Peshku pa uje

Letër vetes
Dy muaj pas tentativës për vetëvrasje gjeta në kutinë postare një leter, të cilën ia kisha dërguar vetes në rast se do isha akoma gjallë. Sapo kisha dalë nga spitali dhe kisha harruar fare, se para se të më gjenin, kisha shkruar një lamtumirë që e kisha dërguar në adresën time. Kur hyra në apartementin tim njëdhomësh, në kat të gjashtë të një godine të zymtë betoni të viteve shtatëdhjete, dritaret e së cilit binin nga veriu e ku nuk futej dielli kurrë, ndjeva se më kish marrë malli për vetminë. Lashë çantën në korridorin që shërbente dhe si vend gatimi, bëra një kafe e u ula në kolltukun e veshur me stof; po shqyrtoja zarfin e nuk njihja dot shkrimin tim, përpiqesha të sillja në kujtesë ato çaste, por ishte e kotë, siç na ndodh shpesh kur shohim fotografi të vjetra e nuk kujtohemi dot kur kemi dalë. Vetëm emri i dërguesit më thoshte diçka, pasi më kish përndjekur për shumë kohë e ndonëse realiteti i hidhur i të qenit mbyllur më kish bërë disi të esëllt, një turbullirë thellë në mua u zgjua prapë, e dija se nuk kisha harruar, që doja të harroja, ose më mire më duhej të harroja nëse doja të isha njeri i lirë.

Kanati i deres ish hequr e lëne mënjanë mbështetur pas murit. Vura buzën në gaz kur po kujtoja si e çanë me forcë zjarrfikësit. Isha ulur atëhere ja si tani, xhamat dridheshin nga radio, zërin e së cilës e kisha ngritur deri në fund, e kisha kaluar orë ashtu ndenjur, pa lëvizur nga vendi. Një ditë më parë, një mbasdite të vrenjtur dimri, isha kthyer nga puna, ndjehesha keq, jashtë ish errur, veç një llampe me dritë të dobët theksonte edhe më shume hijet që hidhnin objektet në dhomë e në mendje kisha një zbrazëti të atillë që shkaktonte dhimbje, isha hedhur mbi shtrat, kisha kapur kokën me duar, nuk guxoja të veshtroja përreth se më dukej se isha në skëterrë, kisha parë një fytyre të zbehtë verdhacake ulur në kolltukun tim, ish fytyra e një të dënuari përgjithmonë që ish duke bëre diçka të pakthyeshme, të tmerrshme, donte të therte foshnjen e porsalindur para syve të së shoqes, e cila përpiqej ta ndalonte, po ai betohej se do mjaftonte një fjalë imja e do ta bënte, nuk nderhyja dot se isha larg, nuk më mbetej gjë tjetër veç të hidhesha në pus të kohës, u hodha, dola në anën tjetër e iu përgjërova “Të lutem jo!” , e ai kur më pa u pendua që nuk kish besuar se perëndia jeton vërtet, u zverdh , u ul në kolltuk e kish ngrirë tani atje pa frymë, ndërsa unë nuk dilja dot nga ajo vrime e zezë ku kisha rënë, më kish shterur burimi i fjalëve që mbush qënien e gjallesës e diçka më ish këputur në kokë si një tel i tendosur shumë, rashë në terrin pa fund e ndjeva se Zoti është dritë e se pa të jemi të humbur siç qeshë dhe une atë çast, u luta përsëri “Oh Atë, të lutem jo!”, e isha bosh, bosh fare në errësirë, vetëm në ferr, vetëm unë dhe i dënuari tullac ulur në kolltuk. Kisha shkuar në banjë sa për të lëvizur disi, mbi lavaman ish gërshëra, kisha dashur të bëja dhe unë diçka të pakthyeshme, e pata marrë në dorë dhe kisha filluar të pres tufa flokësh. Do kisha vazhduar e do i kisha prerë të gjitha, por pastaj më ish kujtuar Van Gogh dhe veshi i tij i prerë. Askush ish emri i dërguesit mbi zarf, Asgjëkund 3 rruga dhe poshte numri postar, qyteti e shteti: 1492 Humbëtire, Kotësi. Ishin rreth dhjete faqe, të cilat do i kisha hedhur në letër me një fryme po të gjykoje nga shkrimi që mezi kuptohej :

“Vështirë t`i shkruash dikujt, me të cilin flet çdo ditë. Mbase do qe më mirë të të shkruaja atë që nuk ta them dot . Gërmoj në kujtesë e nuk gjej dot fjalë, të cilat nuk do të mund t`i thoja dot me zë. Nga ana tjetër nuk është se t`i kam thënë të gjitha. Të kam thënë asgjënë. Kur nuk flasim bashkë flas me ty, e kur flas me ty më nuk të them dot pikërisht atë që duhet. Po çfarë e folure do të ishte ajo; një psherëtimë e gjate, e përzjerë me mall, trishtim, lodhje, vetmi e boshllëkun që të lë në gjoks pamundësia e vënies në punë të duarve,buzëve,syve e shqisave të tjera, me të cilat na ka na pajisur ai që na krijoi. E vetmja që punon rregullisht është fantazia. Të përfytyroj tek mendohesh me buzët pak të hapura, sytë e ngulur në murin përballë, me gishtat e djersitur nga afshi që shkaktojnë fjalët që vijnë në breg si copa druri të një anijeje të mbytur diku e të cilat valët i prunë brigjeve të ishullit tënd. Jemi të mbyllur, si unë ashtu edhe ti, secili në qeline e tij, secili duke tjerrur qilimin e tij fluturues, secili varur në ëndrrën e tjetrit si dikush që var veten e në momentin e fundit flet me vete i thotë një lamtumire pa kuptim botës qe po le prapa. Të dëshpëruarit besojnë në hiçin, në perden që bie e në dritat që shuhen, besojnë në errësiren e fundit e nuk mendojne se ndoshta fundi është nje fillim tjetër, se ndoshta çdo gjë përsëritet. Thelle në ne, aty ku janë thesarët e humbur, kufomat e të mbyturve, aty ku nuk hyn kurrë drita e ujërat janë të ndenjur, kam arkën e vogel, të cilën e hap herë pas here për të soditur perlat e mbledhura të kohëve që shkuan. Atëhere dridhem pak, kam parasysh veten e shtrirë tek jep shpirt, ndjej një të rrënqethur në kafaz të zemrës, një tërmet të brendshëm e lutem që të ndodhe pikërisht tani ajo që ka për te ndodhur dikur.Pafundësia ështe dimension i frikshëm. Kur mendojmë për të ngrejmë zakonisht kokën lart e shohim qiellin ose mbyllim sytë, kridhemi vrimave të shpirtit e fluturojmë tuneleve të errëta. Shohim një ëndërr që na ngrin gjakun e na bën të zgjohemi pa frymë. Një dhomë të mbyllur e një dere. E hap atë, sheh papritur kozmosin në prag e ke frikë se mos bie në humbëtirë. Mbyll deren, i thua vetes që je në gjumë e po ëndërron, e pastaj të bëhet se kjo është jeta e vërtetë e ajo që përjeton zgjuar vetëm një ëndërr në ëndërr e ankthi të mbyt. Hap syte pastaj e për një kohe nuk je në gjendje të dallosh kufinjtë e realitetit, ngrihesh, sheh nga dritarja dritat e rrugë e pret të agojë. …“

Kalova disa rrjeshta që nuk i kuptoja, më poshtë vijonin disa shkarravitje, pastaj një pyetje shkruar tërthor : „Mos jane gjë grekët ata që po vijnë?“, disa rrjeshta për një kalë që dilte nga deti, „turfullonte e i shndriste lekura“, por nuk arrita t`i deshifroj e vazhdova me faqen tjetër:

„Kur nuk flas me ty notojnë në mua peshq të argjendtë, luspat e të cileve shkëlqejne e më turbullojnë shikimin. Janë copa vargjesh a më mire fjalë, shegë mbushur me gjak, mollë që pikojnë musht, rrush i zi, arra, bukë, qumesht, verë, vesë, ujvara, gjinj , meteorë, nota muzikore, të qeshura, gështenja, mjaltë, misra, fiq, pëllumba, qershi, netë vere, shkumë valësh në breg, dremitje në vapë, ngjyra. Mbase janë këto të vetmet gjëra, që i japin jetës njëfarë kuptimi; mbase kur të nisemi për rrugën e fundit do të kemi në trastë një gjysem bukë, pak djathë e një pagure ujë, ashtu si barinjtë kur nisen me tufën në kullotë. Apo jemi dele ne e bariu na pret në anën tjetër të malit, shtrirë diku në ndonjë hije derisa të vijë koha për të mbledhur tufën e shpërndarë e për t`i dhënë ujë në burimin që vetëm ai e di? Ngushëllimi ynë janë të tjerët e ne jemi ai i tyre. Jemi qelitë e të tjerëve; brenda nesh vërtiten të paqetë tigrat e tyre e ne vetë këndojme apo bëjmë rrathë në qelitë e gjokseve të atyre që na duan. Çdo fjalë është një peshk i nxjerrë nga uji që perpelitet ca, hap velëzat e jep shpirt. Më mirë të flasësh gjuhën tjetër , të ulesh apo shtrihesh afër njeri tjetrit e t`i lesh delfinët të lozin, të hidhen, zhyten e të dalin prapë në sipërfaqe, fëmijët të çohen vetë kur rrëzohen e pleqtë të vdesin pa lot, qarje e gurë varri. T`i lesh ndjenjat të agojne, ndrisin e perëndojne pa e ndyrë të kaltrën me njolla fjalësh e pështymë frazash. Të dëgjosh frymën e shikosh tymin që shpërndahet sapo del nga oxhaku i gojës, mjegullon pak pasqyrën e syve e ikën tutje për t`u thithur nga ti. Të shtrihesh afër si gjethe të rëna, ta lësh veten të ta shtyjë era tutje e të vdesësh bashkë me krahët mbështjellë rreth qafës së tjetrit, të behesh varr i tij e ai yti e të udhëtosh me të në universin kokëposhte të ikjes pa kthim. Zjarre të çuditshëm djegin atje kalbëzimet e kësaj bote, një puhi e lehtë tund mjegullën e çbërjes; ne përkundemi në humbje e përgjojmë atë që ndodh, habitemi se nuk na kish shkuar mendja që çdo gjë ish kaq e thjeshtë e paskemi qenë të vdekur; jemi të qetë si ujët e ndenjur ku pamë dikur fytyrat tona e donim të zhyteshim atje ku koha pushon së qëni e këmbanat bien për ata që lindin. Presim të sapoardhurit ashtu siç na pritën ne, u pëshpërisim se kësaj rradhe është hera e fundit e të gjitha rrugët ishin veç labirinte që të sjellin në qendër të botës e tani jemi në qendër, ulemi në prag të dritës, shohim flaken në horizont e kuptojmë papritur atë që ndodhi, na kujtohet çdo hap i hedhur, çdo mendim fluturak, çdo psherëtime, na kujtohet ajo që po mendojmë pikërisht tani e zgjidhim një nga një nyjet e të panjohurave që dikur kryqëzonin shpirtërat tona. Ç`kuptim ka që jemi? Fatet jane edhe ato kryqëzime, rrudha duarsh e ogure ngjarjesh, mish veshur me lëkurë; brenda pak afsh ku dridhet në përpëlitje flaka e qiriut që ndezëm në tempullin tonë të rrënuar. E gjetëm gati kur zbritëm, u vumë në rradhë pas atyre që ishin para nesh (apo ishim ne e kishim harruar?), pritëm me durim të merrnim bekimin, bëmë një përkulje para shenjtërisë së panjohur, dolëm e harruam prapë. Atë që nuk dimë na duhet ta besojmë e meqë është kaq vështirë të besosh, bëjmë sikur e dimë. Po çfarë dimë ne? Jemi e nuk do të jemi më, kjo është ajo që dimë. S`të mbetet rrugëdalje tjetër veçse të besosh në hiçin ose qënien e përjetshme. Nuk ka as lindje, as vdekje. Ajo që jemi është ajo që mbetet. E kështu kërkoj në ty dritën që nuk shuhet kurrë, zjarrin që të ngroh, burimin që nuk shter. Dua të pi nga uji yt, të pimë të dy e të presim me durim të mbushemi prapë. Diku thellë është një e çarë nga hyn dritë tjetër. Të pimë qumështin e saj me buzë që prekin të bardhën në të njëjtin vend, lenë njolla në dëboren e gjinjve të pafundësisë e ngrohen në avullin e asaj që shkon, frymë veshur me lëkurë, brenda pak tym ku dridhet në përpëlitje flaka që ndezëm në natën tonë të tjetërsuar…

