Albania Site Portal

Grup pune për t’i hequr dekoratat Enver Hoxhës
Presidenti Topi ua premton ngritjen e grupit, përfaqësuesve të ish të përndjekurve politikë. Nexhmije Hoxha: No Koment

Gradat dhe Dekoratat e Enver Hoxhës? Për 20 vjet, nuk është përmendur kjo temë, por mesa duket do të jetë Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ai që do të hedhë hapin e parë.

Mësohet se Presidenti ka iniciuar ngritjen e një grupi pune për këtë qëllim dhe kjo u është komunikuar përfaqësuesve të ish të përndjekurve politikë, gjatë një takimi mes tyre dhe kreut të shtetit, të zhvilluar dy ditë më parë. Sipas këtyre përfaqësuesve, grupi i punës, veç E. Hoxhës do merret edhe me gradat dhe dekoratat e disa krerëve të tjerë të ish-nomenklaturës komuniste.

Dekoratat

Përveç urdhrave të shumtë që Presidiumi i Kuvendit Popullor i ka akorduar Enver Hoxhës, zyrtarisht ai mban dekoratën “Hero i Popullit”, dekoratën “Hero i Punës Socialiste” si dhe “Suvorov”, që iu ishte dhënë gjithë udhëheqësve të vendeve të Aleancës Antifashiste të Luftës së II Botërore.

Enver Hoxha nuk është i vetmi anëtar i lartë i ish-Byrosë Politike që i kanë ende ligjërisht gradat dhe dekorimet. Zyrtarisht, dekoratat dhe medaljet e arta të akorduara në emër të shtetit shqiptar i kanë ligjërisht edhe shtetas të huaj, madje edhe persona të tillë si ish-gjeneralë të Titos.

“Kërkesa në Presidencë ka ardhur nga Qendra Shqiptare e Rehabilitimit të Traumës dhe Torturës, – thotë për gazetën “Shekulli” Adrian Kati, sipas të cilit, “ndër kërkesat e bëra gjatë takimit të dy ditëve më parë me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, ishte edhe heqja e gradave, titujve dhe dekoratave, ish-diktatorit Enver Hoxha, të lëshuara nga ish-presidiumi i Kuvendit Popullor”.

Por, në bazë të Ligj Nr. 6133, datë 12.2.1980, “Për titujt e nderit dhe dekoratat e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, Presidenti i Republikës ka të drejtën vetëm të dekorimit të personave për motivacione të ndryshme, ndërsa për çdekorimin e tyre, legjislacioni shqiptar është krejtësisht i paqartë.

Këtë e pranon edhe Drejtoresha e zyrës së Dekorimeve, Fatjona Memça, në Presidencë. Sipas saj, institucioni i Presidentit në bazë të ligjit kryen të gjitha procedurat për dekorimin e individëve të ndryshëm, ndërsa heqja e titujve nuk është në kompetencë të këtij institucioni.

Po të njëjtin shpjegim të bën edhe Adrian Kati, sipas të cilit, ky do të jetë edhe qëllimi primar i grupit të punës së ngritur në zyrën e Presidentit të Republikës.

Një ish-këshilltar presidencial, tha dje për “Shekulli-n” se rruga e vetme ligjore për të vepruar në këtë rast është Gjykata. Duhet të jenë, grupet e interesit, institucionet apo edhe shoqata të ndryshme ato që duhet të depozitojnë në Gjykatën e Tiranës një kërkesë për çdekorimin e një personi, kërkesë kjo që duhet edhe të jetë e motivuar, pra të përmbajë arsyet pse ky person nuk duhet të mbajë më një titull të akorduar në emër të shtetit Shqiptar.

E ndërsa ekspertët janë të qartë në hapat ligjorë, ndoshta, kjo temë do hedhë edhe ca benzinë shtesë në shpërdorimin që i bëhet këtyre temave, në ligjërimin e përditshëm politik.

Nexhmije Hoxha: No Koment

E prisja nga këto këtë nismë, por kjo nuk çnderon aspak Enverin

Përpjekja për t’i hequr titujt dhe dekoratat Enver Hoxhës nuk e çuditu aspak Nexhmije Hoxhën. E kontaktuar nëpërmjet telefonit, Nexhmije Hoxha nuk ka autorizuar asnjë koment mbi këtë çështje.

Fakti që ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, nuk kishte pranuar kërkesën e saj, për marrjen e pensionit të veteranëve kanë qenë kambanat e para të alarmit për të.

Prej atij momenti mund të priste çdo gjë, ndaj dhe lajmi për një grup pune që do merret me dekoratat e Enver Hoxhës nuk e ka çuditur aspak të venë.

Megjithëse e sjellshme dhe komunikuese në linjë telefonike, Nexhmije Hoxha nuk autorizoi publikimin e asnjë prej komenteve të saj, duke shtuar vetëm se “është krejtësisht e bindur se asnjë nismë ligjore nuk mund ta çnderojë atë që ia ka bërë me kohë nderin vetes në zemrat e shqiptarëve”.

Dekoratat që mban Enver Hoxha

“Heroi i Popullit”,

“Heroi i Punës Socialiste”,

“Heroi i Popujve të Jugosllavisë”,

“Heroi i Popujve të Bashkimit Sovjetik”,

Dekoratat që mban Nexhmije Hoxha

Është vlerësuar me 13 dekorata, si dhe Urdhrin “Hero i Punës Socialiste”.

Çfarë janë Dekoratat:

Shenja nderimi që i jepen nga Presidiumi i kuvendit Popullor shtetasve, institucioneve, ndërmarrjeve kooperativave, organizatave shoqërore që kanë kryer shërbime të shquara ose që kanë arritje të rëndësishme e të qëndrueshme në veprimtarinë e tyre për ndërtimin e socializmit të vendit dhe mbrojtjen e Atdheut.

Krijimi dhe heqja e dekoratave bëhet me ligj. Propozimet i paraqesin organe e institucione qendrore e lokale, sipas emërtesës së caktuar me vendim.

