka deklaruar se ky kusht është pranuar nga qeveria shqiptare, në momentin e privatizimit të OSSH-së.  “Marrëveshja që kompania ime ka me qeverinë shqiptare është për një rritje të çmimit të energjisë nga viti 20120 deri në vitin 2014. Rritja parashikohet në masën 15%, plus normën e inflacionit. Enti i Rregullatorit është i detyruar të zbatojë këtë deklaratë të vendosur nga qeveria. Nuk ka asnjë mundësi që Enti t’i shmanget kësaj”, - tha drejtori i OSSH-së. Drejtuesit e ÇEZ-it kanë shpjeguar se rritja e çmimit është e domosdoshme, për të përmirësuar gjendjen financiare të kompanisë me investime, pasi aktualisht, shtoi drejtori: “OSSH-ja ndodhet ne gjendje të vështirë ekonomike”.  Sipas Heisek, OSSH-ja ka trashëguar 12 miliardë lekë borxhe për vitin 2009, ku me 3 miliard lekë borxh janë vetëm institucionet shtetërore.  Për vitin 2010 është kërkuar një rritje e çmimit të energjisë prej 23 për qind, një vendim ky që Enti Rregullator i Energjisë pritet ta marrë sot. Të tre operatorët e sistemit të energjisë, OSSH, KESH dhe OST, kanë kërkuar një rritje historike të çmimit të energjisë, e cila në total shkon në mbi 50 për qind; kjo në një kohë kur situata hidrike në vend është ndër më të mirat e viteve të fundit, dhe kur çmimi i energjisë në tregun ndërkombëtar ka rënë me gati dy herë.