Ke qenë ndonjëherë në botën tjetër, ku rrëzohesh çdo hap greminave, ku bien çdo cast yjet e ti ke vetëm një dëshirë të vetme për të shprehur, atje ku kuajt vrapojne luadheve, kuaj të bardhë borë, të kuq gjak, të zinj sterrë, kuaj të kaltër e fjalë që kanë humbur kuptimin e tingëllojnë vetëm se mendimi përpiqet të kuptojë ndjenjën ashtu siç lëpin kafsha këlyshët e porsalindur? Në atë botë pa caqe vërtitem shpesh. Bosh janë shtëpitë, dyert e hapura e çdo gjë e lënë përgjysmë. Elefantët kalojnë rrugëve e delfinët lozin në lumë, pemët janë të mbushura me bletë, nga mjalti i të cilave më ngjisin gishtat tek i bie një pianoje në shesh. Një fëmijë prej zjarri kërcen në kishë, ku janë mbledhur të shenjtët zbritur posaçërisht nga qielli për të festuar lindjen e njeriut. Është pranverë e pëllumbat çukisin retë, ndërsa unë, i dehur nga flladi që tendos velat e mia, lundroj nga një notë në tjetrën, më kujtohet Kolombi e të egrit që e prisnin në breg me copa ari në qafe e ai me pasqyrë në dorë, mendoj se është më mirë të rrish se sa të shkosh, të presësh se sa të kërkosh, pres derisa dikush të vijë tek unë, një lajmëtar ndoshta me sy të shkruar e librin e së vërtetës në dorë; dëgjoj një përshëndetje, kthej kokën e shoh të ardhurin që thotë se ka dëgjuar fjalën time të fundit, më pyet për ku jam nisur, unë buzëqesh e i tregoj për gabimin e Kolombit, se nëse ai nuk do qe nisur për rrugë, dikur do vinin të egrit tek ai, po më e mira është që secili të rrijë aty ku është e pikërisht atë po bëj edhe unë tani, domethënë po pres që të vish ti me një pasqyrë në dorë në breg të ngjarjes. Kot je lodhur i dashur, në çdo pikënisje pret një gjetje të kërkohet e ata që kërkojnë humbasin atë që duan të gjejnë. Kam vite që po kërkoj Indinë, ja ku e gjeta, udhëtimi im po i afrohet fundit e tani më thua që çdo gjë ishte mund i kotë, kot detarët që vuajtën nga etja e uria, kot ecejaket e pafund të karvaneve, kot mundimet e martirëve, të heronjve, të diturve, të prinderve, kot viktimat e fitimtarët, kot fare çdo gjë si pasqyra që ke në dorë, me të cilën do të me tregosh mua se kush jam e kur të them se unë jam hiç të zbrazen sytë e më thua të mos flas kështu e që secili ka vlerën e tij. Më vjen keq për ty se qenke lodhur e paske vuajtur shumë për të me gjetur, po ja tani më trego ti mua ndryshimin thelbësor midis meje edhe teje, ta them une që nuk kemi as edhe ndryshimin më të vogël, ashtu si njëshi nuk ndryshon nga dyshi, gjithë matematika është pjellë e reflektimit, po unë nuk jam pjellë e pasqyrës tënde, më vjen ta thyej fare, po kur mendoj sa oqeane ke kaluar më vjen edhe për të qeshur, a thua se nuk është e rrumbullakët toka e nuk do kthehesh prapë diku në pikën e nisjes, po edhe sikur toka të ish e pafund, linjë në kozmos pa fillim e mbarim, prapë do kishe bërë më mirë të rrije në shtëpi anës zjarrit e të shikoje ëndërra me indianë. Do pimë edhe një kafe, paskam një zell për të folur sot që po më habit edhe vetë, jo ti flit sa të duash se më kënaqe, e paske kapur me Kolombin sot e me indianët… Për pak sa nuk dola lakuriq, ka ditë që më duken rrobat të tepërta, sidomos në ditët si sot kur lindet njeriu. Ah, Kristofor, Galileo, Çarls apo si të quajnë, majmunë jemi të gjithë, mos ma merr për keq, nuk ka të bëjë me ty e mbase të mërzis me këtë llomotitjen time, po në fund të fundit vetë më fole i pari e ja tani po flas edhe unë, jo ti vazhdo nuk ka problem, dje takova një qënie ose më mirë më kontaktoi ajo mua, më pruri një mesazh, ja ku e kam shikoje, po nuk e kuptoj dot se në çfare gjuhe është shkruar. Interesant, qenkan hieroglife, mos ish gjë aziatike ajo qënia? Jo çfarë, një bjonde, ruse më duket nga theksi. E kishim lënë për t`u takuar tani,po ja nuk erdhi e po dyshoj nëse ishte halucinacion apo ka ndodhur vërtet . Më fal nëse të zhgënjej, po kjo ështe vetëm menyja e restorantit kinez, nuk e di po po të me degjosh mua konsultohu me një psikiatër, ah çfarë, është vetëm dehje pranverore, dua vetëm të dëgjoj muzikë e të kërcej si ai fëmija e të çukis edhe unë retë si këmbana që po bie. Më thuaj tani të lutem diçka: Nga e dije që do më gjeje këtu? Nuk e dija, ndalova të pija edhe unë një kafe e thashë të ulem e të bëjmë një dorë muhabet, thuaj të vërtetën që më ke përgjuar, të gjithë e dinë momentalisht ku ndodhem, i gjithë qyteti survejohet e kanë installuar kamera kudo, e nëse do të dish se kush je ti ta them unë, ti je një figurant në këtë film të ndyrë që xhirohet për jetën që bëjnë primatët në kushte artificiale. Më habit fakti që të gjithë e dinë e askush nuk guxon të ndërmarrë diçka kundër, ç`të bësh?, po ja regjisori pret nga ty të zbulosh Amerikën, ti mund të rebelosh e të më thuash mua, dëgjo po të kerkojnë, ta them se të dua, fshihu më mirë ose shko andej nga parku ku nuk ka aq shumë turistë, është hapur lajmi se ti ke lindur prapë e ne pardje të varrosëm, mos dil kaq hapur më mirë, ose të pakten maskohu, vër ndonjë kasketë apo mustaqe fallso, gjej ca roje trupi ashtu siç bëjnë të gjithë njerëzit e shquar, bli një vilë me pishinë e kalo kohën në kopësht me modelet duke parë fotot e tua në revista, po ti e di që unë prandaj jam bërë i njohur, se nuk më hynë në sy pasuria e këtë ma keni zili të gjithë e prandaj doni edhe të më vrisni prapë, ashtu siç keni bërë edhe herët e tjera, edhe Jezusin ju e kryqëzuat, edhe ai nuk ju bëri gjë, gabimin e tij nuk dua ta përsëris unë, nuk dal unë para turmave e mbaj fjalime, nuk e di se kush nga ne të dy është profeti në këtë mes, po çfarë rëndësie ka, se mos do shpëtojmë botën ne tani, se çfarë është bota është problemi, ti je bota , unë jam bota, ne jemi bota, ja ku e ke portofolin Vasko, ma jep pasqyrën, ti ke të drejtë , po shkoj të shtrihem pak në park e të dëgjoj erën, po më plas zemra nga kofeina, universi varet nga buzët e mia, bëra gabim që fola me ty, i marr të gjitha mbrapsht, po vinë të më marrin më duket, e sheh atë makinën , ka disa muaj që më ndjekin, me siguri janë ata të palës tjetër, të rashë në qafë kot se ti nuk je spiun, më do të mirën prandaj ma thua, të uroj një ditë të këndshme e shpresoj se do e përballosh boshllëkun që do të shkaktojë mungesa ime, rri dhe ca, se mos ke punë, kam ardhur nga Rusia për ty e ti më le tani vetëm, e di ti sa të vështira janë bërë udhëtimet qëkur ke filluar të flasësh me vete ti?, unë i kam lënë të gjitha për ty, familjen, të njohurit, karrierën e për pak humba edhe jetën në Siberi, nuk ke asnjë detyrim kundrejt meje, ma beso, po edhe ti se mos ke punë, e parkun aty e ke, nuk të ikën, eja po deshe edhe ti, vërtet?, pse jo?, as emrin nuk ta mora vesh, po më mirë kështu se flasim me gishta e kjo ka të mirën se nuk ngatërrohesh me fjalë e nuk i mbetet qejfi njeriu, më pëlqejne duart e tua, i paske si zogj të parritur, nervoze tek kërkojnë flokët e mia nën jastek, kush je ti, pse u shndërrove tani e more trajta të tjera, oh mos ik të lutem tani që jemi kaq pranë, je po ai femijë i dobët që merr frymë me zor, vetëm përjetimet i njeh më mirë; tani do ndodhë kjo, më pas ajo tjetra, asgjë e paparashikuar, uf, fërkoj syte e ngushëlloj veten me faktin se dikur nuk do ngrihem dot më e kjo më bën të ndjehem më mirë, durim edhe ca, vetëm ca vjet janë, do shkojnë ashtu siç shkuan edhe të tjerët, me të shtyre e me të tërhequr, habitem me pasqyrimin tim , e më ngjan se jam indian…