Dekorimet mund t’u hiqen atyre që dënohen ose bëhen të padenjë më vendim të gjykatës, si dhe nga presidiumi i kuvendit popullor. Dekoratat mund t’u jepen edhe shtetasve të huaj kur i kanë sjellë shërbime popullit shqiptar, Shqipërisë në forcimin e marrëdhënieve të saj miqësore me vendet e tjera.

Marrë me shkurtime nga Fjalori Enciklopedik / Botim i 1985

Në listën e mëposhtme janë të radhitura dekoratat që ndahen në Shqipëri, të cilat kanë të bëjnë me lloje të ndryshme të veprimtarive dhe cilësive të individëve dhe grupeve.

Urdhri i “Flamurit Kombëtar”

Urdhri “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Urdhri “Nderi i Kombit”

Urdhri “Mjeshtër i Madh”

Urdhri “Nënë Tereza”

Urdhri “Naim Frashëri”

“Medalja e Artë e Shqiponjës”

Medalja “Martir i Demokracisë”

Medalja “Pishtar i Demokracisë”

Medalja “Për Shërbime Ushtarake”

Medalja “Për Merita të Veçanta Civile”

“Medalja e Mirënjohjes”

(Shekulli)

“Musine Kokalari” për gra të guximshme
Ambasada Amerikane nis nga ky vit ta quajë Çmimin për Gra të Guximshme me emrin e Musine Kokalari. Sot shpallet fituesja, një grua që kontribuon në botën shqiptare

Është hera e parë që jepet një çmim në Shqipëri me emrin e një gruaje, në adresë të një gruaje. “Musine Kokalari” quhet çmimi i përvitshëm që jepet sot nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara.

Është ambasadori amerikan John L. Withers II që i dorëzon çmimin sot pasdite në rezidencën amerikane, asaj gruaje e cila gjatë një viti “ka dëshmuar guxim” në një mision shoqëror apo një detyrë të përditshme në mjedisin shqiptar.

Çmimi me këtë emër është pagëzuar po gjithashtu nga Withers II, i cili prej kohësh ka pohuar se është i mbushur me respekt përballë figurës së Kokalarit për kontributin ajo ka dhënë në fushën e ideve politike dhe për modelin etik që krijoi në një kohë të vështirë për burra dhe njerëz të lirë dhe shumë herë më të vështirë për femrën. Në këtë kuptim ky model e lë të hapur drejt sferave humane vlerësimin për gra të guximshme.

Nëse kërkojmë një motiv për “Musine Kokalari – Woman of Courage Award”, një farë përgjigje nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara, e gjen tashmë në shënimin e tij të 8 marsit në Gazetën “Shekulli”: “Nuk kanë fuqi të mbinatyrshme, por përfaqësojnë atë çka është e shkëlqyer, frymëzojnë të tjerë dhe kanë përkushtim me pasion ndaj sjelljes së ndryshimit brenda komuniteteve ku shërbejnë.

8 marsi është një ditë e caktuar për të nderuar femrat në Shqipëri dhe në mbarë botën si Heroina të Përditshme që zbulojnë shtigje të reja dhe kapërcejnë pengesa, ndërkohë që rendin drejt përparimit dhe begatisë për brezat që do të vijnë.”

Çmimi që jep ambasada e SHBA-ve në Tiranë është në kuadrin që traditës për Muajin e Gruas, siç njihet muaji mars në vendin e origjinës së çmimit në fjalë.

Por është hera e parë që ky çmim merr emrin e një gruaje në kulturës vendase.

Ka disa muaj që një grup pune i ambasadës punon për ditë e sotme.

Në nëntor 2009, pas një vizite disaditore në Gjirokastër, Withers II, u shpreh i mallëngjyer për Musine Kokalari. Kishte bërë një vizitë në shtëpinë e saj të lindjes. Ai shprehu keqardhjen që kjo grua “është dënuar, burgosur, internuar dhe persekutuar nga regjimi komunist për shkak të mendimit politik dhe krijimtarisë të saj ndryshe nga klishetë e imponuara nga regjimi i asaj kohe të vështirë”.

Nga katedra akademike dhe universitare Musine Kokalari (1917-1983) është cilësuar pioniere e lëvizjes së feminizmit në Shqipëri dhe për këtë i referohen aktivitetit të saj si shkrimtare dhe veprimtare politike.

Themeloi Partinë Socialdemokrate në vitin 1943, dhe shkruante në gazetën “Zëri i Lirisë”, organ i partisë. Ishte pjesëtare e grupimit të opozitar antikomunist “Bashkimi Demokratik Shqiptar” (1946), një aleancë e Partisë Socialdemokrate, kryesuar nga Musine Kokalari, me Frontin e Rezistencës dhe me Grupin Monarkist. Më 12 nëntor 1944 u pushkatuan pa gjyq vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari. Ajo u dënua me 20 vjet heqje lirie, bëri 16 vjet burg, 22 vjet në internim. Vdes nga tumori më 1983.

Është autore e veprave “Siç më thotë nëna plakë” botim i vitit 1939 me rrëfenja, gojëdhëna, shënime dhe recenca mbi etnografinë e traditën popullore. Kokalari ka kontribuar shumë në studimet etnografike, ashtu si dhe në ato letrare e gjuhësore..

Më 1944 botohet “Rreth vatrës” dhe “Sa u tund jeta” 1945. Më 2000 botohet një përmbledhje e shkrimeve, artikujve, eseve dhe kujtimeve me titull “Si lindi Partia Demokratike”. Në 2004 u botuan 60 ese të sajat nën titullin “T’isha një lule”.

Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve shpalli në vitin 2006 Çmimin “Musine Kokalari” për shkrimtaren më të mirë grua të vitit. Thuhej se çmimi kishte për qëllim që të nxitë letërsinë e shkruar nga gratë, dhe në këtë mënyrë t’i jepte një dorë rolit të gruas në shoqëri. Çmim që nuk u dha kurrë, sepse konkursi nuk u bë

Kokalarit i janë akorduar nga Presidenti i Republikës medalja “Martir i Demokracisë” (Pas vdekjes) dhe Titulli “Nderi i Kombit”.(Shekulli)

Homofobia, sërish protesta në Lezhë kundër Klodit të BB
LEZHE- Afro 400 qytetarë lezhjanë kanë organizuar një tjetër protestë në rrugët e qytetit të Lezhës, duke apeluar “Lezha është e pastër, nuk ka homoseksualë”. Një protestë e tillë u zhvillua edhe me 5 mars kundër “fenomenit Klodi” që erdhi si rezultat i dëshmisë së bërë nga Klodi, ku ai deklaroi që ishte homoseksual dhe për këtë gjë i kërkoi mirëkuptim të gjithëve, veçanërisht nënës së tij.