Koncepti strategjik i parisë së Tiranës
Shinasi Rama - Në thelb të marrëdhënies së shtetit me qytetaret e vet, dhe kjo vlen për të gjitha shtetet, qëndron një marrëveshje e pashkruar, rëndësia e së cilës bëhet e dukshme vetëm në momentet kur shteti gjendet në krizë të thellë. Kjo marrëveshje mbështetet në besimin reciprok se shteti do t’u ofrojë gjithë qytetarëve të vet sigurinë e jetës, të mirëqenies ekonomike dhe rregullin e duhur shoqëror. Të tria këto forma të sigurisë janë të ndërlidhura dhe të pashkëputshme nga njëra-tjera dhe të ndërlidhura në konceptin-bazë strategjik, që mandej bëhet themeli i politikave të shtetit. Shtetet që ua ofrojnë këtë siguri qytetarëve të tyre janë shtete të qëndrueshme, me qytetarë besnikë, me mirëqenie relative e me një rend shoqëror që pranohet nga të gjithë si legjitim dhe me koncepte strategjike që janë të dallueshme, por që mendohet se janë në shërbim të interesave të popujve të tyre. Shtete të tilla janë Franca, Gjermania, Izraeli apo Tajvani. Mirëpo, ka shumë raste kur shteti kapet e vihet në shërbim të një grupi të caktuar dhe instrumentalizohet e shfrytëzohet prej këtij grupi. Ky grup, që merr kontrollin e shtetit, zakonisht fillon si një grup me interesa shume të ngushta, të dallueshme nga interesat e shtetit e të qytetarëve të tjerë. Duke përdoruar mjetet e shtypit e të propagandën, fuqinë ekonomike, lidhjet me politikën, me zyrtarët, ushtarakët, policinë, ky grup ia arrin që të zaptojë shtetin. Ajo çka është edhe më problematike, ky grup ia arrin që t’i imponojë shtetit e qytetarëve konceptin-bazë strategjik se si do të arrihet siguria e shtetit dhe e qytetarëve vetë dhe kështu bëhet paria sunduese e tyre. Ka një dallim midis parisë sunduese dhe elitës. Të paktën në parim, elita (të zgjedhurit) e udhëheq popullin e shtetin duke vepruar me mendësinë e shërbimit publik, paria (ata që kanë fuqinë) e sundon popullin e shtetin, duke vënë mbi të gjitha interesat e veta të ngushta. Ky është thelbi dhe fillimi i ikjes nga realiteti dhe i ndërtimit të një realiteti absurd që jetohet nga qytetarët, në fakt është jeta e tyre, por që, gjithsesi është në shërbim të pastër të parisë. Ndërsa duket se shteti po i mbron qytetarët e vet, në fakt shteti e qytetarët po i shërbejnë parisë dhe i vetmi grup që përfiton nga kjo gjendje është paria. Duke mos pasqyruar interesat e vërteta, reale dhe jetike të qytetarëve dhe të shtetit vetë, koncepti strategjik i shtetit, i sendërtuar nga paria sunduese, bëhet baza për aventura politike, që natyrisht i shërbejnë këtij grupi dhe interesave të tij, por që janë shkatërrimtare për shtetin e qytetaret. Realiteti që krijohet e që është i mbështetur mbi këtë koncept fals sigurie është një realitet absurd. Është realitet, sepse njerëzit e jetojnë përditë atë jetë, por është absurd, sepse është i ndërtuar mbi premisa që nuk janë reale e të vërteta, por të imagjinuara, të rreme dhe në shërbim të këtij grupi. Zgjidhjet që bëhen nga njerëzit, edhe kur ky sistem shembet, janë të mbështetura në këtë absurditet të jetës së tyre dhe prandaj ato janë të paparashikueshme, të paimagjinueshme dhe, në rastin më të mirë, anormale. Në rastin e shqiptarëve në shtetin shqiptar ka dy raste të shënuara kur paria sunduese ia ka arritur të kapë shtetin plotësisht, të kontrollojë plotësisht mjetet e informimit dhe të propagandës, strukturat ekonomike, politike e të sigurisë dhe të imponojë konceptin strategjik bazë të shtetit shqiptar. Është interesante dhe me vlerë që të gjykohet se prej nga ka ardhur paria sunduese, por këtë e kam bërë në një përrallë tjetër. Por ia vlen që shkurtimisht të përmenden e të vlerësohen dy konceptet-bazë strategjike që kanë rezultuar shkatërrimtare për shqiptarët, por qe natyrisht kanë qenë e janë krejtësisht në interes të parisë sunduese. Në parantezë, duhet thënë se çdo shtet normal synon që, para të gjithave, të sigurojë mbijetesën e vet dhe kjo mbijetesë është në thelb të konceptit strategjik të shtetit. Mbijetesa sigurohet duke pasur bazën territoriale, ekonomike, ushtarake e demografike dhe mandej aleancat që të lejon që të ndjehesh i sigurt nga rreziqet që mund të kesh. Po të ishte një shtet e popull normal, interesi i shtetit shqiptar duhej te ishte fuqizimi i bashkëpunimit ndërshqiptar, përhapja e këtij koncepti strategjik të shtetit që e lidh kombin me shtetin dhe i bën qytetarët besnikë të shtetit.  