Unë jam ti e njëkohësisht një tjetër, dikush që ka vendosur t`i japë fund jetës. Nuk do filloj tani të rendis arsyet që më shtyjnë të hedh këte hap. Në të vërtetë nuk kam asnjë arsye logjike për ta bërë, po nga ana tjetër as edhe një për të mos vdekur tani. Mbase jam sëmurë, mbase jam çmendur. Në secilin nga ne fle brenda vetëdija e vdekjes , për të çmendurit është kjo e verteta e vetme, dikur do shkojmë, mund të ndodhe pas ca vjetësh, nesër ose edhe tani, e ky është mendimi yt i fundit, e pyetja se nëse jetojmë edhe pak, çfarë do bëjmë në kohën që na ka mbetur, bëhet obsesion, se ç`rol luan në fund të fundit nëse vdesim pas 30 vjetësh apo çastin tjetër? Midis dy frymëmarrjeve, të parafundit dhe asaj të fundit është një çast i mbushur me boshllëk e me dyshimin se çfarë ka vërtet vlerë në këtë jetë. A ia vlen vërtet të koleksionosh përjetime të bukura ashtu siç përpiqen të bëjnë shumica jonë vetëm për t`i thënë vetes pastaj, sido që të jetë kam patur një jetë të mbushur, apo është më mirë të zbrazesh e të presësh me durim fundin, duke shpresuar se ajo që na mungon tani do të na jepet dikur?

Është një krokodil këtu, apo je ti?, rri në qoshe e tund bishtin, unë i ngrirë nga tmerri nuk guxoj të marr frymë, mbi tavolinë hapur kutia e shahut, gurët e rrjeshtuar, kush bën lëvizjen e parë?, i bardhi apo i ziu?, jam unë i bardhi?, nuk lëviz unë nga vendi, nëse ka diçka për të gjetur le të vije ajo këtu, po unë nuk dua gjë, as të fitoj e as të humb, më thuaj ti më mire se çfare dua, çfarë kam humbur këtu e ku është dalja, dua vetëm të shkoj e të përhumbem në dritë, të bie në ty, pa pyetje, pa dyshime, pa arsye; më merr të lutem, më mire tani se sa më vonë, ah, është gri përjashtë e bie vajguri nga qielli, të vdekurit e patretur lëvizin të trembur rrugëve të mbushura me copa gazetash e plehra që i merr era, në furrnaltë janë mbledhur ata që nuk durojnë dot më, presin në rradhë për t`u hedhur në zjarr e tymi i krematorëve përzihet me retë, une nuk mundem dot më, pastaj bie sirena e anijes, eja, nuk nisemi pa ty, gjithçka ështe bërë gati, vetem dil dhe ec e do të të marrin, njerëzit tanë janë kudo, ja e shikon atë autobuzin atje që pret në stacion, vetëm hip e zbrit në qytetin tjetër, lëre skëterren pas teje e eja këtu në tokën e premtuar, gati janë tavolinat, kafeja avullon, bukët jane të ngrohta, jemi ulur të gjithë, vetem ti mungon, çdo gjë e kemi planifikuar deri në fund, të fundit do të jene të paret e ti ke mbetur i fundit fare, të kemi nisur sa e sa korrierë, po aty ku je ti, në folenë e djallit nuk futet dot njeri, dil tani, boll hoqe, e merr rrugën më të drejtë për tjetërkund, sa kemi qarë , kemi javë që nuk flemë e vuajmë me ty, i kemi regjistruar të tëra, atë që ke bërë ti nuk e ka bërë ndonjë i gjallë deri më sot, të shohësh djallin e t`i biesh kokës me kitarrë, ka dalë nje film ah, për pak thashë i bukur, ka dalë diçka e tmerrshme, po tani mbaroi edhe kjo shyqyr zotit, jemi të gjithë këtu, e kemi ndarë botën në sektorë, ata që bënë faj vërtiten në rrathë viciozë, secili merr pjesën që i takon, nuk duruam dot dhe e rregulluam kozmosin, vetem ti mungon e pastaj fillon përjetesia. Ke nevoje për pushim i dashur, je lodhur shumë kohët e fundit, do të të kurojmë e ajo do të të rrijë anës shtratit duke pritur të zgjohesh. E quajnë Lee, ashtu siç ke thënë ti, është e vockël, i pëlqen ngjyra blu e çmëndet për ty. Në Jeruzalem gjetëm mbidritën, një fëmijë të vogël prej zjarri, që thotë se ti ke të drejtë. Pse të vijë ai këtu apo të shkoj unë aty? Një ditë do takohemi, e sa më tepër kalon koha aq më tepër afrohet kjo ditë. Kërcen tani në hapësirë e ne e kuptuam se Zoti i vjetër ka lindur prapë, kësaj rradhe përgjithmonë e do rrijë me ne, është diçka shumë e bukur, një Zot fëmijë, një Mbizot, i lindur nga zgjidhja e problemit një heqim një është zero, e kësaj here patëm fat se gjithmonë na kanë vrarë e kjo qysh nga fillimi i historisë, se na kanë keqkuptuar se nuk bëmë gjë ne, vetë duan të shpëtojnë e na venë të luajmë, ti me të bardhat e unë me të zezat e nuk i përgjigjen dot pyetjes se pse duhet të lëvize i bardhi i pari. Këtu jam, në apartamentin 602, po nuk na kanë lënë të takohemi, sot është dita e fundit, dil po deshe në park e aty po të pres ulur në stolin ku ulemi gjithmonë. Kam bërë një melodi të re për ty, atë që po dëgjon tani, ngrije edhe ca zërin se nuk kanë ç`të të bëjnë, ja vetëm do çajne derën ; e kam mbyllur nga brenda e jam ulur në kolltukun me stof, pështyj përtokë e kam hapur derën e ballkonit, buçet gjithë pallati nga muzika jote, po fishkëllej edhe unë e kam vënë syzet e diellit , ndonëse jashtë bie vajgur e fryn erë. Po vijnë, hynë brenda e më shohin të habitur, janë spanjollët, më marrin me vete, nuk u kundërshtoj, më fusin në një kabinë ku është një shtrat lëkure e më thonë të pres derisa të vijë shefi…

Atje takove për herë të parë djallin. Po prisje të hapej dera e të hynte vetja jote e dytë, drita ishte bërë tragjike, nuk flije dot, një mall i fshehtë për të qare e për t`u ndarë nga të njohurit të shtynte të flisje me vete me zë të lartë. Ishte një monolog i gjatë, herë u drejtoheshe turmave, herë të afërme, herë mua, flisje me komisionin që të shqyrtonte, me sytë që ndërroheshin me turne pas vrimës së përgjimit e përmalloheshe, trishtoheshe, zemëroheshe, bëje premtime e predikoje. Na joshnin me të mirat e kësaj bote, po ne donim vetëm të vdisnim në mënyrë natyrale, në të njëjtin çast të dy, nën ritmin e asaj melodie të stërmunduar, t`i jepnim fund këtij filmi ku na kishin hedhur pa dijeninë tonë e vetëm të dëgjonim zërin e shenjave që na tregonin udhën. Zogj të zinj këndonin një këngë të dehurish, fëmijët, shifrat dhe ngjyrat na ngatërronin në fillim hapat, derisa pamë në fund të labirintit daljen e mbyllur; ishte shumë e thjeshtë, mjafton vetëm të mbyllësh sytë e do të të marrin, anija pret ne breg, devetë çapiten në rërë, oazeve pëshpërisin gjethet, në shpellë është ndezur zjarr, vetëm ti dhe unë e jashtë të tjerët, të vdekurit e ata që po japin shpirt, të gjallët e ata që po linden, karusel kohësh në shesh, fëmijët rrotullohen hipur në figura druri, kemi muzikë në kokë e në gjymtyrë dhe ecim të dehur pragjeve të natës, ëngjëjt presin të na çojne në botën e çudirave, po ne jemi çudia më e madhe, une e ti që më shikon nga pasqyra pa më njohur ndërsa pret një nga një tufa flokësh nga koka jote që të duket e huaj. Beson papritur në kuptimin e botës, çdo gjë që u tha, u mendua apo u bë, është pjesë e një plani të madh, ç`pjesë jam unë, ç`mozaik je ti, duhej të bëhej e prandaj edhe ka ndodhur e më kujtohet një ngjarje e largët, pastaj edhe një tjetër, derisa shoh veten duke lindur, nje thërmijë e vogël në tavolinën tuaj, yje jemi të gjithë, pika uji, rëre, pluhur, shi, numra, episode…

Po ngrihej dielli e ti nuk kishe fjetur fare, kishe ecur gjithë natën e këmbët të ishin bërë gjak, shtrirë në një livadh vështroje tre kuaj e mollët pikonin vesë, trëndafilet kundërmonin në kopshtin tënd, pe sytë e kaltër e nuk dije se ku ishe, po ç`rëndësi kishte, fushat ishin mbushur me flakë, o Zot sa rremujë, më merr të lutem, mos më ler të jem vetëm fare këtu, me këtë krijesë që merr trajta të ndryshme, herë prind e herë shok, herë fëmijë e herë grua, herë unë e herë ti. Nuk kam emër unë, jam anonim, zero, hiç, rrëshqitje, jam paradoks, nuk jam ti. Po unë kush jam atëhere? Ti nuk je, nuk ke qenë kurrë, e gjitha veç një halucinacion i perëndive, iluzion ëndërre, mirazh fantazme, tym tymi, nuk je mish, je frymë që merr frymë. Vër doren në gjoks e prek rrahjen e zemrës, bum bum, tani do pushojë e do biesh mbi shtrat ndërsa une pres në heshtje të ndjesh praninë time…