Qytetarët lezhjanë kanë vijuar protestat e tyre, duke filluar nga sheshi administrativ i qytetit, si edhe përgjatë bulevardit “Gjergj Fishta” me thirrjet “Hiqe, hiqe Klodin!”.

Nga fëmijët, të rinjtë dhe moshat e mesme kanë mbushur trotuaret me të vetmin qëllim që të largohet Klodi nga shtëpia e “Big Brother 3″, duke mbrojtur “nderin” e tyre si qytetarë lezhjanë.

Sipas protestuesve, e vetmja arsye që e paragjykojnë është, pasi Zoti ka krijuar femrën dhe mashkullin, që ata të kirjojnë familje dhe të shtohen, si dhe të mbrojnë nderin e qytetit të Lezhës për traditat që ka mbajtur ndër vite. Protestuesit shprehin mendimin dhe kanë kërkuar që Klodi të largohet me dëshirë nga “BB 3″ këtë të shtunë.

Sipas protestuesve, shembulli i Klodit nuk është një shembull i denjë për qytetarinë lezhjane dhe kryesisht për brezin e ri.

Ata kanë kërkuar largimin e Klodit këtë të shtunë nga “Big Brother”, në rast të kundërt kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave edhe në Tiranë.

Aleanca e homoseksualëve: Pushteti vendor të kërkojë falje

Reagimi / Pas protestës së zhvilluar para 2 ditësh në qytetin e Lezhës kundër fenomenit “Klodi”, siç e kanë quajtur vetë ata, reagon Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT (lesbike, gay, bisexual, transgender)

Ka reaguar dje Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT (lesbike, gay, bisexual, transgender), në lidhje me protestën që është zhvilluar në qytetin e Lezhës për “fenomenin Klodi”. Lezhjanët nga ana e tyre protestonin dhe si parulla kryesore kishin: “Lezha nuk e meriton njollën e homoseksualitetit”, “Klodi ka njollosur qytetarinë lezhjane” e parulla të tjera si kjo. Nga ana tjetër, Aleanca është shprehur: ” Në vend që të dilnin rrugëve medemek të fyer në krenarinë mashkullore, do të ishte mirë që ata të rinj të mendonin seriozisht se si do t’ia bëjnë kur pas pak muajsh, atëherë kur do udhëtojnë lirisht në Europë, do të ndeshin rrugëve të botës me njerëz që e jetojnë pa komplekse seksualitetin e tyre”. Dhe pse njëri nga qytetarët në fjalën e tij citonte se nëse miratimi i ligjit për homoseksualët ishte një kusht për t’u anëtarësuar në BE, atëherë ata nuk dëshirojnë të hyjnë kurrë në BE. Duket se rasti në fjalë ka hapur shumë debate dhe polemika, si në media, por edhe tek shoqëria shqiptare, e cila duket se e ka të vështirë të pranojë homoseksualizmin si fenomen.

Më poshtë, po u sjellim të plotë deklaratën e Aleancës Kundër Diskriminimit.

Përshëndetje,

Më poshtë do të gjeni njoftimin për shtyp të lëshuar nga Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT (lesbike, gay, bisexual, transgender) në lidhje me protestën e organizuar në Lezhë kundër homoseksualëve.

Faleminderit

Njoftim për shtyp

Në qytetin e Lezhës pamë sot të marshonin disa djem e burra si besnikët mesjetarë të inkuizicionit në një gjueti shtrigash, apo si muxhahedinët me mjekra të zeza e të pista që rrihnin gratë e tyre me gurë në rrugët e Kabulit.

Sado qesharake që dukej pamja e atyre të rinjve dhe sidomos argumenti i tyre se shqiptarët nuk mund të jenë homoseksualë, kjo ngjarje na detyron të reagojmë përmes kësaj deklarate për media. Pasi rasti në fjalë ka një sfond domethënës që shpjegon diskriminimin sot në Shqipëri.

Është qesharake, por mbi të gjitha e trishtueshme të shikosh të rinj që shpenzojnë energji të tilla, ndërkohë që duhet të mendonin më mirë si të arsimohen, apo si të punësohen, apo si të rriten të shëndetshëm në një shoqëri që edhe falë prapambetjes së tyre është kaq e egër dhe kaq përjashtuese. Në vend që të dilnin rrugëve medemek të fyer në krenarinë mashkullore, do të ishte mirë që ata të rinj të mendonin seriozisht se si do t’ia bëjnë kur pas pak muajsh, atëherë kur do udhëtojnë lirisht në Europë, do të ndeshin rrugëve të botës me njerëz që e jetojnë pa komplekse seksualitetin e tyre. Do merrnin gurë dhe do t’i gjuanin? Apo do ulnin kokën të turpëruar me justifikimin-mashtrim se “nuk ka të tillë në Shqipëri”? Shumë prej të rinjve që pamë sot në rrugët e Lezhës kanë qenë njëherë apo më shumë të frikësuar në rrugët e Greqisë apo të Italisë, të përjashtuar, pa mjete ekonomike, të diskriminuar e pa dinjitet. Shumë prej të rinjve të tillë për fatin e tyre të keq përfundojnë të kryejnë marrëdhënie homoseksuale me lekë, duke u shndërruar kështu në meshkuj që prostituojnë. Po këta, kur kthehen në Shqipëri kërkojnë të mos flitet për të tilla gjëra, sepse, sigurisht kjo i vendos në pozita të vështira psikologjike e shpirtërore. I kujtojmë policisë së qytetit të Lezhës se ngjarje si protesta anti-homoseksualizëm në qytetin e tyre janë të paligjshme. Kushtetuta e Shqipërisë dhe Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi i konsiderojnë të paligjshme shfaqje të tilla që frymëzojnë dhunën dhe urrejtjen. Herën tjetër, do ishte mirë sikur policia të gjendej në vendngjarje, në mënyrë që të parandalonte krime që patjetër do të frymëzoheshin në të ardhmen nga kjo frymë urrejtjeje. I kërkojmë pushtetit vendor në Lezhë që të kërkojë ndjesë publike në emër të qytetarëve që administrojnë për këtë shfaqje të prapambetjes e të varfërisë shpirtërore në qytetin e tyre, e cila do të bëjë xhiron e botës duke na njollosur më shumë imazhin e vendit tonë.(Shekulli)