Mandej, në kontekstin e lojës politike ballkanike, shteti i shqiptarëve do të ishte në gjendje që të jepte e merrte si i barabartë me shtetet fqinje e, në këtë mënyrë, të gjitha problemet e shumta do të mund të zgjidheshin pak a shumë drejt e në interes të shqiptarëve. Mirëpo, gjatë këtij gjyemë shekulli dy konceptet-bazë strategjike të adaptuara nga paria e Tiranës i kanë rënë ndesh katërçipërisht interesit strategjik të shtetit e të vetë qytetareve. Duke menduar për ruajtjen e sundimit të vet, paria e Tiranës, si gjatë kohës së Enver Hoxhës, si tani, synon vetëm e vetëm për me i ikë realitetit të politikës reale. Ajo ka ndjekur e po ndjek interesat e veta, që janë të qarta, por në kundërshtim të plotë me interesat e popullit të vet. Paria ka qenë e don të mbesë në kontroll të shtetit shqiptar me çdo kusht, të kontrollojë ekonominë e shoqërinë dhe ta transformojë shtetin në një instrument të vetin për pasurimin e fuqizimin e vet.  Interesi strategjik i parisë është ky interes i ngushtë i saj. Ky interes ndahet nga të gjitha palët e parisë që, përveç rrahjeve të ditës e kanë gjetur e do ta gjejnë gjuhën me njëri-tjetrin. Ia vlen që shkurtimisht të analizohen të dy konceptet strategjike të parisë së Tiranës, që e kanë formësuar politikën e shtetit shqiptar dhe që natyrisht na kanë sjellë në këtë gjendje të mjerë ku jemi sot. Kjo duhet bërë, sepse një krahasim me të shkuarën do të tregojë se si më parë, ashtu edhe tani, realiteti që jetohet sot në Tiranë është një realitet absurd, pa lidhje me të vërtetën e me jetiken, me interesin e shtetit e të qytetarëve. Pasojat e këtij absurditeti janë të frikshme dhe gjurmët që ato do të lënë në mendësinë kolektive të shqiptarëve duhen menduar mirë. Në thelb të konceptit-bazë strategjik të shtetit gjatë kohës së Enver Hoxhës ishte ideja e rrethimit. Si fillim, duhet thënë se Enver Hoxha nuk e ka dashur kurrë kombin shqiptar. Kur i lexon veprat e tij e sheh se atij i janë dashtë 10 vjet për me e përmendë njëherë Kosovën, dhe kur e përmend në takimin me malësorët e Tropojë flet për shfrytëzuesit feudalë. Prandaj, duke kërkuar me i ikë kombit e idesë se shtetit-komb, paria e Tiranës dhe Hoxha vetë fliste për rrethimin imperialisto-revizionist, dhe koncepti-bazë strategjik u bë ‘të jetojmë si në rrethim’, sepse do na pushtonte SHBA-ja dhe BRSS-ja. Frika imagjinare nga një pushtim i tillë u intensifikua bash kur atij e parisë së Tiranës iu dhanë siguritë se shteti shqiptar nuk do të prekej, thjesht sepse ishte në interesin e fuqive të mëdha për të mos krijuar probleme të këtij lloji. E, megjithatë, paradoksalisht, shteti shqiptar u bë mishërimi i modelit makiavelian të sundimit nga paria e të vënies në plan të parë të mbrojtjes së territorit të shtetit. Mirëpo, edhe pse nuk kishte kërcenim direkt, parisë i duhej me çdo kusht ideja e rrethimit. Po të thuhej se nuk do të na pushtonte njeri, si do ta mbanin ato pushtetin?  Si do të mund t’i mbanin ata shqiptarët në një shtet terrorist që kontrollohej me dhunë policore? Mbi të gjitha, pse duhej të mbeteshin ato në pushtet? E kështu, paria e Tiranës e ndërtoi realitetin absurd ku jetuan shqiptarët për disa dhjetëravjeçarë. Energjitë e burimet materiale, të pakta e shumë te çmueshme, u derdhën në ndërtimin e bunkerëve, në harxhimin e kohës se punës për zbore e stërvitje, për ndërtime e struktura, për tunele e armatime, që ishin krejtësisht joproduktive dhe në kundërshtim me interesin kombëtar të shqiptarëve. Gazetarët e shkrimtarët, mësuesit e këngëtarët, inxhinierët, mjekët e partiakët, të gjithë u morën me rrethimin imperialisto-revizionist. Ana tragjikomike e kësaj loje, që u luajt me shqiptarët, është se paria e Tiranës nuk e besoi vetë rrenën e vet, por se, duke luajtur lojën si duhet e deri në fund, ajo filloi t’i tregonte botës, përms propagandës së Radio Tiranës, se me të vërtetë realiteti absurd që përjetonte shteti shqiptar e qytetarët ishte realiteti që duhej të përjetonte edhe bota, sepse ky ishte realiteti i vërtetë. Por ndërsa shqiptarët në shtetin shqiptar e jetonin këtë realitet dhe në fakt kjo ishte jeta e tyre, paria e Tiranës bënte ç’ishte e mundur për të kontrolluar lëvizjet nacionaliste shqiptare jashtë vendit. Rrena ishte vetëm për popullin shqiptar, e jo për parinë. Paria e Tiranës e dinte se kush ishte armiku i saj i vërtetë dhe lufta e saj ishte për të mbytur nacionalizmin shqiptar e për ta mbajtur kontrollin e shtetit në duart e jeniçerëve e të aleatëve të tyre. Rrethimi imperialisto-revizionist ishte një koncept që i shërbente asaj për të kontrolluar popullin e vet, “për t’u hedhur trutë e gomarit” shqiptarëve, për t’i shmangur nga interesi i tyre jetik, që duhej të ishte fuqizimi i shtetit të tyre kombëtar.

