www.jetestudentore.com

Studenti i Marinës
Një student i ri i marinës ishte vendosur në anije nën mbikqyrjen e një kapiteni të moshuar.

“Cfarë do të bësh nqs përpara anijes të vjen një stuhi e papritur?”

“Do të lëshoj një spirancë, zotëri” ju përgjigj studenti kapitenit.

“Cfarë do të bësh nqs një tjetër stuhi të vjen papritur nga mbrapa anijes?”

“Atëherë do të hedh një tjetër spirancë, kapiten”

“Po nqs një stuhi tjetër të vjen nga  e majta jote cfarë do të bësh atëhere?” e pyeti kapiteni

“Do të hedh një tjetër siprancë në det, zotëri”

“Prit pak,” tha kapiteni. “Ku i gjen gjithë këto spiranca që i hedh në det ti?”

“I gjej në të njëjtin vend ku ju gjeni kaq shumë stuhi të papritura, zotëri.”

E diela po vjen
“……..sepse pashka jonë, që është Krishti, u flijua për ne” 1 Korintasve 5:7b

Parashikimi i kohës
Një grup xhirimi ishte vendosur për punë diku në shkretëtirë. Një ditë një Indian u afrua afër rregjizorit dhe i tha “Nesër shi”.” Dhe me të vërtetë që të nesërmen ra shi. Pas një jave, Indiani shkoi përsëri tek rregjizori dhe i tha, “Neser stuhi”. Ditën tjetër pati një stuhi të fortë.

“Ky Indiani është i paparë” tha rregjizori. Ai i kërkoi sekretares së tij që të punësonte Indianin për të parashikuar kohën. Gjithësesi pas disa parashikimeve të sukseshme, Indiani nuk u duk aty për afro dy javë. Më në fund rregjizori i coi fjalë me dikë. “Më duhet të xhiroj për disa orë nesër dhe varem tërësisht nga ty. Si do të jetë koha ?” Indiani mblodhi supet. “Nuk e di,” tha ai. “Radio prishur”

E VERTETA
Bledi C-Style

E VERTETA

Ti mua me degjo

dhe cka them me beso

se eshte… e verteta

Jezusin ti beso

fjalen e Tij degjo

se eshte… e verteta

Pjesa 1.

Sa shume fe ka ne bote

dhe nuk kane ndonje ndryshim

secila prej tyre thote

se eshte rruga e vetme per shpetim.

Te gjithe mendojne

se Zotin po kerkojne

duke ju lutur idujve

dhe statujat i adhurojne.

Dhe me shume nderojne

njerezit qe kane qene profet,

ata sherbetore te Zotit

keta i luten si Zotit vete.

Cdo vite ata kremtojne te gjitha festat e tyre

hane edhe gezojne pa njohur veprat e tyre.

Por une po ju shpall te verteten

se Jezusi per ne dha jeten

dhe nuk e kurseu veten

por e zbrazi per gjithe boten.

Dhe me kte Ati yne tregon

vertet se sa shume na don

se me ket sakrific qe beri

kushdo beson Krishtin ai shpeton.

Dhe Ate do lavdroj

dhe Ate do besoj

sepse eshte rruga e vetme qe ne mund te na shpetoj.

Jezusi eshte mbret mbi mbret,

Ai eshte Zoti vete

Ate ndiq Ate beso se vetem Ai jep jete.

Ref.

Ti mua me degjo

dhe cka them me beso

se eshte… e verteta

Jezusin ti beso

fjalen e Tij degjo

se eshte… e verteta (2X)

Pjesa 2.

Ka nga ata qe besojne

se nga veprat e mira mund te shpetosh

dhe kur te vij dita e gjykimit

nga e mira me shume te anosh.

Por keta skan siguri

dhe asnje me te vertet s’e di

se a do te shpetoj apo ne ferr do shkoj ai.

Degjo

Mos me keqkuptoni

nuk po them te mos besh mire

por kjo nuk eshte menyra qe ti te jesh i lire.