Atëhere ishe ulur në fronin tim e nuk më shikoje në sy kur flisja. Kisha prurë me vete një kartë të botës, kisha bërë shënime mbi të, vija të kuqe tërthore oqeaneve, vija blu në shkretëtirë e shigjeta drejtimesh. Kur mbarova ngrite koken e fole me zë të ngjirur : “Unë jam këtu e nuk dua të lëviz. Kur të kthehesh do më gjesh përsëri këtu, ulur në këtë fron ashtu siç gjeta edhe unë pasardhësin tim. Mbase është më mirë të shkosh, mbase është më mirë të udhëtosh e të shohësh botën, por çfarë është bota? Unë jam bota, ti je bota, ne jemi bota, bota është plot me të tillë. Hap e mbyll sytë, kjo është bota. Po ti shko, në breg pret anija, edhe ti anije je. Unë jam breg, gjithmonë aty, vetëm ju shkoni e vini si valë. Ku? Në tjetërsi, atje ku nuk na duhet më të kërkojmë veten, pasi jemi larguar aq shumë nga pikenisja saqë kemi harruar se kush ishim e u bëmë të tjerë, të tharë nga rruga, të parruar, të etur e të uritur, mbase më keq seç ishim më parë, por sidoqoftë ndryshe. Ata që kthehen nuk janë si ata që nuk nisen, ashtu siç ujët nuk është burim. Kërkuam botën tjetër e gjetëm të tjerët, të ngjashmit tanë, ata që prisnin, ju gjetëm ju. Nëse nuk do vinim ne, do vinit ju tek ne. Rrethore janë orbitat e ngjarjes e pasqyrim të jetuarit. Mendo sikur pas vdekjes të të duhej të jetoje po këtë jetë në drejtim të kundërt, çdo gjë mprapsht, në fillim plak e pastaj i ri e pastaj femijë derisa të shuheshe në mitrën e nënës tënde, për të lindur përsëri e për të jetuar po këtë që ke jetuar deri tani. Mbase koha është orë rëre, pasi bie thërmija e fundit një dorë e huaj e kthen nga krahu tjetër e kështu pafund. Çdo gjë është çështje këndvështrimi, edhe të ndenjurit ka perspektivën e tij e të mbyllësh syte nuk do të thotë të mos shohësh më, gjë për të cilën bindemi çdo natë kur biem në gjumë. Më ler të shkoj e më uro fat!”

” Ti ishe errësirë.Unë të mora ashtu siç marrim hijen tonë me vete, i fryva e kështu u bëre mjegull. Mjegulla u bë ditë, dita ujë, ujët rëre, rëra dhe, dheu mish. I fryva mishit e kështu u bëre vezë. Veza u bë peshk, peshku u bë zog, zogu majmun, majmuni pemë, pema fole, foleja vezë, veza njeri. Njeriu u bë zot, zoti zjarr, zjarri yll, yjet dritë, drita pikoi në uje, uji u bë larvë, larva ra në bark të hijes, hija në bark të natës, yjet në prehër të kohës , koha pikoi në mish, mishi u zgjua e eci, fluturoi, nisi të mendoje. Askush nuk e bëri veten vetë, as krijuesi”- thua pastaj, më sheh ngultas e më bën pyetjen, të ciles kurrë nuk kam ditur t`i kthej përgjigje:-“Çfarë dëshiron?”. Nuk mendohem shumë, të bie në gjunjë e të lutem të më çbësh. “Më thuaj që kjo është veç një lojë që bën ti për te kaluar kohën, se nëse bota ështe e pakohë dhe e pafund, atëhere janë edhe përsiatjet tona të kota. Ne jemi gurët e shahut të rrjeshtuar mbi tavolinë e ti mendon se me çfarë ta hapësh lojën, me të zinjtë apo të bardhët, luan me vete, në të vërtetë nuk ka rëndësi fare, në vorbullën e elementëve nuk luan më asnjë rol nëse mendon apo je pemë, nëse je qelizë apo organ, çdo gjë transformohet në një formë më të lartë e kështu me rradhë, derisa të vjen ndërmend thjeshtësia e faktit që nuk ka gjë për të mësuar, vetëm keqkuptim diskutimet pa fund të të diturve, të cilët fillesën e panjohur e veshin me fjalë të bukura e konstruksione idesh, që ata që nuk dinë jetojnë më mire se nuk njohin tundimin e shpjegimit, që askush nuk lind fajtor por bëhet, që nuk mund të besohet në veten se vetja ikën e të lë, ashtu siç ndjehem edhe unë kur më thua se ke një shtyse të brendshme për të lëvizur së pari të bardhët, ndërsa unë habitem se pse nuk mund të rrish dot i qetë, pa bërë gjë fare e të presësh që gurët të luajnë vetë. Nuk ta uroj të kryesh atë që ke ndërmend. Përndryshe nuk do të të shkruaja. Pse të nxitohesh? Aty e ke vdekjen, nuk të ikën. Pastaj nga do ta dish që vetëvrasja nuk ndëshkohet? Ja ta zeme se me t`i dhënë fund jetës do shkosh drejt e në parajsë. Ta zëmë se ata që mohojnë veten janë të shenjtit e vërtetë, se mohimi i vetvetes është virtyti më i lartë e se në qiellin e shtatë banojnë vetëm ata që patën guxim t`i japin fund dyzimit. Dikur do vijë dikush e do të thotë: “Nuk prisje dot edhe ca vjet derisa të të dilte shpirti vetë?”. Ti do i buzëqeshësh e do i përgjigjesh “Ç`të keqe ka këtu? A nuk jemi në parajsë?”.”Parajsa është kot. Aq më tepër që ka shumë të tilla. Ti gjendesh në njërën nga ato. Ata që dinë të presin nuk janë këtu. Ata janë diku tjetër”. Do shohësh përreth e për herë të parë do të vijë keq që je akoma. Gjithçka është e mrekullueshme, ti je i lumtur, asgjë nuk mungon e prapë fillon e të bren mendimi që pafundësia është grackë ku bien të paduruarit e që e bukura është edhe ajo e mërzitshme, gjithmonë e njëjta gjë, do ulesh, do kapësh kokën me duar e nuk do dish si të dalesh nga ky rreth vicioz . “Jam i lumtur, po lumturia nuk është edhe ajo arsye për të ekzistuar”. Do kesh zili ajrin, ujin, zjarrin, shpirtin e do duash të bëhesh element. Do bëhesh, se në parajsë çdo dëshire përmbushet e pastaj do duash të bëhesh hiç, të çbëhesh. Po çfarë është hiçi? Nga që nuk di se çfarë është, ose më mirë nuk është, nuk do mundesh edhe të çbëhesh, derisa të bëhet e qartë se po largohesh nga sferat e dritës e ke marrë rrugën e purgatorit që të sjell përsëri në këtë botë. Roja do të shohë me keqardhje, do të doje të të thotë diçka, por nuk do flasë, do hapë kanatat e lindjes e ti do biesh përsëri në terr ashtu siç kërkon të biesh edhe tani. Nuk ka hiç, asgjëja nuk ekziston, çdo gjë është plot e ti je një pjesë e gjithçkase. Prit, duro edhe ca, është hera e fundit që je lidhur pas mishit….”

E lashe letrën mbi tavolinë, u ngrita, mbusha një filxhan kafe e u ula para dritares. Poshtë në rrugë lëviznin prapa xhamave të heshtur njerëzit dhe makinat. Një pëllumb kish qëndruar në parvazin e ballkonit, më pa shkurt me sytë e tij të rrumbullakët e pastaj fluturoi e ndaloi në oxhakun e shtepisë përballë. Pata atë ndjesinë që mund ta krahasosh me një ëndërr të pare dy herë: më dukej sikur po përjetoja përseri një ditë pranvere para dy vjetësh e u rrënqetha nga mendimi se mbase qe edhe i njëjti pëllumb, e ajo që pasoi ishte pyetja nëse vërtet kishin kaluar dy vjet apo… E njoh mirë këtë pikë të vdekur. Vënia në dyshim e të vërtetave më të thjeshta ka një dimension paranoik, nga ana tjeter është pikërisht mëdyshja e dyshimi që na shtyjnë të thellojmë njohjen. Ky lloj pohimi nënkupton mohimin në vetvete: natyrisht edhe ky një paradoks tjetër, pasi të njëjtën frazë mund ta përdorësh si argument për të vërtetuar të kundërtën e saj. Merr një të vërtetë të pranuar nga të gjithë, vëri një pikëpyetje të madhe e nisu nga aksioma se të gjitha përgjigjet e mundshme janë të vërteta: ky është plehu mbi të cilin lulëzojne artet e filozofitë. Mund të shkosh edhe me tej: çdo përgjigje e mundshme është një e vërtetë potenciale, të cilën mund ta vesh në dyshim e kështu me rradhë derisa të lindë meduza, bomba atomike, kuçedra, partitë, turmat a ku di une çfarë lloj tjetër qënie shumëkokëshe. Kjo lloj bardhezie është e mbarsur me të kundërten e saj, ashtu siç ështe përgjigja binjaku i pyetjes: viktimat, individët, heronjtë, profetët, udhëheqësit.. Nëse ne jemi akullnaja me shtatë të tetat të zhytura në uje apo vullkanë te fjetur, nëse nuk shohim vetëm atë që ndodh, por edhe atë qe mund të kishte ndodhur, apo atë që ka ndodhur e që nuk e dime, atëhere ka shumë të ngjarë që Juda, Neroni, Stalini, Hitleri, Enveri, të kenë qenë foshnje të pafajshme krahasuar me potencialin e fqinjit tënd ose pse jo, pikërisht me tëndin. Ti je djalli vetë ndoshta, vetëm se nuk të është dhënë mundësia ose thjesht nuk ka rënë rasti, ashtu siç ka të ngjarë që të jesh gjeni universal apo vetë Mesia.

Po nëse kthehemi në fillese e përpiqemi të mënjanojme gabimin që përsëritet, domethënë shtrojmë një pyetje që është njëkohësisht edhe përgjigje, ose përgjigjemi me një pyetje, ose as nuk pyesim e as nuk përgjigjemi, ose….Vura buzën ne gaz : një botë memece. Në fillim ishte fjala, në fund heshtja.

Rrufita një gllënjke kafe, ndeza një cigare, vura muzikën që kisha dëgjuar edhe atëhere, mbylla perdet, ndeza një qiri, e vura mbi tavolinë e tek shikoja flakën qe dridhej e kërciste e lashë veten të bjerë në rrjedhën e tingujve, derisa pak nga pak humba vetëdijen e kohës, te vendit e të identitetit. Fillova të tundem ngadalë ne fillim e pastaj më shpejt, të rrotullohem në ritëm e nuk zgjati shumë kur fola edhe fjalët e para me një zë tjetër…

Prezantohet plani dy-vjeçar për reformën në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve
KM.gov.al

23/07/2008

Kryeministri Berisha prezantoi sot planin 2-vjeçar, 2007-2009 të reformës në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve pas transferimit të shoqërive tek pushteti vendor. Në dhjetor të vitit 2007, të gjitha shoqëritë ujësjellës-kanalizime, me borxhe të eleminuara, u transferuan pranë pushteteve vendore.