OKB, kritika Italisë: Emigrantët nuk trajtohen si mbeturina toksike
Komisioneria e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillay ka lëshuar kritika të ashpra ndaj qeverisë italiane për mënyrën e trajtimit të emigrantëve.

Gjatë një vizite në Romë, ajo u shpreh e shqetësuar nga rregullat e përfshira në paketën e sigurisë të miratuara nga qeveria italiane.

“Emigrantët që vijnë nga deti nuk duhen trajtuar si mbeturina toksike”- ka thënë ajo, duke vënë në dukje edhe mënyrën se si trajtohet popullsia rome.

“Emigrantët shpeshherë perceptohen si një kërcënim për komunitetet ekzistuese dhe në disa vende ka një rrezik për të mbajtur migracionin brenda kufijve të sigurisë: kjo është një qasje e thjeshtë se karburanteve mosbesimi dhe frike” .

Sipas saj, politikanët duhet të përmbahen nga deklaratat diskriminuese kundër emigrantëve, ndërkohë që qeveria duhet të jetë e kujdesshme në masat që merr për trajtimin e tyre.

“Sipas të drejtës ndërkombëtare, emigrantët duhet të jenë të informuar për të drejtat e tyre dhe duhet të jetë në gjendje për të apeluar kundër ilegalitetit e paraburgimit. Privimi nga liria është gjithnjë masa e fundit që duhet të aplikohet”- kujton ajo.(Shekulli)

Tërmet 4.6 ballë në Peloponez, nuk ka njoftime për dëme
ATHINË- Peloponezi i Greqisë është zgjuar mëngjesin e sotëm nga një lëkundje e fortë tërmeti. Sipas të dhënave të para mësohet se tërmeti ka qenë 4.6 ballë i shkallës Rihter.

Sipas agjencive lokale, që bëjnë me dije lajmin, epiqendra e tërmetit u lokalizua në brigjet e Kapo Maleas, dhe ka qenë në një thellësi prej 160 kilometrash.

Ende nuk ka njoftime zyrtare, por referuar mediave locale mësohet se nga lëkundja për fat nuk ka pasur lëndime në njerëz. Nuk njoftohet ende as për dëmetime materiale të shkaktuara si pasojë e goditjes sizmike.(Shekulli)

Studimi, edhe Tirana në listën e 9 metropoleve në rrezik nga tërmetet
Përfundimet e një studimi të Universitetit të Kalifornias në SHBA, janë ndoshta të mjaftueshme për të ngjallur frikë edhe tek ne në Shqipëri. Tirana renditet në listën e 9 metropoleve të botës në rrezik nga tërmetet.

Studimi i publikuar në gazetën amerikane, “Nju Jork Tajms”, dhe në gazetën italiane, “La Repubblica”, në fillim të këtij muaji, thotë se brenda 40 viteve të ardhshme, këto metropole kanë gjasa të goditen nga tërmetet dhe jo vetëm kaq.

Sipas studimit, për shkak të mbipopullimit të shpejtë dhe ndërtimeve që janë përpjekur të ndjekin ritmin e mbipopullimit, do të mjaftonte që goditja të ishte 6 deri në 7 ballë që pasojat të ishin shkatërruese në këto metropole. Më poshtë është artikulli i gazetës italiane, “La Repubblica”, mbi studimin e profesorit amerikan të Kalifornias, ku Tirana renditet në 4 metropolet e Europës në rrezik.

STUDIMI I UNIVERSITETIT TË KALIFORNIAS:

Ja kryeqytetet në rrezik nga tërmetet, ku brenda 40 viteve

parashikohet një tërmet shkatërrues

Stambolli – Turqi

Karaçi – Pakistan

Katmandu – Nepal

Lima – Peru

Teherani – Iran

Lisbona – Portugali

Mesina – Itali

Tirana – Albania

Athina – Greqi

Luigi Bignami

“La Repubblica”

Studimi në universitetin e Kalifornisë mbi tërmetet: “Brenda 40 viteve, vdekje dhe shkatërrime për shkak të shtëpive të vjetra, apo të ndërtuara keq”. Ja kryeqytetet në rrezik

Rritja e popullsisë urbane që do të shtohet rreth 2 miliard brenda gjysmës së këtij shekulli po “prodhon” pa e kuptuar, një armë të fuqishme të shkatërrimit në masë: shtëpitë. Kështu e nis komentin e vet në përfundim të një studimi, Roxher Bilham, profesor i Universitetit të Kalifornisë. Në studimin e tij është publikuar edhe një “hartë e ardhshme tërmetesh”, pra një listë e qyteteve kryesore që rrezikohen më shumë në botë. Bëhet fjalë sipas studimit, për qytete ku ka gjasa të ndodhë një tërmet katastrofik në 40 vitet e ardhshme.

«Duket se lëvizjet sizmike preferojnë të godasin atje ku janë pikat tona të dobëta” – ka thënë Mustafa Eridk, drejtor i Institutit të inxhinierisë në Stamboll, duke analizuar studimin e profesor Bilham dhe letrën e tij botuar në gazetën “Nju Jork Tajms”.

Stambolli, p.sh., është një qytet “i dobët” për sa i përket pikëvështrimit sizmik. Ai është rritur me një shpejtësi të madhe. Në vetëm 50 vjet ka kaluar nga 1 milion në 10 milionë njerëz, të cilët jetojnë pjesën më të madhe në ndërtime të kryera pa asnjë kriter antitërmet, apo antisizmik.