Eshte sikur ne nje gote uje ti nje pike helm te hedhesh

sado i paster te ishte uji

nga ai ti do te vdesesh.

Por Zoti eshte i drejt

Ai eshte 100 % i shenjt

dhe pa qene ti i paster

s’mund te hysh ne vendin e shenjt.

Sepse mekati eshte brenda nesh

dhe i paster vet smund te jesh

dhe paga e mekatit eshte vdekja

dhe keshtu gjithkush do vdes.

Por Perendia Birin dergoi

qe me gjakun e Tij t’na pastroj

dhe kushdo ne Te t’besoj

do te kete jete do te shpetoj.

Ai mori mbi vete tere denimin qe ne meritonim

atje ne ate kryq ne Golgote

ku ne filluam ta gozhdonim.

Ref.

Ti mua me degjo

dhe cka them me beso

se eshte… e verteta

Jezusin ti beso

fjalen e Tij degjo

se eshte… e verteta (2X)

ZGJEDHJA E VËSHTIRË…
Eseja e mëposhtme është eseja fituese e çmimit të parë të konkursit të organizuar nga Botimet Jeta e Re në Nëntor-Dhjetor 2011 për librin “Zot, Gënjeshtar, apo i Çmendur”.

ZGJEDHJA E VËSHTIRË…

Mua Zoti më ka folur! Ka qenë data 31 korrik 2006. Prisja të më lindte djali. Të gjitha masat që mund të marrë njeriu për të shkuar mbarë gjithçka ne i kishim marrë dhe si çift ishim përgatitur për të patur lindje natyrale….

…Në vitin 1993, kur unë isha gazetar në TVSH , më vijnë një grup burrash të cilëve u kishte prishur shteti shtëpitë për të ndërtuar pallat. Ndërroi sistemi, ndërmarrja u shkri dhe ata mbetën në rrugë pa shpresë se mund t’i ndihmonte dikush. Unë e ndoqa si gazetar disa herë këtë çështje deri sa ata nuk u dukën më. Pikërisht, atë mëngjes 31 korriku, teksa ngjisja shkallët e jashtme të maternitetit, ku prisja me emocione të paprovuara kurrë, ardhjen e birit tim në jetë, njeriu i parë që më shfaqet në derë ishte njëri prej këtyre burrave. I veshur me përparësen e bardhë të spitalit ai ndaloi dhe me shumë mirënjohje më pyeti: “Zoti Armir, si mund t’ju ndimoj?” Një ngazëllim i patregueshëm më kaploi atë çast. Pikërisht në ditën më të lumtur por edhe më të sikletshme të jetës sime, një njeri , të cilit unë i isha gjendur pa asnjë tjetër prapamendim, veç ndihmës njerëzore, sot më shfaqej në derë të spitalit duke më treguar se e mira nuk humbet në këtë botë por të shpërblehet. Vërtet nuk kisha nevojë për atë zotëri, pasi të tjerë njerëz merreshin me ardhjen në jetë të fëmijës tim, por nëse nuk do t’i kisha patur ata, ky person që mu shfaq tek dera mund të qe shpresa dhe ngushëllimi i vetëm i atij momenti. …

…Pak më vonë mësuam se fëmija nuk duhej të lindte në rrugë natyrale por me operacion. Shkenca kishte dështuar në parashikim. Megjithë paisjet dhe kujdesin e pafund njerëzor që treguan ata që merreshin me shtatëzaninë e sime shoqeje, nuk arritën ta parashikonin se foshnja duhej të lindte me ndërhyrje kirurgjikale. Duke qëndruar pranë sime shoqeje, me një emocion pozitiv tashmë të kthyer në ankth, në korridor kalon një grua , edhe ajo me përparëse të bardhë. Më sheh, ndalon, kthehet dhe më pyet: “Armir Shkurti?” “PO!” – i përgjigjem. “Më lejo të të përqafoj – më tha – pasi ti je njeriu që ke marrë për herë të parë vajzën time, pa asnjë lloj interesi”. Ajo ishte kryeinfermjerja dhe i qëndroi gruas time mbi krye gjatë gjithë lindjes, njëlloj si mbi kryet e bijës së saj. Kur gjithçka përfundoi ajo ishte shprehur diku: “Ma bëri të mirën tek fëmija, pata kënaqësinë t’ja shpërblej tek fëmija”