Ky proces ka qenë dhe një ndër angazhimet më serioze të Qeverisë, i cili nuk mbeti në letër, nuk u politizua, dhe që sot është një realitet. Për të mbështetur transferimin, Qeveria ka shpallur për herë të parë në Shqipëri reformë në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve. Kjo reformë ka për qëllim decentralizimin dhe komercializimin e mëtejshëm të sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, për të bërë të mundur që shoqëritë të jenë me vetëfinancim, me një plan afatgjatë dhe të qëndrueshëm, me qëllim përmirësimin e treguesve të punës dhe përmbushjen e të gjitha detyrimeve ndaj konsumatorit.

Kryeministri Berisha tha se reforma e ujit dhe kanalizimeve, e cila ndërmerret për herë të parë në Shqipëri zhvillohet në përputhje të plotë me programin e qeverisë, standardet dhe zotimin e kësaj qeverie për decentralizimin dhe thellimin e këtij procesi në përputhje me detyrimet e saj së MSA-së dhe progresit drejt BE-së. “Në dhjetor të vitit 2007 të gjitha shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve me borxhe pasi u zeruan të gjitha borxhet e tyre u transferuan në pronësi të pushteteve vendore. Ky proces që priste vite të kompletohej ishte i domosdoshëm dhe qeveria u angazhua tërësisht që të mos mbetet në letër, por të zbatohej me shpejtësinë më të madhe të mundshme”, tha Kryeministri.

Në këtë kontekst Kryeministri Berisha shprehu gatishmërinë e qeverisë për të ndihmuar qeverinë vendore në procesin e domosdoshëm të komercializimit të këtij sektori si një kusht vendimtar për vetëfinancimin e këtyre shoqërive  për përmirësimin e treguesve të punës së tyre për furnizimin e vazhdueshëm me ujë të qytetarëve shqiptarë. Në fjalën e tij Kryeministri tha se në vitin 2008 investimet kapitale në fushën e ujësjellës-kanalizimeve janë më të larta se asnjë vit tjetër më parë. Ato kapin vlerën 7.5 miliardë lekë nga të cilat 3.3 miliardë janë nga buxheti i shtetit dhe 4.2 miliardë janë nga donacionet. Më tej Kryeministri Berisha theksoi se brenda vitit 2010 do të përfundojnë impiantet e përpunimit të ujërave të zeza për rreth 1.6 milionë banorë ose gjysmën e popullsisë në vend.

Kjo reformë do të drejtohet nga Z. Sokol Olldashi, Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Këshilli i Ministrave, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, si dhe Drejtorinë e Koordinimit të Strategjive, ka ndërmarrë iniciativën për të rishikuar Strategjinë Kombëtare të Furnizimit me ujë dhe Kanalizimeve, të aprovuar me VKM Nr 706, datë 16.10.2003. Strategjia e rishikuar nënvizon reformat e politikave sektoriale në planin afatshkurtër 2010, afatmesëm deri në vitin 2015 dhe afatgjatë deri në vitin 2020. Strategjia është konsultuar me Grupet Këshillimore, donatorët, Komitetin e Planifikimit të Strategjive.

Më poshtë vijon fjala e plotë e Kryeministrit Berisha gjatë prezantimit të reformës në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizimet:

Kam sot kënaqësi të veçantë të prezantoj pra jush dokumkentin e reformës për furnizimin me ujë dhe kanalizimeve, i cili mbështet tranferimin e këtyre shoqërive tek pushteti vendor. Reforma e ujit dhe kanalizimeve, e cila ndërmerret për herë të parë në Shëipëri zhvillohet në përputhje të plotë me programin e qeverisë, standardet dhe zotimet e kësaj qeverie për decentralizimin dhe thellimin e këtij procesi në përouthje me detyrimet e saj, të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe progresit drejt BE-së.

Në dhjetor të vitit 2007 të gjitha shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve me borxhe pasi u zeruan të gjitha borxhet e tyre u transferuan në pronësi të pushteteve vendore. Ky proces që priste vite të kompletohej ishte i domosdoshëm dhe qeveria u angazhua tërësisht që të mos mbetet në letër por të zbatohej me shpejtësinë më të madhe të mundshme.

Sot 82 % e shoqërive të transferuara kanë themeluar asambletë e reja aksionare dhe këshillat e reja mbikqyrëse. Qeveria qëndrore ndihmoi dhe vazhdon të ndihmojë qeverinë vendore në këtë prroces. Ne jemi të gatshëm që krahas decentralizimit të angazhohemi dhe të ndihmojmë qeverinë vendore për të marrë procesin tjetër të domosdoshëm të komercializimit të këtij sektori si një kusht vendimtar për vetëfinancimin e këtyre shoqërive  për përmirësimin e treguesve të punës së tyre për furnizimin e vazhdueshëm me ujë të qytetarëve sdhqiptarë. Iniciativat tona për të mbështetur këtë reformë janë iniciativa ligjore, administrative por edhe inciativa që mbëhsteten me projekte dhe financime konkrete. Këto inciativa janë në vëzhgim të përditshëm në monitorim të vaazhdueshëm dhe rezultatet e tyre janë pozitive. Kështu në vitin 2008 investimet kapitale në fushën e ujësjellës kanalizimeve janë më të larta se asnjë vit tjetër më parë ato kapin vlerën 7.5 miliardë lekë nga të cilat 3.3 miliardë janë nga buxheti i shtetit dhe 4.2 miliardë janë nga donacionet.

Brenda vitit 2010 ne përfundojmë impiantet e përpunimit të ujërave të zeza për rreth 1.6 milionë banorë, pra gjysmën e popullsisë së vendit. Një sëri impiantesh janë në ndërtim e sipër dhe janë nënshkruar marrëveshje rreth 110 milionë euro me donatorët në këtë aspekt. Janë të përfshira dhe 20 institucione në kompletimin e kësaj reforme. Është në projekt një reformë e thellë e Entit Rregullator të Ujit dhe donatorët kanë shprehur interes për të na ndihmuar në reformimin e këtij institucioni të pavarur shumë të rëndësishëm për ujin dhe tregun e tij . Reforma do të drejtohet nga Ministri i Olldashi si një dëshmi e plotë e angazhimit të qeverisë në suksesin e këtij procesi, në suksesin e decentralizimit.

Ndërtimi i impianteve të trajtimit të ujërave të zeza në vend është një nga fushat në të cilat Shqipëria ka qenë më mbrapa se në çdo fushë tjetër. Mjafton të rikujtoj këtu se impianti i parë fatkeqësisht është inaguruar vetëm në vitin 2005 dhe një vend si Shqipëria e klasifikuar ndër vendet me ujërat më të pastërta, ndërtimi i këtyre impianteve është një domosdoshmëri shumë e madhe. Kështu që në sajë të angazhimit të qeverisë dhe të bujarisë së donatorëve për të cilin unë u jam shumë mirënjohës, dua t`ju informoj se janë në ndërtim ose në projektim edhe 11 impiante të tjera siç është në Kavajë, zgjerimi Kavajë-Plazh, Durrës, Lezhë, Shëngjin, Sarandë, Vlorë, Pogradec, Korçë, Tiranë, Nartë, Shkozë dhe një projekt pilot në Durrës, i financuar përkatësisht nga Bashkimi Europian, Banka Borërore, Qeveria e Luksemburgut, Banka Europiane e Investimeve dhe Komisioni Europian, të njëjtët investitorë për Lezhë-Shëngjin, Sarandën. Vlora i ka në kuadrin e  programit CARDS, Pogradeci nga KFV-ja, Korça nga Banka Europiane e Investimeve dhe KFV, Tirana e ka nga Banka Japoneze e Investimeve, Narta nga PNUD dhe Ministria e Mjedisit dhe Ujërave dhe projekti pilot është nga GTZ dhe ministria e Punëve Publike dhe Transportit. Kostoja totale e tyre është rreth 111 milionë euro. Financimet janë të siguruara me përfundimin e  tyre brenda vitit 2010, bëhet e mundur që ujërat e zeza të popullatës në tërësi të ultësirës bregdetare por edhe të qyteteve të tjera si Korça dhe Pogradeci t`i nënshtrohen tërësisht përpunimit.

Do të bëhen përpjekje të mëdha që këto ujëra të shfrytëzohen për qëllime të tjera energjitike apo qëllime të tjera pas pastrimit të tyre. Kështu që mund t`ju them se kjo përbën një përparësi të madhe që po ndiqet nga qeveria me angazhimin serioz dhe jemi të vendosur të adaptojmë standardet më të mira. Këto impiante në tërësinë e tyre janë konvencionale përveç dy prej tyre, por janë impiante, të cilat përmbushin gjithë standardet.

Me këtë Shqipëria përmbush edhe një detyrim që nis me Bashkimin për Mesdheun, i cili ka përcaktuar një nga qëllimet kryesore pastërtinë e ujërave të Mesdheut, dhe kjo është plotësisht në këtë linjë. Po sigurisht ne do të bëjmë përpjekje edhe për qytete të tjera dhe shpresojmë që në një hark kohor relativisht të shkurtër ne të mund të arrijmë standarde të mira, standarde europiane.

Unë me këtë rast shfrytëzoj momentin për të falënderuar me shumë mirënjohje donatorët për bujarinë që kanë dëshmuar me fondet e shumta, ekspertizën që na kanë akorduar dhe kanë bërë të mundur. Ju e shihni në vitin 2005 ka patur vetëm një projekt dhe ka qenë Kavajë-plazh sot janë 13 të tjera në ndërtim e sipër ose në projektim e sipër. Gjithashtu dua të falënderoj qeveritë vendore për seriozitetin e madh që kanë treguar në zbatimine  kësaj reforme jashtëzakonisht të rëndësishme, e vonuar dhe shumë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë dhe t`i siguroj se siç kemi theksuar edhe në fillim ne nuk e bëjmë këtë për të hequr përgjegjësi, përkundrazi qeveria do të mbajë të gjitha përgjegjësitë e veta për t`u ndihmuar ju në suksesine  saj të plotë. Le të mendojmë bashkarisht për komercializimin.

Kemi patur vështirësi serioze të përcaktojmë disa shuma të nevojshme për shkak të lëvizjeve të çmimit të energjisë sepse u detyruam të angazhohemi vitin e kaluar dhe këtë vit në rritjen e çmimit të energjisë, por komercializimi i ujit është përparësi madhore e pashmangshme e kësaj qeverie, dhe atë do ta ndërmarrim sa më shpejt që të jetë e mundur.