Një tërmet, si ai që goditi Haitin, në Stamboll mund të shkaktojë nga 30 deri në 40. 000 viktima dhe të lëndojë të paktën 120.000. Janë të shumta ndërtesat e bëra në lartësi pa marrë parasysh kapacitetet strukturore të kolonave apo të mureve mbështetëse. Ka prej tyre që janë të rrezikshme edhe pa pasur lëkundje sizmike. Shumë ndërtime të bëra me rërë deti dhe hekur, janë edhe më të brishta ndaj lëkundjeve sizmike.

«Janë bomba me sahat edhe Karaçi në Pakistan, Katmandu në Nepal, Lima në Peru dhe disa qytete të tjera të mbipopulluara me shpejtësi”, – shpjegon Bilham, në “New York Times”.

Për Teheranin, Bilham ka llogaritur që një lëkundje si ajo e Haitit, mund të sjellë vdekjen e 1 milion njerëzve. Në fakt, për sa i përket Teheranit, disa gjeologë iranianë shumë herë i kanë bërë presion qeverisë për ta spostuar kryeqytetin, i cili gjendet pikërisht mbi një epiqendër sizmike shumë aktive.

Por, situata është e rëndë edhe në qytete të vendeve të industrializuara, apo në zhvillim. Pra, edhe në Europë. Në Lisbonë, Mesinë, Tiranë, Athinë ka gjasa që lëkundjet sizmike, edhe pse jo të forta (6°-7° Rihter) të jenë katastrofike. Dhe të mos harrojmë: Ndërtimet janë vetëm një nga grackat vdekjeprurëse në raste tërmetesh.

Tërmete të fuqishme në gjithë botën, çfarë po na ndodh?

Përshtypja se numri i tërmeteve është shtuar ka tërhequr vëmendjen e alarmuar njerëzit. Por shkencëtarët thonë se me gjithë përshtypjen e krijuar, atyre ende u duhet ta provojnë se numri i tërmeteve në botë është rritur.

Një tërmet i madh tronditi së fundi Turqinë Lindore të hënën në mëngjes. Ai arriti shkallën 6.0 sipas Rihterit dhe deri tani mendohet se ka marrë jetën e 57 vetëve.

Në shumë vendbanime u shkatërruan shtëpi. Pamje nga dëmtimet në fshatin Okcular, në Lindje të Turqisë.Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Pamje nga dëmtimet në fshatin Okcular, në Anadollin Lindor

Ndërkohë, tërmete të mëdha në Tajvan, Kili dhe Haiti vazhdojnë të dominojnë titujt e lajmeve. Por megjithëse ka evidenca që sugjerojnë se këto tërmete mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën, një lidhje midis tyre ende nuk është konfirmuar shkencërisht, thonë shkencëtarët.

Numri i tërmeteve rreth globit mbetet konstant, me gjithë lëkundjet, thotë Wolfgang Frederich, profesor i shkencave që merren me studimin e tokës pranë universitetit Ruhr në Bohum. Statistika nga programi i SHBA për vëzhgimet gjeologjike të tërmeteve tregojnë se numri i tërmeteve midis shkallës 7.0 dhe 7.9 Rihter ka mbetur në dekadën e fundit mjaft konstant, me një mesatare prej 13 tërmetesh në vit.

Në këtë periudhë kohe nuk ka pasur më shumë se katër tërmete të shkallës 8.0 deri në 9.0 ballë. Ndërsa numri i tronditjeve të vogla dhe i shokëve që janë matur është thuajse i pafund, thotë Fridrih nga Universiteti Ruhr.

Rrethi i zjarrit

Toka përbëhet nga katër shtresa: nga shtresa e brendshme, shtresa e jashtme, manteli dhe korja. Korja dhe manteli i sipërm krijojnë litosferën, një shtresë me trashësi 50 km dhe kjo përbëhet nga të ndara që quhen pllaka tektonike. Këto pllaka dihet që e ndryshojnë pozicionin dhe kanë shumë defekte. Shumica e tërmeteve ndodhin përgjatë vendeve me defekte. “Pllakat mund të lëvizin horizontalisht ose vertikalisht, në atë mënyrë që një pllakë lëviz nën një tjetër”, thotë Fridrih.

Shumica e tërmeteve ndodhin në zonën e Paqësorit, të njohur si Rrethi i Zjarrit, një rajon që rrethon bregdetin e Oqeanit Paqësor përgjatë vendeve si Zelanda e Re, Japonia, Alaska dhe Kili.

Koincidencë apo lidhje?

Sipas Fridrihut, modelimet sizmologjike dhe kalkulimet matematikore të shtypjeve dhe të presioneve kanë treguar një rritje të presioneve në pjesë të tjera të botës, pasi ndodh një tërmet. Kjo, e kombinuar me të dhëna statistikore ka krijuar një teori, që tërmet e mëdha si ato të fundit në Haiti dhe Kili mund të rrisin presionin në një pjesë tjetër të pllakës tektonike dhe ta ulin në një pjesë tjetër, duke shkaktuar potencialisht një tërmet pasues në një pjesë tjetër të Botës.

“Problemi është që ti duhet ta provosh se kjo nuk është koincidencë, gjë që është me të vërtetë e vështirë,” thotë ai.

Disa shkencëtarë thonë se ata janë relativisht të siguritë, se pas një tërmeti, presioni rishpërndahet në pjesë të tjera të një pllake tektonike. Por lidhja e këtij efekti me një tërmet të dytë, të mëvonshëm nuk është kaq e thjeshtë, thonë ata.(Shekulli)

KE, Mirel apel politikës: Gjeni kompromis brenda datës 18 Mars
Drejtori i Drejtorisë së përgjithshme të Zgjerimit në KE, Pierre Mirel i ka bërë apel politikës shqiptare të gjejë kompromisin për të kthyer në normalitet jetën parlamentare në vend.

Gjatë fjalës së tij në takimin e parë të komitetit të Stabilizim Asocimit, Mirel ka theksuar se konsensusi politik është jetik për integrimin e Shqipërisë në BE.