Dy rastësi brenda dy orëve, besoj se nuk janë edhe aq rastësi. Për mua, ashtu siç thotë Gjon Pagëzori “Fjala u bë mish e banoi ndër ne”, edhe sot ne Ati na flet me gjuhën që ne e kuptojmë, por “shqisa” për të dëgjuar fjalën hyjnore është zemra. Ato që ndjen zemra kur syri dhe mendja shohin, përbën lidhjen e njeriut me perëndinë. Siç ka thënë Ciceroni “Zotin e njohim nga veprat e tij”, unë e njoha (dhe kjo nuk qe hera e parë) nga shembulli që AI më dha vetë duke më nxjerrë në udhën time në ditën time më të sikletshme, dy njerëz shumë të vyer për mua, por që pikërisht unë me vullnetin dhe ndihmën e Zotit atyre u kisha ngjallur të njëjtin çlirim e shpresë dikur. Reagimi i parë është frika. Gjithëpushteti hyjnor të bën të ndjehesh krejtësisht i zhveshur e i pafuqishëm. Siç pa dhe shpërbleu të mirën, krijuesi di dhe ndëshkon edhe mëkatin. Por vetëm pak çaste pas frikës në shpirtin tim erdhi e mbretëroi adhurimi dhe dashuria për ATIN. Këtë dashuri – megjithëse nuk jam i krishterë – dua ta them se ma ka mësuar Jezu Krishti. Këtu më duhet të sqaroj pak marrëdhënien time me besimin. Unë besoj në Zot. Besoj shumë. Kam lexuar librat e shenjtë (Dhjatën e re, Kuranin dhe një pjesë të Dhjatës së vjetër) dhe ende nuk e kam vendosur cila është struktura ime e të besuarit. Nëse zgjedh njërën më duket sikur bëj tradhëti ndaj tjetrës. Por kuptimin e dashurisë së amëshuar e pranoj se e kam mësuar prej Krishtit. Koncepti i të dashurit të të afërmit si vetveten dhe – ajo që e dallon qartaz Jezu Krishtin – është FALJA DHE DASHURIA PËR ARMIKUN!!! Titulli i librit “Zot, gënjeshtar apo i çmendur” më kujtoi se edhe unë dikur (pa guxuar ta quaj çmendur, por me një goxha dyshim në vetvete ) kam reflektuar shumë. Si mund të duash atë që të bën keq? Si mund të thuash, teksa po të marrin jetën: “Fali Zot se nuk dinë ç’bëjnë?” … kjo është çmenduri… (kam guxuar ta pëshpëris brenda mendjes sime)….