Le të vazhdojmë së bashku implementimin e kësaj reforme, një nga më të rëndësishmet në Shqipëri. Një gjë është e sigurtë; qëndrimi ndaj ujit ka ndryshuar dhe po ndryshon shumë, është një pasuri e jashtëzakonshme kombëtare, një pasuri e keqmenaxhuar dhe e pashfrytëzuar si duhet. E tërë reforma synon aksesin e qytetarëve në këtë pasuri dhe shfrytëzimin racional dhe efiçent të saj.

Bode: Paratë e mosrealizimit të investimeve do iu shkojnë ish-pronarëve
Nga Fitim Zekthi

Gazeta Tema

23.07.2008

Të gjitha paratë që do të mbesin pa u realizuar nga investimet e parashikuara të qeverisë për këtë viti do të përdoren për kompensimin e ish-pronarëve. Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka bërë të ditur dje se këtë vit nuk do të lejohet asnjë tepricë apo një mosrealizim investimesh si vitet e kaluara, por të gjitha ato do të kalojnë për Komisionin e Kthimit dhe të Kompensimit të Pronarëve. Sasia e investimeve të parashikuara për këtë vit është më shumë se 700 milionë dollarë dhe deri më tani janë realizuar rreth 26 për qind e kësaj vlere ose rreth 170 milionë dollarë. Ministri i Financave saktësoi se për këtë gjë janë duke u marrë masat në mënyrë që brenda dhjetorit të këtij viti, kur qeveria të bëjë rialokime (rishpërndarje) të fondeve (në rast se do të jetë e nevojshme) të gjitha paratë e mosrealizimeve të kalojnë në zërin e kompensimit të ish-pronarëve. Brenda dhjetorit do të shihet qartë se sa do të jetë vlera e parave që mund të disbursohen dhe që do të shkojnë në duar të kompanive që kanë fituar tenderat për kryerjen e punëve të caktuara publike. I tërë disbursimi i këtyre parave do të varet nga ecuria e punëve, pasi dihet që paratë jepen pas përfundimit të punimeve. Prej vitesh i vetmi projekt, në të cilin punimet kryhen sipas afateve dhe madje edhe më përpara tyre, është vetëm rruga Durrës-Kukës, ndërsa të gjitha projektet e tjera kanë probleme me afatet. Pjesa më e madhe e parave për investime janë parashikuar të shkojnë në rrugë dhe është e sigurt se veç rrugës Durrës-Kukës, e cila me siguri do të tërheqë paratë e përcaktuara në buxhet, rrugët e tjera, ajo Levan –Tepelenë, Levan- Vlorë, Bulqizë- Bllacë, rruga e bregut të Jonit etj., do ta kenë shumë të vështirë të përdorin të gjitha paratë e caktuara në buxhet. Realizimi i investimeve ka qenë një sëmundje e vjetër në Shqipëri dhe dy vitet e fundit me gjithë një përmirësim të lehtë përsëri shifra e realizimit nuk i ka kaluar 80 %. Qeveria ka qenë e detyruar edhe në 2006, edhe në 2007 të bëjë rialokime fondesh në muajin e fundit. Këtë vit shenjat janë të njëjta, duke parë se vlera e investimeve është shumë e lartë krahasuar me vitet e kaluara dhe realizmi i 6-mujorit të parë nuk i kalon 26 %. Nuk e është qartë se ç’do të bëjë qeveria, nëse mosrealizimet do të kapin një vlerë parash që mund të kalojë 100 milionë dollarët. Duhet thënë se vitin e kaluar qeveria rishpërndau rreth 150 milionë dollarë për shkak të mosrealizimeve. Kompensimi për ish-pronarët është një detyrim i qeverisë shqiptare. Ajo ka caktuar në buxhet vetë 5 milionë dollarë për ta, një shifër jashtëzakonisht e papërfillshme krahasuar me nevojën, me gjithë kushte e vështira të vendit.

Shqipëria ndalon klonimin e njeriut
ERALD KAPRI

Standard

A duhet lejuar klonimi i qenies njerëzore? Po shkencëtarët a duhen lejuar që të zhvillojnë më tej metodën për ta përdorur këtë për qëllime të mira për njerëzimin? Në fakt dashje pa dashje, Shqipëria është përfshirë në këtë vorbull debati botërore tepër esencial. Qeveria ka dërguar në Kuvend një projektligji për mbrojtjen e shpikjeve industriale, por në disa nene të tij ndalohet klonimi i njeriut, kafshëve apo organeve njerëzore. Politikani dhe shkencëtari i biologjisë, Ethem Ruka, i pari që pa delen e klonuar Dolli në Britani, flet për “standard” në lidhje me këtë çështje.

Gjenetika arriti kulmin kur njeriu arriti të zbulojë pavdekësinë, mitin e përjetshëm. Kjo shpikje vendosi njerëzimin në një dimension të ri të ekzistencës së tij, pasi u vu në dyshim identiteti. Klonimi u interpretua nga religjioni si një sfidë që iu bë krijuesit. Fetë në botë janë bërë njësh në këtë çështje, duke e cilësuar klonimin si një përpjekje e teknologjisë që njeriu t’i rrëmbejë Zotit sekretin e krijimit, në mënyrë që njeriu të arrijë amshueshmërinë pa e shijuar vdekjen. Ndërkaq, feja na mëson se ka amshueshmëri, por deri tek ajo mund të arrihet vetëm duke e shijuar vdekjen. Nga ana tjetër, një kompani amerikane që ka lidhje me një sekt fetar pretendon të ketë arritur klonimin e parë njerëzor, duke bërë që në SHBA politikanë dhe shkencëtarë të bëjnë thirrje për ndalimin e këtij procesi. Në këtë pikë lind pyetja se çfarë qëndrimi duhet të mbajë Shqipëria. A duhet ndaluar kategorikisht klonimi i njeriut? Apo shkencëtarët duhet të lejohen të punojnë për të arritur shërbime mjekësore në shërbim të njerëzimit? Pavarësisht këtyre dilemave, në Kuvend ka mbërritur nga qeveria një nismë e veçantë ligjore e cila ndalon mundësinë e klonimit të qenieve njerëzore, kafshëve apo edhe organeve. Profesori i njohur i biologjisë dhe politikani Ethen Ruka shprehet për “standard” se Shqipëria me këtë nisëm ligjore ka respektuar disa konventa ndërkombëtare të cilat ndalojnë në mënyrë kategorike klonimin e njeriut. “Ka konventa ndërkombëtare që e ndalojnë klonimin, po ashtu edhe ligje në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara, të cilat ndalojnë klonimin e njeriut”, - shprehet Ruka. Shkencëtari shqiptar shprehet më tej së tashmë debati botëror është përqendruar në idenë se klonimi duhet të ndalohet ose kjo metodë shkencore të përdoret për qëllime njerëzore. “Duke marrë disa qeliza nga trupi i njeriu, ato mund të përdoren për shërimin e shumë sëmundjeve”, - thotë Ruka. Edhe pse në pozicionin e një shkencëtari, i cili në egon e tij ka zhvillimin e shkencës, Ruka pozicionohet me moralin dhe etikën e shoqërisë duke i thënë jo klonimit të njeriut. Por si njeri dhe politikan, ai thotë se kjo metodë mund të bëjë mrekullira për shërimin e njerëzve. Sipas Ethen Rukës, ky projektligj duhet të saktësojë edhe disa elemente të tjera, siç ka të bëjë me fekondimin artificial. “Fekondimi artificial, ose invento, tashmë ka filluar edhe në Shqipëri dhe për këtë duhet të përcaktohet një rregullore e qartë si në Evropë, e cila nuk lejon përdorimin e fetuseve”, - thotë Ruka. Gjithsesi, Ruka është në pritje te debateve për të dëgjuar arsyet e kësaj nismë. Megjithatë, ai shprehet se një nisëm e tillë do të ndalojë klinika të huaja të cilat nuk gjejnë dot hapësirë ligjore në perëndim dhe zgjedhin vendet e varfra për të ngritur klinika me qëllim studimin e klonimit në praktikë. “Kjo nismë besoj do të ndalojë këto lloj klinikash pasi në Shqipëri nuk ka realisht kapacitete njerëzore, por edhe financiare për të hapur klinika të këtij niveli”, - thotë Ethen Ruka. Ai thotë më tej se do të jetë kurioz në lidhje me pritjen që do t’i bëjë shoqëria shqiptare këtij vendimi, por edhe diskutimet e parlamentarëve në komisionet përkatëse në Kuvend.

Projektligji

Projektligji i qeverisë, i cili titullohet “Për pronësinë industriale”, është tepër i gjerë, i përbërë prej gati 200 nenesh, nga të cilat disa prej tyre i përkasin çështjes së klonimit. Në këtë kuptim, klonimi ndalohet rreptësisht në Shqipëri për qëllime industriale. Projektligji parashikon që patentat nuk jepen për rastet kur shpikjet, përdorimi tregtar i të cilave, bie në kundërshtim me rendin publik, moralitetin ose shëndetin publik dhe jetën e njerëzve. Mbi këtë bazë, vlerësohen veçanërisht të papatentueshme, si proceset e klonimit të qenies njerëzore, proceset për modifikimin e vijës embrionale të identitetit gjenetik të qenieve njerëzore, përdorimi i embrionit njerëzor për qëllime industriale a tregtare; proceset për modifikimin e identitetit gjenetik të kafshëve, të cilat ka të ngjarë t’u shkaktojnë atyre vuajtje pa ndonjë përfitim thelbësor mjekësor te njeriu ose kafsha. Metodat për trajtimin e trupit të njeriut ose të kafshës me anën e kirurgjisë a të terapisë, si dhe metodat diagnostikuese, të praktikuara në trupin e njeriut ose të kafshës, ndalohen nga projektligji. Kjo dispozitë nuk zbatohet ndaj produkteve, veçanërisht ndaj substancave apo përbërësve, që përdoren në secilën prej këtyre metodave, apo substancat, që përftohen nëpërmjet transformimeve të brendshme nukleare, për qëllime ushtarake.

Debati

Vendi ynë pritet të preket nga një debat tepër delikat, por në botë ai ka qenë tepër esencial dhe i ndjekur me vëmendje të veçantë nga media. Shkencëtarja që drejton veprimtarinë e kompanisë Clonaid, Dr. Brigitte Boisselier, u shpreh pak vite më parë se në klinikën e saj pritej klonimi i vajze me emrin Eva një ditë pas Krishtlindjeve dhe kjo do të ishte një “sukses shkencor”. Kjo deklaratë mjaftoi për të shkaktuar një debat tepër të gjerë në SHBA ku u përfshi edhe Presidenti Xhorxh Bush. Menjëherë Presidenti amerikan Xhorxh Bush i bëri thirrje Kongresit të nxjerrë jashtë ligjit klonimin njerëzor. Debati udhëtoi edhe në Evropën konservatore ku Presidenti francez Zhak Shirak tha se ky zhvillim përbënte “një krim dhe ishte në kundërshtim me dinjitetin njerëzor”.