Ai pranoi se arritjet e Shqipërisë u zbehën nga zhvillimet e fundit politike, ndërsa apeloi që Komisoni i Ligjeve duhet të sigurojë që të ketë një qëndrim konstruktiv për çështjen e hetimit të zgjedhjeve.

“Duhet të gjendet një zgjidhje, pasi do të ketë një takim të rëndësishëm në 18 mars, e për këtë palët duhet të gjejnë një zgjidhje deri në atë datë”- tha Mirel.

“Te tejkalohen mosmarreveshjet politike, te cilat kane demtuar progreset e Shqiperise. Ne mirepresim kthimin e deputeteve te PS ne Parlament dhe ajo c’ka eshte e rendesishme ne ditet ne vazhdim eshte qe te sigurohet se do kete nje qendrim konstruktiv te Parlamentit”, tha ai.

Sipas tij, kompromisi duhet kërkuar gjatë ditëve në vijim në mënyrë që parlamenti të funksionojë ashtu si duhet.

“Konsensusi politik është thelbësor, konsensusi politik me partive, forcave ekonomike, është mënyrë për anëtarësimin në BE dhe kjo është shumë e rëndësishme. Është e rëndësishme që të mbahet një konsensus për integrimin në BE, të gjendet një zgjidhje”- tha ai.

Te njejtin apel ka bere edhe ambasadori i Spanjës, Manuel Montobio, vendi i të cilit kryeson presidencën e radhës së BE-së.

Sipas tij, dialogu eshte shume jetik per integrimin ne familjen evropiane dhe per kete eshte e rendesishme qe te tejkalohet kriza politike ne Shqiperi.

“Duhet të fokusohemi në sfidat e integrimit në Bashkimin Evropian, por fillimisht duhen kapërcyer mosmarrëveshjet politike. Kjo është pika e nisjes për Shqipërinë.”, Tha Montobio.

NIs takimi i Stabilizim Asocimit

Ka nisur ne Tirane takimi i parë i komitetit të Stabilizim Asocimit, një strukturë në të cilën marrin pjesë përfaqësues të autoriteteve shqiptare dhe atyre të Komisionit Europian.

Pala shqiptare eshte përfaqësuar nga ministrja e integrimit Majlinda Bregu ndërsa Komisioni Europian nga Drejtori i Drejtorisë së përgjithshme të Zgjerimit, Pierre Mirel.

Mbledhja e sotme do të marrë në analizë një spektër të tërë problemesh dhe fushash: që nga situata dhe zhvillimet politike, çështjet që lidhen me drejtësinë dhe pavarësinë e këtij sistemi, çështjet e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, situatën ekonomike dhe masat e parashikuara për përballjen me efektet e krizës, zhvillimet në sistemin fiskal dhe në doganat e tatimet deri në çështjet e transportit, e energjisë apo lirisë së shtypit dhe legjislacionit për mediat.

Një vend të rëndësishëm pritet të zerë në këto diskutime kapitulli i parë, ai që i kushtohet kritereve politike, të cilit në fakt i është lënë edhe më shumë kohë duke qenë se pjesë e vlerësimeve të këtij kapitulli janë një numër i madh temash që lidhen jo vetëm me situatën politike, por edhe me funksionimin e institucioneve, reformat, vecanërisht ato të drejtësisë, çështje të pronës dhe lirisë së shprehjes.

Ky takim i paraprin atij të Këshillit të Asocim Stabilizimit i cili do të mbahet në maj, ku përballë autoriteteve shqiptare do të jenë përfaqësuesit e të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.(Shekulli)

Biznesi, qeveria miraton Avokatin e Tatimpaguesve
TIRANË- Qeveria ndërhyn edhe njëherë në ligjin për procedurat tatimore duke propozuar ngritjen e dy organeve të posaçme për të shqyrtuar ankesat e qytetarëve si dhe njëkohësimin e veprimeve midis ministrisë së financave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Gjatë mbledhjes së djeshme, qeveria miratoi ngritjen e institucionit të Avokatit të Tatimpaguesve i cili do të jetë një organ pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimpaguesve dhe funksion parësor do të ketë tejçimin nё hallkat administrative pёrkatёse të problemeve e të shqetёsimeve të tatimpaguesve.

Krahas kësaj Avokati i Tatimpaguesve do të garantojë plotësimin e të drejtave të bizneseve në marrëdhëniet e tyre me organet tatimore. Ligji autorizon këtë organ të hetojë të gjitha kërkesat e bizneseve që kanë të bëjnë me probleme të administrimit, gabime të zyrtarëve apo shkelje të procedurave ligjore nga organet tatimore.

Pas marrjes së informacionit, Avokati i Tatimpaguesve bashkëpunon sipas rastit me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ose me Drejtorinё e Kontrollit tё Brendshёm duke kërkuar verifikimin e të dhënave që i janë ofruar nga të ankuesit.

Ndryshe nga Avokati i Popullit, i cili zgjidhet me tre të pestat e votave të deputetëve të kuvendit, Avokati i Tatimpaguesve propozohet nga Drejtori i Përgjithshëm dhe miratohet nga Ministri i Financave.

Mos propozimi nga vetë tatimpaguesit si dhe të qënurit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve më shumë se me mbrojtjen e të drejtave të bizneseve duket se Avokati i Tatimpaguesve do të luajë rolin e ndërmjetësit midis këtyre të fundit dhe organeve tatimore.

Ndryshimi tjetër që i është bërë dje ligjit “Për Procedurat Tatimore” ka të bëjë me ngritjen e një organi Këshillimor Tatimor pranë Ministrit të Financave i cili ka për qëllim propozimin e masave, që do të bënin të mundur zbatimin e legjislacionit tatimor me një kosto më të ulët për administratën tatimore dhe tatimpaguesit.

Krahas Avokatit të Tatimpaguesve një tjetër organ që do të merret me respektimin e të drejtave të bizneseve do të jetë edhe Këshilli Tatimor.