Para se të njihja Jezu Krishtin – i cili ishte i ndaluar për ne nga sistemi – fshehtas dhe me plot etje kam lexuar më të mëdhenjtë e psikoanalizës në botë. Kudo i kam gjetur në një mendje se njerëzit me çrregullime a sëmundje psiqike kanë si tipar pikërisht cënimin e sferës afektive. Pra , më thjesht, një i sëmurë psiqik, ashtu si një ulok pa duar apo pa këmbë, është një ulok PA DASHURI! Pra le të guxojmë të pyesim nëse një i çmendur që jo rrallë vret edhe të afërmit e tij, mundet të japë edhe jetën për dashurinë? Le të marrim një kryevepër të dramaturgjisë botërore. Tragjedinë Romeo e Zhuljeta. Ti je në sallë dhe drithërohesh dhe qan kur sheh sesi një djalosh i dashuruar marrëzisht me një vajzë vret veten kur sheh se objekti dashurisë së tij nuk jeton më. Më pas, vajza që zgjohet nga një vdekje e rreme, vret edhe ajo veten pasi sheh se ka humbur përjetësisht objektin e dashurisë së saj. Tani shohim një burrë 33 vjeç që shkon i qetë me kryq mbi supe për të vdekur në emër të dashurisë për gjithë njerëzimin: ata që po jetojnë me të dhe që do të jetojnë edhe pas kryqëzimit të tij. Ashtu si çifti i të dashuruarve në tragjedinë e Shekspirit, për këtë njeri me kryq mbi shpinë nuk ka kuptim jeta pa dashuri. Por jo jeta e tij: jeta jonë. Ai ka gjithë dashurinë e amëshuar për veten e tij. AI po i le xhelatët ta vrasin në emër të dashurisë për ne. Që neve të jetojmë pa peshën e mëkatit, me zemrën e ndriçuar prej ngazëllimit të dashurisë hyjnore. Kështu ne mund të jetojmë të lumtur, me jetën plot kuptim dhe ngjyra, ashtu siç ndoshta Romeo e Zhuljeta do të kishin kaluar ditët së bashku. Me lotë ndër sy për dy të dashuruarit fatkeqë ne themi: “Gjynah! Sa të mirë! Çfarë tragjedie! Madhështore…” ë rastin e atij që sakrifikohet për dashurinë tonë ne pyesim: “Mos është i çmendur ky?”. . Vdekja e një dashnori të dëshpëruar na mbyt me ngashërim, ndërsa poshtërimi kolektiv, mizoria e pamëshirshme ,ekzekutimi çnjerzor i një njeriu që i ka pranuar të gjitha këto thjesht që ata që do të mbeten gjallë pas tij dhe që do të lindin në shekuj, të kenë dashurinë e amëshuar, të kenë faljen e mëkateve dhe shpëtim të jetës së tyre. Mos ndoshta me “i çmendur” duam të themi “i jashtëzakonshëm”? Mbase këtë kanë menduar bashkëkohësit e tij kur e kanë parë të kryejë mrekulli siç është ringjallja e Llazarit apo shërimi i të verbërve. Mbase edhe ne kështu do ta quanim sot: Një njeri i mrekullive, nëse do të qe thjesht për bëmat e tij. Mbase një magjistar a iluzionist , siç ka plot sot që gëlltisin zjarr, ndajnë më dysh një trup njeriu në skenë dhe e ngjisin sërish. Pyetja është PËRSE e bënte? Një magjistar, iluziuonist a prestigjator sot këtë zanat e ushtron për të fituar para dhe famë. Një shëronjës i mjekësisë alternative (me biorryma, hipnoza etj) gjithashtu e bën për të fituar para. Në kohën e tij Jezu Krishti mund të qe bërë shumë i pasur nëse këto marifete do t’i kishte shfrytëzuar për të çuditur popullin dhe parinë e vendit. Sa baste do të viheshin për kthimin e ujit në verë apo shumëfishimin e bukës dhe peshqve! Sa të sëmurëve do nga parija e vendit do t’u kishte rikthyer shëndetin, duke siguruar një vend të privilegjuar në shoqërinë e kohës, nderim dhe para.Në fund të fundit, a nuk është motivi kryesor i gënjeshtrës të shpëtosh vetveten dhe të përfitosh diçka prej saj? A nuk është mashtrimi vepër penale meqë ti përfiton diçka nga truket që përdor ? Atëhere a mud të quhet mashtrues e gënjeshtar ai që gjithë mjetet për një jetë më të mirë dhe pozitë më të lartë shoqërore i përdor për të çuar vetveten drejt një vdekjeje të tmerrshme? A mund të quhet gënjeshtar dikush që i kërkohet thjesht të mohojë që nuk është biri i perëndisë dhe ai (qoftë për qejf të gënjeshtrës) nuk pranon ta bëjë por vazhdon kalvarin? Janë dy shkenca që duhet të japin shpjegim: Jurisprudenca dhe psikologjia.