Klonimi

Për herë të parë klonimi u realizua në pranverën e vitit 1997 nga disa shkencëtarë anglez dhe kjo ishte delja Dolli. Lajmet në gazeta të ndryshme anembanë botës konfirmonin faktin duke shokuar njerëzimin. Ethem Ruka tregon emocionet e tij kur e pa për herë të parë delen Dolli në vitin 1998. Po çfarë është klonimi? Përkufizimi i tij është “një proces me anë të të cilit prodhohet një organizëm identik nga ana gjenetike”. Shumë kafshë janë klonuar, si dele, dhi, lopë, derr, por shumica e këtyre kafshëve të klonuara kanë mangësi. Një kompani e quajtur “Clonaid” pretendon se ka prodhuar tashmë tre fëmijë të klonuar, por ky fakt nuk është vërtetuar akoma nga teste gjenetike të pavarura. Sipas zbulimeve të reja, klonimi njerëzor mund të jetë i pamundur. Studiuesit e Universitetit të Pitsburgut thonë se të gjitha përpjekjet e kohëve të fundit për të klonuar majmunë nuk kanë dalë me sukses, sepse qelizat e klonuara të primatëve nuk ndahen njëlloj si ato të kafshëve të tjera, si lopët, derrat ose delet. Njerëzit, ashtu si edhe majmunët janë primatë. Studiuesit thonë se zbulimi i tyre ngjall edhe më shumë dyshime mbi pretendimet e një sekti fetar se ka kryer eksperimente të suksesshme të klonimit njerëzor. Profesor Ethem Ruka shprehet se klonimi i njeriut është i munduar për shkak edhe të zhvillimit të teknologjisë. Kërkuesit kanë arritur të krijojnë embrionin-klon duke përdorur qelizat somatike të dy burrave dhe vezët e tri grave. Kanë krijuar kështu 21 embrione, pesë prej të cilëve kanë mbijetuar dhe janë rritur deri në stadin ku embrioni ka rreth 40-72 qeliza. Në këtë stad zhvillimi, janë formuar qelizat e padiferencuara, të cilat kanë të njëjtin kod gjenetik të dhuruesit. Këto qeliza pluripotente, mund të përdoren më vonë për qëllime terapeutike si rindërtimi i organeve për transplante të cilat nuk do të refuzoheshin nga trupi i pacientit etj. Pikërisht në këtë pikë qëndron rëndësia e kësaj arritjeje. Duke krijuar lehtësisht embrione-klone do të jetë më e lehtë të fitohen qeliza pluripotente me material gjenetik të njëjtë me atë të pacientit. Asgjë nuk mund ta pengojë teknologjinë, e cila ka klonuar shumë kafshë, që të nxjerrë nga pasqyra imazhin e njeriut.

Të gjitha debatet e djeshme në Kuvend
Shekulli

Debati Berisha - Malaj

Berisha-Malajt: Në Harvard po shkove, me shkollë nate të Llakatundit do mbetesh ti. Po, zotëri, ta them unë ty. Ndaj, bëjeni zemrën gur dhe votojeni buxhetin.

Topalli- Malajt: Ulu aty se nuk të kam dhënë lejen, ulu. Nuk ta përmendi njeri emrin. Ulu, ulu zotëri.

Malaj: Edhe pa bërë Harvardin, të paktën unë bëra një gjë për këtë vend. E nxore nga kriza ku e dogje ti. Jam krenar që jam rritur me familje me tetë fëmijë dhe kam bërë atë shkollë me sakrificë. Unë jam krenar që kam dalë me rezultate aq më të mira, sa të krahasohem me shumë nga ministrat e tu. Ajo që është e paqartë për publikun është ndjenja jote kriminale për çdo njeri që arsimohet.

Pandeli Majko-Berishës: Ore zotëri, vuan nga një patologji që e kanë në fakt doktorët e zëmrës. Jemi mësuar me pacientë që i keni në reanimacion dhe u thoni: “Je shumë mirë, nuk ke asgjë”. Shqipëria është bërë si pacient reanimacioni dhe ti thua je mirë, po rrisim pagat, po rrisim pensionet… A i ke parë listat (e bukës) se sa kanë vajtur krahasuar me vitin 2005. Më përmend edhe Maliqin këtu. Hajde të shkojmë në Maliq. Çfarë ke bërë për Maliqin?

Ylli Pango-Pëllumb Xhufit: Dhe ky njeri, veç të tjerash, më fal që po ta them, është edhe pak i trashë. Habitem se si e zure në gojë Enverin, o njeri që ke filluar karrierën duke bërë krushqi me Enverin. Dhe e dyta dhe më e rëndësishmja. Nuk ka në këtë Kuvend epitet më të gjetur dhe e them që do të mbetet në histori sesa epiteti “historiani i leshit”, e kam fjalën për leshin që bëhen trikot.

Debati Balla-Berisha

Tauland Balla: Të nderuar kolegë deputetë, një ndër arsyet më të rëndësishme që k

Kryeministri është larguar më herët se të gjithë deputetët nga seanca sot është që për shkak se ka dalë emri i vajzës së Sabri Godos për Ministre e Shëndetësisë, Kryeministrit i ka plasur sherri në shtëpi se edhe vajza e tij do të bëhet edhe ajo ministre, e pse jo kryeministre. Të nderuar kolegë deputetë, përballë një Kryeministri dhe një Qeverie mashtruese, është e kotë që në analizën e këtij Buxheti të hyjmë në detaje me shifrat e tij…

Berisha: Jot shoqe, çfarë do bëhet?… Jot motër çfarë do bëhet?

Balla: Po, se di…

Berisha: Çdo bëhet, fundërrinë jot motër?

Balla: Ej, mbush ti apo jo?

Berisha: Prostitutë motelesh do bëhet?

Balla: Po si nuk të vjen turp more!

Topalli: Ulu z.Balla, ulu! Në fakt, ky e meriton me e kap për zhelesh e jashtë!

Berisha-Ballës: Jot motër të shkërdhehet* hoteleve apo moteleve?

Topalli: Nxirreni jashtë atë zotërinë, nxirreni jashtë! Zotëri, kape jashtë e nxirre. Vagabond! Ik andej! Ik! Del jashtë! Edhe nuk hyn më.

Topalli-deputetëve të PS-së: Ju duhet t’i tërhiqni vëmendjen!

Topalli: Ore zotëri oficer e shikoni atë që vazhdon. Ndërpritet seanca.

*Gazeta “Shekulli” i kërkon ndjesë lexuesit për shkeljen e etikës në përdorimin e kësaj fjale. Por publikimi i saj në këtë rast është i domosdoshëm pasi bëhet fjalë për fjalorin e Kryeministrit të vendit në Parlament.

Deputeti i PS-së, Taulant Balla jep versionin e tij të ngjarjes lidhur me debatin e mbrëmshëm

Berisha-Ballës: Ti nuk shkel me ne parlament!

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar dje se, gjatë debatit të rëndë të shoqëruar dy net më parë në Kuvend, është kërcënuar me jetë nga kryeministri Sali Berisha. Përpos asaj që është bërë publike tashmë, Balla ka sqaruar për mediat edhe versionin e tij të ngjarjes, duke bërë publike të pathënat e debatit mes tij dhe kryeministrit Sali Berisha. Balla ka sqaruar çdo detaj duke filluar nga momenti i hyrjes së tij në sallë, e deri tek deklarata e tij për vajzën e Kryeministrit. “Në momentin që Kryetarja më dha fjalën dhe unë fillova të flisja, Berisha ka dalë me shpejtësi nga zyra e Topallit dhe hyri me nxitim në sallë. Në këtë moment unë e kisha mbaruar parantezën time lidhur me mundësinë e emërimit të vajzës së Godos në pozicionin e Ministres së Shëndetësisë. Më pas fillova të lexoj fjalimin tim për buxhetin. Në këtë moment dëgjoja nga prapa që Berisha kishte hyrë në sallë dhe po më bërtiste nga prapa: “Po nëna jote, gruaja jote, motra jote, ku janë? Në bordello i ke? Ti ke çuar njerëzit e tu në bordello (këtë e përsëriti disa herë). Më pas, shumë deputetë të PD-së u drejtuan drejt foltores. Berisha filloi të bërtiste edhe më shumë, duke më thënë: “Ti nuk shkel më i gjallë në këtë Parlament. Unë do të të vras”, - citoi Balla, duke vijuar më pas me qëndrimin tashmë të bërë publik nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Kjo e fundit, dy net më parë, i bëri thirrje Ballës që të largohej nga salla, ndryshe Garda do të merrte masat. Deputeti i PS-së, Taulant Balla ka bërë këtë shpjegim edhe në mbledhje me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PS-së. Pas përfundimit të mbledhjes, ai nuk dha asnjë koment, përpos sqarimit të bërë dje pasdite për përfaqësuesit e medias mbi të vërtetën e debatit të tij me kryeministrin Sali Berisha. Kjo nuk është hera e parë që Balla dhe Berisha konfrontohen me njëri-tjetrin, ndërkohë që reagimi i djeshëm i kryeministrit Berisha ka qenë tepër i rëndë, aspak etik dhe kërcënues në të njëjtën kohë.