Mbas vitit 1990, koncepti strategjik i shtetit shqiptar është i ndërtuar mbi idenë e integrimit, euroatlantik apo evropian.  Paria e Tiranës, e të gjitha llojeve dhe e të gjitha ngjyrave ka qenë kundër vendosjes së idesë së shtetit-komb në qendër të konceptit strategjik të shtetit shqiptar. Arsyeja është e thjeshtë, krijimi i shtetit-komb do të çonte në minimin e kontrollit të saj mbi shtetin shqiptar, thjesht sepse strukturat që do të krijoheshin do të ishin të mbështetura në një ideologji e në një sistem tjetër vlerash. Dhe, duke ndjekur të njëjtat metoda si në kohën e Enver Hoxhës, paria e Tiranës, që prapë ishte e njëjta në thelb e në mendësi, edhe pse e zgjeruar me një tufë të re hajnash e arrivistësh, luftoi me të gjitha mjetet e mënyrat kundër kësaj ideje, duke synuar në të njëjtën kohë që ta përdorojë atë për interesat e saj të ngushta.

Interesat e saj për të promovuar idenë e integrimit evropian janë krejtësisht të qarta. Edhe pse duket se objektivi i integrimit po u shërben qytetarëve që, në fakt, mezi presin të marrin një vizë e të shkojnë e të punojnë në të zezë, e thjesht duan të ikin nga sytë këmbët nga vendi i tyre, paria po mendon për veten.

Objektivi i saj është t’i mbajë njerëzit nën kontroll. Nuk ka gjasa që shqiptarët të hyjnë në Europë. Mirëpo, po ta dinë këtë ata do të rebelohen, sepse nuk janë punët aq mirë sa duket në Bllokun e Tiranës. Atëherë, si pushtimi gjatë rrethimit, që nuk ndodhi kurrë, edhe evropianizimi gjatë integrimit nuk do të ndodhë kurrë, të paktën jo në atë formë që e duan dhe e presin shqiptarët. Mirëpo, për të mbajtur popullin nën kontroll, integrimi duhet paraqitur si një proces që kërkon energji e forca të mëdha e mbi të gjitha durim nga shqiptarët.

Në fakt, paria e Tiranës ka një sëmundje interesante të trashëguar nga koha kur dikur e diku, kanë qenë ‘dikushi’: marrëzinë e madhështisë. Untia e tyre për status e pushtet është përkthyer në objektivat e saj strategjike: pasurim i shpejtë dhe sa më i madh, ndërtimi i një jete luksi dhe moderne, kontroll pa kushte i shtetit, edhe kur ai shtet mund të përfundojë sa një tavolinë te Sheratoni, ikje nga përgjegjësia historike e morale dhe minim i çdo vlere shoqërore. Ato nuk ngopen po nuk e panë vetë, si më të fuqishmit në Europë. Prandaj, për të arritur objektivat e veta, paria lufton ta paraqesë integrimin si të pashmangshëm.

Kështu, Europa është bërë miti i Eldorados së politikës shqiptare. Mirëpo të gjitha konceptet dhe botëkuptimi që rrjedhin prej këtij miti janë ireale. Për shembull, thuhet se kur të hyjmë në Europë do t’i zgjidhim të gjitha gjërat, se në Europë do të hyjmë, në mos tjetër kontrabandë, se Europa nuk mund të na lërë ne jashtë saj, se gjithçka duhet ta bëjmë me objektivin e integrimit në mendje e me radhë. Kështu kemi parti që i janë përkushtuar objektivit të integrimit, ministri e qeveri të integrimit, OJQ e OJF, tekste shkollore e klasa të veçanta që i edukojnë shqiptarët për vlerat e integrimit e me radhë. Kemi edhe shkrimtarë që i nxjerrin shqiptarët si themelues të Evropës e ruajtës të vlerave të qytetërimit evropian, poetë që shkruajnë për Evropën, këngëtarë që këndojnë më mirë për Evropën sesa për katundin e tyre. Flamurët evropianë gjenden në të gjitha zyrat, bile edhe në mejhanet luksoze ta sjellin kafen me filxhanë me flamurin europian.