Përpos verifikimit të zbatueshmërisë së dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me detyrimet tatimore të biznesve, Këshilli Tatimor do të ketë kontakte të ngushta me bizneset nëpërmjet marrëveshjeve të bashkëpunimit apo hartimin e materialeve shpjeguese për bizneset. Gjithashtu, ky këshill parashikohet të organizojë herë pas here edhe seanca trajnimi për punonjësit e tatimeve.

Mësohet se përfaqësues të bizneseve ia janë drejtuar personalisht me një letër Kryeministrit Berisha duke i kërkuar marrjen më shumë në konsideratë të sugjerimeve të tyre gjatë hartimit të ligjeve që i prekin ato. Duket se kjo ka qenë edhe shtysa kryesore e ngritjes së këtyre organeve.

“Asnjë ligj dhe asnjë vendim që i intereson një grupi, shtrese a komuniteti të caktuar. Natyrisht, ne nuk mund të marrim përsipër të pasqyrojmë çdo mendim a dëshirë, por përpiqemi, sigurisht, të dëgjojmë sa më shumë dhe të gjejmë një rezultante sa më të përshtatshme për interesat e grupeve të interesit”, – tha deklaroi dje Berisha.

Privatizimet, ngrihet këshilli ndërministror

TIRANË- Nisur edhe nga vala e re e privatizimeve që ka ndërmarrë, qeveria ka ndryshuar edhe strukturën e menaxhimit të shoqërive me kapital shtetëror. Këshilli i Ministrave miratoi dje ndryshimet në ligjin “Për transformimin e ndërmarrjeve shtetërore në shoqëri tregtare”, duke ngritur një organ të posaçëm menaxhimi pranë Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës.

Anëtarët e Këshillit do të propozohen nga tre institucione. Një e treta parashikohet të jenë përfaqësues të Ministrisë së Financave, të njejtën numër anëtarësh do të propozojë edhe METE që është organi përgjegjës për privatizimin e aseteve shtetërore. Ndërkaq pjesa tjetër e anëtareve do të propozohet nga ministria e linjës apo organet e qeverisjes vendore të cilët përfaqësojnë shtetin në shoqëritë përkatëse.

Qeveria ka paralajmëruar një fazë te re privatizimesh gjatë viteve në vijim ku përveç shkollave, spitaleve dhe digave parashikohet shitja e çdo aseti tjetër shtetëror.

Prokurimet, organ i posaçëm për ankesat

TIRANË- Organizimi i tenderëve për investimet publike mbetet një nga çështjet më të debatuara në rrethin e biznesit. Pas ngritjes së strukturës për kryerjen e procedurave në formë elektronike qeveria krijon edhe një organ tjetër i cili do të trajtojë ankesat për sa i përket Prokurimeve Publike.

Ky organ nuk do të jetë në varësi të Agjencisë së Prokurimeve Publike çka e bën më të besueshëm funksionomin e tij. Me ngritjen e këtij institucioni nuk do të jetë më APP-ja ajo që shqyrton ankesat për sa i përket prokurimeve. Ngritja e Komisionit të Prokurimit Publik cilesohet si një nga hapat përfundimtarë në reformimin e sektorit të prokurimeve publike në vend.(Shekulli)

Ndërtimet pa leje, bashkia përplaset me ministrinë
VLORË/ Policia bashkiake ka urdhëruar ndërprerjen e punimeve për një mini-mol për jahtet qeveritare

VLORË – Një ndërtim i nisur nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes për një mini-mol që do t’iu shërbejë rezidencave qeveritare në afërsi të tunelit në Vlorë, ka sjellë në një përplasje mes këtij institucioni dhe Bashkisë së Vlorës.

Kjo për faktin se në momentin që kanë filluar punimet, është edhe pezullimi nga ana e vendorëve, duke e cilësuar atë si një ndërtim pa leje. Mësohet se ndërtimi i molit ka nisur ditën e martë, gjatë kohës së të cilës janë hedhur bazamentet e betonit mbajtës të molit.

Por ndërkohë, mëngjesin e djeshëm, në vendin ku po zhvilloheshin punimet është paraqitur policia bashkiake, e cila iu ka kërkuar punonjësve që ndërtonin të ndërpresin punimet pasi për një vepër të tillë nuk kishte asnjë leje nga ana e Bashkisë së Vlorës.

Sipas burimeve zyrtare nga bashkia e qytetit bregdetar, hapësira në të cilën do të ndërtohet mini-moli është pronë e Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa për ndërtimin e nisur askush nuk ka marrë leje nga autoritetet vendore, dhe si i tillë ndërtimi konsiderohet pa leje.

Kreu i Bashkisë së Vlorës ka urdhëruar ndërprerjen e ndërtimit pa leje me ndërhyrjen e policisë bashkiake, ndërsa ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga pala tjetër.

Aktualisht, ndërtimi është ndërprerë për një moment të dytë, ndërsa kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, tha për mediat se asnjë ndërtim pa leje nuk do të lejohet në territorin e bashkisë dhe se kësaj çështjeje do t’i qëndrojë mbi kokë me qëllim moslejimin e shkeljes së ligjit.

Vendorët shprehen se pezullimi do të vijojë deri në momentin që do të merret leja nga ana e bashkisë, sipas të gjitha procedurave, dhe më pas mund të vijojnë me ndërtimet. “Nuk kemi të bëjmë me një konflikt mes dy institucioneve, por thjesht me një kërkesë për respektimin e të gjitha procedurave”, -shprehen burimet nga Bashkia e Vlorës.