Shkenca

Që prej Rëne Dekartit ,matematikan, fizikant, filozof francez lindur më 31 mars 1596 dhe vdekur më 11 shkurti 1650 shkenca dhe feja janë ndarë. Në kushtet e zhvillimit të sotëm vetë bota akademike ka hedhur tezën e ribashkimit, në një formë të përshtatshme të të dyjave. Kjo sepse ka plot dukuri shkencore që nuk shpjegohen dot më vetëm shkencërisht dhe plot mistere të fesë që kanë nevojë edhe për shkencën për të dalë në dritë. Le të themi se në 2000 vjet krishtërimi ka mbetur pak a shumë po ai në total, dhe krejtësisht i pandryshueshëm në doktrinë. Ndërsa shkenca është gjithnjë në evolucion. Teori që kanë bërë revolucione në fizikë, kimi, matematikë, sot shtudiohen thjesht për qëllime mësimore pasi janë zëvendësuar dhe zëvendësohen përditë nga teori të reja. Shkenca e shekullit të XX provoi shkencërisht se universi ka një datë krijimi . Provoi se ka edhe një rregullsi të përsosur të drejton gjithësinë. Teori si ajo e Çarls Darvinit, nëmos kanë rënë tërësisht posht, shtrojnë më shumë pyetje sesa japin përgjigje. Nëse njeriu rrjedh nga evoluimi i majmunit, po majmuni nga erdhi? Po ndërgjegjja si u krijua dhe përse? Albert Ajnshtajn , zbuluesi i teorisë së relativitetit ka thënë : “një gjë është absolute: që çdo gjë është relative”. Pra me një disiplinë që është përjetësisht në evolucion, me teori që ngrihen dhe rrëzohen a kundërshtohen, a mundet që njeriu të shpjegojë në mënyrë përfundimtare misteret e krijimit dhe krijuesit? Zoti nuk luan me zare – thotë sërish Ajnshtajn që do të thotë se GJITHÇKA në univers ka rregullsinë dhe ligjshmërinë e vet. Me këtë ligjshmëri absolutisht njerëzore ATI veproi me BIRIN e tij….nocioni AT dhe BIR nuk më lë në këto çaste të eci më tej me shkencën….pra po qëndroj pak tek ATI dhe BIRI. A është Jezu Krishti biri i Krijuesit? Atëhere le t’ja bëjmë këtë pyetje shkencës sot: Nëse një fëmijë lind nga fekondacioni in vitro, kur fetusi i fekonduar vendoset në mitrën e një gruaje tjetër bartëse….kush është nëna? Po baba, a mund të quhet ai që thjesht ka dhënë spermën e cila më pas përpunohet artificialisht jashtë proçesit ngatyror të ngjizjes së fëmijës? Po me krijesat e klonuara, cili quhet biologjikisht AT dhe cila MËMË? Po një domate e modifikuar gjenetikisht me genet e merlucit për t’i rrezistuar të ftohtit, çfarë bime është dhe kë ka “mëmë” dhe “at”? Pra nëse skeptikët kanë shtruar në shekuj pyetjen a është Krijuesi i Gjithësisë Ati i Jezu Krishtit, besoj se me aventurat e reja të shkencës, ky nocion është shumë më i ngatërruar sot sesa 20 shekuj më parë. Kur një krijesë tokësore arrin të riprodhojë të ngjashmin e vet jashtë rrugës natyrale të fekondimit seksual si dhe të prodhojë krijesa të tjera nëpër enë qelqi e metali, përse i duhet mohuar Krijuesit të Gjithësisë, atij që ndau dritën nga errësira, që ndau ujin nga toka, që nga balta krijoi njeriun dhe më pas nga brinja e tij krijoi gruan, të mos ketë mundësi që , me udhët e tij të mistershme të mundësojë që një grua e virgjër të ngelet shtatzënë? Ka ndodhur shpesh që fëmijë të adoptuar, në moshë të madhe kanë njohur prindërit biologjikë, por që deri në vdekje “nënë” dhe “baba” u kanë thënë atyre që i kanë