Histeria integruese është e të njëjtit nivel e intensitet si histeria e dikurshme e rrethimit. Në vend të zborit, shqiptarët shkojnë në klub e pinë kafe, duke pritur hyrjen në Europë. Paria, megjithatë e din se kjo është një rrenë e pastër. Europa ua ka bërë të qartë se nuk mund të hyjnë në Europë edhe për disa dhjetëravjeçarë. Mirëpo, rrena e integrimit duhet shitur dhe duhet që t’ua mbushim mendjen shqiptareve se jemi në rrugë të mbarë. Kështu që bëjmë kërkesa për anëtarësim pa na ftuar kush, flasim për përmbushje kushtesh e detyrimesh që nuk ka i ka vue kush, dhe i themi vetes europianë, kur të gjithë e dimë se në Europë na shohin si diçka krejt tjetër. E ndërkohë paria vazhdon me punue kundër interesit kombëtar të shqiptareve. Zgjidhja që ka gjet paria e Tiranës nuk është me i kthye lëvizjet nacionaliste në marksiste-leniniste, por me i kthye udhëheqësit politikë të shqiptarëve në trojet e tjera në hajna e cuba e jeniçerë si ata vetë.

Si përfundim, duhet thanë se, për shkak të këtyre koncepteve kriminale strategjike të parisë, shqiptarët i kanë humbur disa shanse historike që nuk do t’u kthehen kurrë më. Njerëzit që e kanë harxhuar jetën duke luftuar rrethimin apo duke dëshirue integrimin, janë të mbyllur në atë realitet absurd e imagjinar qe ua ka krijua paria e Tiranës; gjykimet e tyre për botën e për veten janë infantile dhe të shtrembëruara, të dëmshme për ata vetë e për të gjithë të tjerët. Askush më mirë se Europa nuk e din këtë gja. Mirëpo, është në interesin jetik të parisë së Tiranës që ta zgjasë këtë gjendje absurde sa më shumë që të jetë e mundur. Vetëm kështu mundet që të fuqizohet e të mbesë në kontroll të shtetit e të qytetarëve që i konsideron në shërbim të saj. Prandaj, si pushtimi që nuk ndodhi asnjëherë, gjasat janë se edhe integrimi nuk do të ndodhë asnjëherë. Ajo që mundet me u thanë është se në fund, kur të vijë momenti i zhgënjimit të frikshëm, që është i pashmangshëm, as paria e Tiranës nuk do t’i këtë arritur objektivat e saj, as shqiptarët nuk do t’i kenë arritur objektivat e tyre.