Aktualisht ndërtimi i molit, që mendohet se do të shërbejë për ankorimin e jahteve për llogari të rezidencave qeveritare aty pranë, nuk do të vijojë deri në momentin që çështja mes vendorit dhe Ministrisë së Mbrojtjes do të zgjidhet.(Shekulli)

Aldo Bare, refuzohet gjykimi i shkurtuar
“Çështja nuk mund të gjykohet me aktet që ndodhen në dosjen e sjellë nga prokuroria dhe duhet të shqyrtohet me themel,- u shpreh gjykata

Pas vendimit të djeshëm, avokati i Aldo Bares, kërkoi përjashtimin e trupit gjykues të kryesuar nga Fatmira Hajdari

TIRANË- Alfred Shkurti alias Aldo Bare, i akuzuar si organizator dhe drejtues i “bandës së Lushnjës” humb të drejtën e përfitimit të uljes së 1/3 së dënimit përfundimtar, nëse do deklarohej fajtor për akuzat e ngritura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Kjo ndodhi dje për shkak të refuzimit të gjykimit të shkurtuar nga trupa gjyqësore e kryesuar nga gjyqtarja Fatmira Hajdari. Menjëherë pas publikimit të këtij vendimi që hidhte poshtë kërkesën e të pandehurit dhe avokatit të tij mbrojtës Vladimir Meçi, ky i fundit me kërkesë të klientit të tij, të kërkoi përjashtimin e pesëshesh gjykuese, me arsyetimin e paragjykimit të këtij procesi penal.

Trupa gjyqësore e çështjes e kryesuar nga gjyqtarja Fatmira Hajdari dhe anëtarët Artan Broci, Altin Abdiu, Sokol Tona e Kreshnik Omari, një javë pasi dëgjuan kërkesën e prokurorisë për mos pranimin e gjykimit të shkurtuar ndaj Aldo Bares e pranuan kërkesën e akuzës. Në këtë mënyrë u rrëzua ajo e mbrojtjes, për gjykim të shkurtuar që i jepte mundësinë Aldo Bares të fitonte një të tretën e dënimit maksimal të mundshëm.

“Çështja nuk mund të gjykohet me aktet që ndodhen në dosjen e sjellë nga prokuroria dhe çështja duhet të gjykohet me themel për të mos u shprehur më pas se çështja ishte paragjykuar. Si dhe i pandehuri Aldo Bare është hetuar në mungesë nga prokuroria”- tha gjyqtarja Hajdari e mbështetur nga katër anëtarët e tjerë të trupës gjyqësore.

Menjëherë pas këtij vendimi të ndërmjetëm të lexuar nga kryesuesja e pesëshes gjykuese, reagoi në seancë gjyqësore avokati Meçe duke kërkuar ndërprerjen e seancës gjyqësore për dorëzimin e një kërkese për përjashtimin e trupës gjyqësore në kryesekretari. “Sot (dje), në datën 10 mars 2010, u njohëm me vendimin e kësaj gjykate për rrëzimin e kërkesës së avancuar nga ana jonë.

Duke mos paragjykuar vendimin e marrë nga gjykata, çmojmë se ndodhemi përpara një pengese të pa kapërcyeshme për vazhdimin e gjykimit të kësaj çështjeje nga ky trup gjykues, në kushtet kur tashmë ai është vënë në dijeni të të gjitha deklarimeve të marra në fazën e hetimeve paraprake, çka krijon premisa serioze për paragjykimin e çështjes nga ana e tyre.

Në kushtet e sipërme, me qëllim që të mos paragjykohet vendimi që kjo e nderuar gjykatë do të marrë, kërkoj përjashtimin e trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtarja Fatmira Hajdari e të përbërë nga gjyqtarët Artan Broci, Sokol Tona, Altin Abdiu dhe Kreshnik Omari nga shqyrtimi i çështjes në ngarkim të të mbrojturit dhe përfaqësuarit prej meje, Aldo Bare alias Alfred Shkurti”-thuhet në kërkesën e avokatit Meçe.

Aldo Bare, i akuzuar si kreu i bandës së Lushnjes, dy javë më parë kishte depozituar një kërkesë për gjykimin e çështjes së tij në formë të shkurtuar, duke pranuar aktet në dosje. Pas kërkesës së avoktatit Meçi, përfaqësuesi i akuzës së Krimeve të Rënda, i kërkoi trupit gjykues të çështjes refuzimin e kërkesës, për shkak se ishte e nevojshme thirrja e dëshmitarëve.

Shorti cakton sërish Kurushin për Baren

Pas depozitimit të kërkesës për përjashtim të trupit gjykues të procesit penal në ngarkim të Aldo Bares, kancelaria e Gjykatës së Krimeve të Rënda caktoi me short gjyqtarin Klodian Kurushi për shqyrtimin e saj.

Ndërkohë, pak ditë më parë, Gjykata e Lartë nuk pranoi të shqyrtojë rekursin e të pandehurit Bare për shuarjen e masës së sigurisë për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit si dhe shfuqizimin e procesverbalit të seancës gjyqësore të verifikimit të masës së sigurisë me personin e ekstraduar nga Turqia Aldo Bare.

Ndërkaq, sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda mbi të pandehurin e akuzuar si koka e “bandës së Lushnjës” rëndojnë akuzat e “Vrasjes me paramendim” pesë herë; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”; “Shkatërrimit të pronës me zjarr”; “Krijimit të organizatës kriminale” si dhe “kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale”.

Bare kërkoi edhe njëherë tjetër përjashtimin e Hajdarit

TIRANË- Edhe pak muaj më parë, konkretisht në seancën e datës 9 dhjetor 2009 ka qenë vetë Aldo Bare me ndihmën e avokatit të tij mbrojtës Vladimir Meçe që ka kërkuar përjashtimin e kryetares së trupës gjykuese, gjyqtares Fatmira Hajdari, e njohur ndryshe edhe si bashkëshortja e Azem Hajdarit.

Kjo kërkesë e avokati Bare u rrëzua dhe nuk u pranua, edhe pas pretendimeve se dosja e klientit të tij është politizuar nga maxhoranca.

“Me qëllim që si për mua ashtu edhe në përgjithësi për opinionin, të mos paragjykohet vendimi që kjo e nderuar gjykatë do të marrë, duke përjashtuar me këtë rast çdo shkak, a arsye personale, kërkoj që ky trup gjykues të mos kryesohet nga gjyqtarja Fatmira Hajdari”,-patë thënë avokati Meçe në kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Hajdari.

Pas kësaj kërkese gjyqtarja Hajdari parimisht shprehu gatishmërinë duke i paraprirë kësaj kërkese, që një javë më pas nuk u pranua përjashtimi i saj nga kryetari i Gjykatës së Krimeve të Rënda, gjyqtari Dritan Hallunaj.(Shekulli)