Nuk merret asnjë masë disiplinore ndaj kryeministrit Sali Berisha

Byroja e Kuvendit: Balla përjashtohet për dy javë

TIRANË - Plot 15 ditë pezullim nga jeta parlamentare dhe përgjysmim rroge ka qenë vendimi i djeshëm i Byrosë Parlamentare, vetëm me anëtarët e mazhorancës, pa praninë e opozitës, për deputetin e PS-së, Taulant Balla. Byroja nuk mori asnjë masë disiplinore ndaj kryeministrit Sali Berisha, përpos fjalëve fyese të përdorura nga ana e tij në Kuvend. “Deputeti Taulant Balla përjashtohet nga pjesëmarrja në punimet e komisioneve të Kuvendit dhe seancave plenare për një periudhë 15-ditore. Masa disiplinore shoqërohet me sanksionin financiar, ndalimin e pagës për 15 ditë”,- thuhet në vendimin e djeshëm të Byrosë Parlamentare. Vendimi u miratua me votat e katër deputetëve, Jozefina Topalli, Fatos Beja, Arjan Madhi dhe Ramiz Çoba dhe me votën kundër të deputetit të PBDNJ-së, Spiro Peçi. Në relacionin që shoqëron vendimin, thuhet se ka qenë deputeti i PS-së, Taulant Balla, ai, që sipas anëtarëve të byrosë ka shkaktuar rrëmujën në sallën e seancës plenare, e për rrjedhojë, ka krijuar probleme serioze në mbarëvajtjen e punës së Parlamentit. “Kryetarja e Kuvendit i ka tërhequr vëmendjen në mënyrë të vazhdueshme deputetit Balla, por ai ka vazhduar të kryejë shkeljet e mësipërme, në kundërshtim të hapur me nenet 62 dhe 65 të Rregullores së Kuvendit. Në mbështetje të nenit 65, pika 1 e Rregullores së Kuvendit, Kryetarja e Kuvendit i ka kërkuar të dalë nga salla dhe ka ndërprerë seancën plenare. Deputeti Balla nuk i është bindur këtij urdhri dhe ka kundërshtuar daljen nga salla. Për më tepër, ai ka vazhduar të provokojë rrëmujë në sallë dhe të përdorë fjalë fyese, duke konsumuar shkelje të rëndë të Rregullores së Kuvendit, parashikuar nga neni 65, pika 2 e saj”,- thuhet në relacionin që shoqëron vendimin.

Diplomatët e huaj: Dazed and confused
Një incident i rëndë diplomatik është shkak tuar në seancën parlamentare të 17 korrikut, pikërisht ditën kur Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, paraqiti në një sallë pothuajse bosh raportin vjetor për luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit. Përfaqësues të ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe diplomatë të tjerë të akredituar në vendin tonë janë dëbuar nga zona e vendeve diplomatike në Parlament para se kryeprokurorja të paraqiste raportin vjetor. Lajmi që është mbajtur sekret nga administrata e Kuvendit është bërë publik nga një letër zyrtare e ambasadorit amerikan, John Withers e cila prej dy ditësh ndodhet në tavolinën e punës së kryeparlamentares, Jozefina Topalli. Duke shprehur shqetësimin e tij për këtë ngjarje të rëndë Withers e hap letrën e tij me fjalët “u trondita dhe u zhgënjeva kur mësova se përfaqësues të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe diplomatë të tjerë të akredituar u dëbuan nga zona e vendeve diplomatike në Parlament para se Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, të paraqiste në Parlament raportin vjetor lidhur me aktivitetet e zyrës së saj”. (more…)

Delet pushtojnë Shkodrën
<object	type="application/x-shockwave-flash"
data="http://www.youtube.com/v/stDnoDwkQZ0"
width="400"
height="325">
<param name="movie" value="http://www.youtube.com/v/stDnoDwkQZ0" />
<param name=wmode" value="transparent" />
</object>

Ja dhe paradokoksi i rradhes ne qytetet Shqiptare. Kete here rradhen e ka qyteti i Shkodres, ku jeten e nates nuk e bejne qytetaret e Shkodres, por ne vend te tyre delet turiste.

Eshte agresivitet qe nuk ndodh vetem ne parlament o njerez. Eshte reflektim i te pergjithshmes. Goje e leshuar, nerva te acaruara, mungese etike, mungese respekti, mungese argumentesh per te fol me qetesi. Shqiperia eshte e gjitha keshtu. Me nerva, me te shame, me mungese qetesie e vetepermbajtje dhe ne shtresat gjasme intelektuale, dhe tek une dhe tek te tjeret.

Moza

Anila Godo, e para Ministre te Shëndetësia
Panorama

Anila Godo, mjekja e njohur konfirmohet ministrja e re e Shëndetësisë. Njëkohësisht Anila Godo do të jetë e para ministre në këtë dikaster, që nga koha e krijimit të tij.

Aktualisht, ajo është shefja e pavijonit të anko-hematologjisë në Pediatri, në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Emërimi i saj në postin e ministres së Shëndetësisë është pritur mirë edhe nga mjekët e këtij spitali. Prej pothuaj dy vjetësh ajo është anëtare e fondacionit “Domenico Scaglione”, Fondacioni për fëmijët shqiptarë. Rokada mes Nard Ndokës dhe Anila Godos pritet të ndodhë në ditët e ardhshme, pasi kreu i qeverisë të ketë çuar në Presidencë emrat për riformatimin e qeverisë dhe kreu i shtetit nga ana e tij t’i ketë votuar në Kuvend. Nard Ndoka mori postin e ministrit të Shëndetësisë në mars të vitit të kaluar pas një marrëveshje mes Partisë Demokristiane dhe Partisë Demokratike. Por pas tragjedisë së Gërdecit dhe kërkesave të vazhdueshme edhe nga brenda maxhorancës për ndryshime në qeveri, emri i Ndokës u përmend disa herë si i përfshirë në këto ndryshime. Ndërkohë, ditët e fundit Kryeministri Berisha ka vendosur që t’ia japë republikanëve Ministrinë e Shëndetësisë. Pikërisht ditën e shtunë, pas ultimatumit të Sabri Godos se PR do të dalë nga qeveria, nëse nuk merr një post të rëndësishëm ministror, kreu i qeverisë thirri në një takim në vilën kryeministrore në Durrës, kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediun. Gjatë këtij takimi kokë më kokë, Berisha i ka kërkuar Mediut që tii paraqesë një emër për postin e Ministrisë së Shëndetësisë. Pas kësaj kërkese të Kryeministrit Berisha, republikanët kanë mbledhur forumet e tyre drejtuese dhe i kanë dhënë mbështetjen unanime vajzës së politikanit të njohur, Sabri Godo për postin e ministres së Shëndetësisë. Ministri Ndoka është përballur së fundi me probleme të shumta si me vartësit e tij në ministri ashtu edhe me dy zv.ministrat, që nën siglën e PDK-së janë në qeveri. Së fundi, Ndoka i ka kërkuar Kryeministrit Berisha që të shkarkojë drejtorin e QSUT-së, Mati Pepën, por edhe dy zv.ministrat, pasi sipas tij, nuk përfaqësojnë më PDK-në. Ndërsa nga ana tjetër Mati Pepa ka akuzuar Ndokën si shkaktarin kryesor të krizës së ilaçeve nëpër spitale, ndërsa dy zv.ministrat i kanë kërkuar Kryeministrit Berisha që të shkarkojë Ndokën.

Ligji, stadiumet të prishen t’u kthehen ish-pronareve
Gazeta shqiptare

Qeveria propozon një ligj për të ndryshuar destinacionin e fushave të sportit e për ta kthyer në destinacion për ndërtim pallatesh. Kjo ka qenë akuza e djeshme e opozitës në sallën e Kuvendit ndërsa diskutohej për ligjin për sportin. Në një nga nenet e ligjit specifikohet qartë që terrenet sportive u kalojnë ish pronarëve. Por edhe pse ministri i Sporteve, Pango, u përpoq të mbronte projektin, kishte edhe deputetë të PD që dolën kundër variantit të propozuar nga qeveria.

“Ligji ka lidhje me trojet e ndërtimit” akuzoi Braçe kryeministrin në sallën e Kuvendit. “Ky ligj hedh hije të rënda dyshimi nëse terrenet sportive do të ekzistojnë apo jo pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. Propozimi ynë është konkret, mqs ky projektligj nuk e fut sportin në treg ai të kthehet mbrapsht për tu diskutuar sesionin tjetër” tha Braçe. “Nëse bëni një propozim të tillë, iu drejtua deputeti Pandeli Majko kryeministrit, - a dilni garant se nuk do të ketë ndryshim të destinacionit të këtyre fushave sportive?”

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Sali Berisha. “Qeveria ka zero tagër në Tiranë, qeveria e Tiranës jeni ju. Se çfarë do të bëjnë pronarët me territoret e tyre, këtë e ka për kompetence bashkia e Tiranës dhe jo qeveria. Ju keni shënjestër tjetër kund dhe jo mua” iu drejtua kryeministri Berisha deputetëve të opozitës.

Por duket se nuk ka qenë në të njëjtën linjë me kryeministrin deputeti Dashnor Sula. “Zgjidhje është vetëm privatizimi i klubeve sportive. Për terrenet sportive sigurisht t’u kthehen ish pronarëve, ndërsa për stadiumet jam kundër. Nëse nuk do të privatizojmë futbollin, nuk do të kemi zhvillim të tij. Ne duhet të bëjmë të pamundurën për një ligj të mirë për sportin” tha Sulo. “Nëse një stadium e merr ish pronari, do të kemi konflikt me të gjithë qytetarët” shtoi deputeti demokrat.

Deputetët e opozitës i kërkuan kryeministrit që të rishohë edhe një herë çështjen e terreneve sportive në këtë ligj, dhe bashkë me deputetët e PS, kësaj nisme iu bashua edhe LSI. Kreu i kësaj partie Ilir Meta e akuzoi kryeministrin hapur për interesa personale konkrete. “Pas 6 muajsh nuk do të kemi terrene sporive dhe zoti na ruajt, të paktën stadiumin kombëtarë sepse duket qartë plani ogurzi është për të gjitha terrenet që na kanë mbetur, ku vlera e biznesit të ndërtimit është shumë e lartë” akuzoi Meta. “Askush nuk mund të ketë më shumë sesa ju nostalgji për Enverin sepse e ke në gjak ti, iu drejtua Meta Berishës. Sepse edhe ato pak vlera sportive që kanë mbetur nga diktatura po privatizohen nga klanet e ndërtimit” akuzoi Meta.

Terrenet sportive

Të paktën në Tiranë ekzistojnë tre terrene të mëdha sportive, të cilat edhe pse mund të kërkohen nga ish pronarët, janë klube solide dhe nuk mund të kalojnë tek ata pa u garantuar për mosndryshimin e destinacionit. Kështu, një ndër fushat është ajo e “Partizanit” ku prej disa muajsh kanë dalë pronarë dhe kjo flitet qartazi në qarqe futbollistike. Këta të fundit (mes të cilëve përfshihen edhe Begeja, Alimehmeti, Llagami por edhe të tjerë) kanë kërkuar kthimin e terreneve të tyre. Një tjetër kompleks është ajo e “Dinamos”. Kjo është përfolur edhe në kohën kur Berisha ishte në opozitë, madje kur erdhi në pushtet çoi për ndjekje penale dy ish ministra, Anastas Angjelin dhe Igli Toskën për privatizimin. Ligji i ri aktualisht i jep dorë të lirë marrjes së këtyre terreneve sportive të kompleksit Dinamo pranë liqenit artificial.

E të tjera terrene, janë ato të sport klub “Tiranës”, më të vogla në dukje e vlerë, por me të njëjtën rëndësi si edhe të mëparshmet.