Ftojmë opozitën, jo pakt me mafi en
Eglantina Nasi - Partia Demokratike fton opozitën për bashkëpunim mbi zgjidhjen e krizës politike, por, nga ana tjetër, ajo nuk pranon asnjë kompromis me atë që e ka konsideruar si “mafie”. I tillë ka qenë qëndrimi që ka mbajtur karshi opozitës kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit që mbajti në Kuvendin Kombëtar të kësaj partie. Megjithëse ka lançuar sinjalet e bashkëpunimit, për të zgjidhur konfliktin e krijuar për procesin zgjedhor, në të njëjtën kohë ai ka qenë shumë i ashpër lidhur me opozitën, duke vijuar me akuzat kundër saj se “gllabëron çdo ditë pasuritë e vendit. Jemi gati për çdo betejë, për të mbrojtur votën e lirë të qytetarëve. Hiqni dorë nga mentaliteti i etërve tuaj”, - u ka bërë thirrje ai më pas përfaqësuesve të opozitës, mbi kontestimin që ata i bëjnë procesit të 28 qershorit. Ndërsa ka shtuar më pas se mazhoranca qeverisëse është e angazhuar për t’i dhënë përgjigjen e merituar mafies, e cila dëmton imazhin e vendit në rrugën e integrimit drejt Bashkimit Evropian. Me anë të këtyre deklaratave, ai ka treguar se nuk i ka lëvizur qëndrimit të tij për luftë të hapur ndaj atyre që ai i quan “klane punisto-mafioze”. Duke shtuar më tej se lufta e qeverisë ndaj  mafies nuk ka dhe do të ketë tendencën më të vogël politike, ai tha se ajo është më se e drejtë, kur mafia pushton rrugë të kryeqytetit, duke nënkuptuar kështu sulmet ndaj Bashkisë së Tiranës për lejet e ndërtimit të dhëna prej saj. Në këtë mënyrë, Berisha ka pohuara para 1 260 delegatëve demokratë nga i gjithë vendi se është më se i vendosur për t’i shkuar deri në fund betejës së tij, të shpallur hapur tashmë kundër opozitës. “Pallateve mbi rrugë dhe rrugica, qeveria ime nuk mund të ketë përgjigje tjetër veçse fadromave të ligjit. Unë jam Sali Berisha dhe e mbaj fjalën. Nuk do pranojmë kompromise me mafien”, - ka thënë ai në mënyrë të prerë, duke paralajmëruar në këtë mënyrë vazhdimësi të aksionit të ndërmarrë nga qeveria kundër lejeve të dhëna nga Bashkia e Tiranës, Edi Rama, i cili në të njëjtën kohë përfaqëson edhe kryesimin e opozitës. Ky qëndrim i Berishës parashikon një zgjatje të mëtejshme të krizës politike që ka përfshirë dy kampet kryesore, pasi me gjithë ofertën e tij për bashkëpunim nuk ka dhënë asnjë qasje mbi ndonjë tërheqje të mundshme të tij nga kundërshtitë për hapjen e kutive të votimit apo të sulmeve të shpallura tani në mënyrë të hapur ndaj opozitës.

Meidani: Konsensusi shmang krizat
Politika duhet ta shmangë me çdo kusht krizën politike në vend dhe për këtë shërben konsensusi mes palëve të saj. I këtij mendimi është shprehur ish-Presidenti Rexhep Mejdani, lidhur me situatën më të fundit, e cila, sipas tij, nuk duhet të acarohet më tej, e për këtë u bën thirrje forcave politike që të gjejnë sa më parë zgjidhjet e duhura. “E mendoj normale hapjen e kutive. Shumica duhet të hapë rrugë”, - është shprehur Meidani. Ndërsa, në lidhje me rolin e Presidentit në këtë çështje, ai ka pohuar se, pa dashur të marrë një pozicion për postin që ka mbajtur dikur, gjithsesi, institucioni i unitetit të popullit e ka për detyrë të shmangë çdo lloj krize potenciale, për të mos e lejuar të kthehet në krize reale”. Sipas ish-Presidentit, zgjidhja më e mirë është ajo e mirëkuptimit mes palëve, bazuar mbi vlerat dhe faktet. “Zgjidhjet mund të jenë teknike, por edhe politike, si edhe juridike. Nëse të tre këto variante nuk gjejnë zgjidhje, kriza zbërthehet deri në gjirin e popullsisë, çka e dëmton shoqërinë shqiptare”, - tha Meidani.

PS nis fazën e dytë të protestave
Eglantina Nasi - Partia Socialiste ka dalë sërish në sheshin e protestës, me kërkesën për transparencën e procesit të 28 qershorit. Qyteti i Durrësit përbën stacionin e parë të një zinxhir protestash të programuara për t’u zhvilluar gjatë kësaj jave, për t’u përmbyllur me një protestë të madhe në kryeqytet të hënën e ardhshme. Kërkesa për transparencën e procesit të 28 qershorit është sërish lajtmotivi i këtyre protestave. Por vihet re se fjalimet e socialistëve nga dita në ditë, përveç kërkesën për hapjen e kutive po mbarsen edhe me kritika ndaj qeverisjes, për masat që po ndërmerr në kurriz të përkeqësimit të jetës së qytetarëve. Në këtë mënyrë, krerët e Partisë Socialiste kërkojnë që t’u vënë në dukje mbështetësve të tyre se kjo qeveri, përveçse e papërligjur, sipas tyre, nga rezultatet reale të procesit të 28 qershorit, po merr edhe masa që rëndojnë në kurrizin e qytetarëve, prandaj ajo meriton të bjerë. Kështu, akuzat e opozitës ndaj qeverisë po përpiqen të formësojnë një konglomerat që përbëhet, në radhë të parë nga akuzat për vjedhjen e votës, shoqëruar me kërkesën për hapjen e kutive të votimit, e më pas me akuza në fushën ekonomike-shoqërore, që rëndojnë jetesën e përditshme të qytetarëve, si edhe cenimin e pushtetit vendor nga ai qeveritar. “Jetesa e qytetarëve nga janari do të rëndohet edhe më shumë nga tatimet e reja vendosur bizneseve dhe nga rritja e energjisë elektrike”, - tha në fjalën e tij kreu i PS-së, Edi Rama. Në vijim të kësaj ideje, kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka pohuar se rinisja e protestave është e drejtë, pasi populli nuk lejon dot më padrejtësitë dhe koston e papërballueshme të jetesës. “Qeveria ka frikë nga ballafaqimi me votat e pakicës, ndërsa populli nuk lejon më padrejtësi dhe nuk duron dot më koston e papërballueshme”, - ka theksuar Dako. Të tilla deklarata janë bërë edhe nga përfaqësues të tjerë socialistë, të cilët kanë renditur, krahas kutive me vota të vjedhura, edhe kushtet e këqija ekonomike që përjetojnë qytetarët.

Itali, grushta Berluskonit
Itali, grushta Berluskonit - Kryeministri italian Silvio Berluskoni është goditur në mbrëmjen e së dielës në sheshin Duomo në Milano nga një person 42 vjeçar. Berluskoni goditet nga një send i fortë dhe më pas menjëherë me grusht, në befasi, në fytyrë gjatë kalimit të tij në shesh në momentin kur po përshëndeste edhe mbështetësit e tij. Mes fansave të tij ndodhej i infiltruar edhe agresori, Masimo Tartalja, një shtetas italian me precedentë penalë vetëm për heqje të patentës për ngarje të rrezikshme të makinës. Menjëherë pas ngjarjes, kryeministri Berluskoni, i gjakosur në fytyrë është transportuar në spitalin e San Rafaele, ndërsa agresori i tij është ndaluar prej karabinierëve dhe po merret në pyetje.

Masimo Tartalja, ose i njohur mbrëmjen e së dielës si agresori i kryeministrit Silvio Berluskoni në Itali, sipas autoriteteve italiane është një person me probleme mendore.

Sipas mediave italiane, që citojnë edhe burimet policore, Tartalja rezulton prej 10 vjetësh në një kurim intentensiv mendor në Poliklinikën e Milanos dhe njihej si një person me paqëndrueshmëri mendore.

Rama kërkon zgjidhje nga Presidenti
Rama kërkon shpëtim te Presidenti, për konfliktin e përkeqësuar me kreun e mazhorancës mbi çështjen e transparencës së zgjedhjeve. E ndodhur tashmë në një pikë kulmore të tij, kur jo vetëm tonet e Kryeministrit, por edhe ato të zyrtarëve të lartë evropianë janë ashpërsuar së tepërmi ndaj bojkotit, opozita duket se kërkon ndërmjetësimin e kreut të shtetit, për të gjetur zgjidhje mbi kërkesat e saj. Kjo strategji është shfaqur hapur dje, me takimin e zhvilluar në Presidencë, mes kreut të shtetit dhe kryetarit socialist Edi Rama, me kërkesën e këtij të fundit. Duke përfituar ndoshta nga deklarata e dy ditëve më parë e Topit, se është i gatshëm për të dhënë ndihmën e tij në zgjidhjen e krizës, vetëm nëse partitë shfaqin vullnetin e duhur, Rama i ka dhënë një shenjë, si për t’i bërë të qartë se ai kërkon që konflikti i lindur të zgjidhet e, për këtë arsye, i ka kërkuar një takim të posaçëm atij. “I kërkova Presidentit të Republikës që, si garanti i Kushtetutës, të garantojë liri dhe të drejta kushtetuese, duke luajtur rolin që i takon”, - ka deklaruar Rama, menjëherë pas këtij takimi, duke lënë të kuptohet se ia ka “qarë hallin” presidentit, për mënyrën se si duhet zgjidhur ngërçi që ka shkaktuar bllokimin e situatës normale politike dhe e ka detyruar opozitën që të marrë aksionin politik kontestues ndaj zgjedhjeve dhe bojkotues ndaj Kuvendit. Ndërsa Presidenti i Republikës,nga ana e tij, mësohet t’i ketë pohuar Ramës, gjatë takimit konfidencial në Presidencë, se ai do të vazhdojë të luajë rolin e tij si garant i Kushtetutës dhe i ligjit në funksion të rritjes së standardeve të institucioneve të drejtësisë dhe konsolidimit të pavarësisë së institucioneve të shtetit të së drejtës. Në këtë mënyrë, ai ka krijuar një qasje të çështjes së konfliktit drejt institucioneve,pa e kritikuar direkt kreun e opozitës, mbi nismën që ka marrë për bojkotin e tyre. Ndoshta ai kështu i është përmbajtur qëndrimit që ka deklaruar gjatë gjithë kësaj periudhe, se nuk ka për të ndërhyrë për zgjidhjen e krizës, pasi kjo është çështje që u përket partive,vetëm se do ta bënte këtë, nëse ato do të shfaqnin vullnet për dialog. Dhe takimi i djeshëm me kreun e opozitës ka dhënë sinjalin e parë, se tashmë kreu i shtetit po futet në lojë të hapur për zgjidhjen e krizës, duke u kthyer kështu ndoshta në një faktor të rëndësishëm për konkludimin e saj, ndërsa deri tani ka preferuar të qëndrojë jashtë saj.

3 vite të tjera moratorium antiskaf
Ligji i moratoriumit të skafeve do ta zgjasë efektin e tij edhe për tre vite të tjera. Ky lajm është komunikuar dje nga Kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë, duke theksuar se një masë e tillë ndërmerret në kuadrin e luftës kundër krimit të organizuar. “Ky vendim është marrë për të garantuar luftën kundër trafikut të paligjshëm të qenieve njerëzore, ku deri tani nga veprimi i këtij ligji janë kursyer të paktën 400 jetë njerëzore”, - tha ai. Ligji, që ndalon përdorimin e mjeteve lundruese në hapësirën detare shqiptare, si dhe në liqene, hyri në fuqi në vitin 2005 dhe disa muaj më parë atij i mbaronte afati i ligjshmërisë, por Parlamenti nuk është shprehur për ndalimin e tij, e kështu policia është e detyruar të zbatojë masat e tij, edhe pse ka kaluar afati 3-vjeçar i veprimit. Ndërkaq, kreu iqeverisë ka zyrtarizuar dje,me fjalën e tij, faktin se këtij ligji do t’i lihen edhe 3 vjet në dispozicion për të ushtruar “efektet pozitive” siç i ka cilësuar ai, ato të parandalimittë trafikut të klandestinëve. Moratoriumi antiskaf përbënte një nga nismat e para ligjore të qeverisë “Berisha” sa erdhi në pushtet, në vitin 2005, e cila u shoqërua me një debat të gjatë në publik dhe në Parlament. Vënia e tij në fuqi u shoqërua me bllokimin e dhjetëra mjeteve lundruese,masë kjo që pati edhe efektet e saj me uljen e nivelit të trafikut të drogës dhe të qenieve njerëzore përmes detit nga Shqipëria drejt vendeve fqinje.Nisur nga ky rezultat, sipas Berishës, vlen që ky ligj të përfitojë një zgjatje të re të efektit të tij veprues edhe për 3 vite të tjera.