rritur, ushqyer dhe edukuar. Nisur nga kjo e fundit, moralisht, Jezu Krishti njeh për AT atë që e solli në këtë botë me një qëllim hyjnor dhe ATË që i formoi dhe frymëzoi gjithë strukturën shpirtërore dhe mendore. Biologjikisht është ati që e ngjizi vërtet në barkun e një njeriu por, ndryshe nga ç’komentohet mëkot nga “dijetarë” (qoftë edhe besimtarë të feve të tjera) JO ME RRUGË SEKSUALE! Këtë e dëshmon fakti se e ëma ishte VIRGJËRESHA Marie. Fakti i virgjërisë përjashton raportin seksual dhe akuzën se “Zoti nuk mund të ketë fëmijë sepse është i pastër nga këto lloj raportesh”. I rikthehem Gjon Pagëzorit të cituar edhe në librin “Zot, gënjeshtar apo i çmendur” “Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne” . Për ta futur Birin në jetën tonë duket sikur Krijuesi ka thyer rregullat hyjnore që ka vendosur vetë: Ngjiz një foshnje në barkun e një virgjëreshe. Këto “thyerje ligjesh” nga i Plotfuqishmi kanë sjellë ndryshimet dramatike të jetës njerëzore. Nga balta krijoi Adamin (pra lindje pa asnjërin nga prindërit). Nga brinja e Adamit krijoi Evën (pra lindje pa nënë). Më pas bëri prindër një çift në pleqëri të thellë, përtej çdo mundësie lindjeje (Abrahamin dhe Sarën). Ndaj, megjithëse e jashtëzakonshme dhe përjashtim prej rregullit, ngjizja e Marias së virgjër është një rregullsi në përjashtimet që vetëm Krijuesi i di se përse i bën. Siç ka thënë shën Athanasi, “Një Zot i kuptueshëm nuk do të qe Zot”. Por që deri më sot nuk ka guxuar asnjë llojë shkence ta mohojë atë që dëshmitarët e kanë parë dhe dëgjuar në atë kohë. Po ashtu dëshmitarët e asaj kohe e kanë paguar me vuajtje dhe jetë pohimin se kanë parë dhe prekur Jezusin e ringjallur. Pikërisht ngjizja hyjnore dhe ringjallja janë dëshmi e “thyerjes” së rregullsisë pikërisht për të respektuar rregullsitë e vendosura nga ATI. Lindja dhe ringjallja janë përshkuarja e largësisë së Jezusit nga froni në krah të Atit deri Tokë, për të jetuar si gjithë të vdekshmit e tjerë dhe më pas rikthimi për tek Ati, ose, nëse guxojmë të interpretojmë Gjon Pagëzorin “fjala u bë mish dhe banoi ndër ne”, në “mishi u rikthye në fjalë të banojë përjetësisht ndër ne”. Ndoshta hebrenjtë e asaj kohe janë pezmatuar e zhgënjyer që në vend të mbretit çlirimtar, Mesisë që do t’i çlirojë nga pushtuesit, u erdhi një marangoz që thoshte se qe Mesia që do t’i çlironte nga mëkati. Ata kanë pritur një hero me shpatë në dorë që shporr romakët nga toka e tyre dhe sjell lirinë. Por në fakt shohin një burrë të ri që shkon në kryq se nuk pranon të mohojë që është Mesia, Biri i Zotit. Nëse e lexon qoftë edhe si ateist Dhjatën e Re, të bie në sy figuracioni i pasur, parabolat, krahasimet , metaforat dhe plot figuracione që shfaqen në ato që thotë Jezu Krishti. Mesia u ka folur bashkëkohësve të tij , por edhe neve sot, pikërisht me anë të figurave. Thellimi në besim bën të hapen sytë e zemrës për të parë e dëgjuar ato që AI ka dashur të na thotë.

A ka qenë Mesia mbreti që prisnin hebrenjtë?

Në fund të fundit, ç’prisnin hebrenjtë nga mbreti i tyre? LIRINË! Për ta, mungesa e lirisë ishte për shkak të pushuesve të huaj. Por ta zemë se Mesia do të qe thjesht një luftëtar i zoti, heroik, i aftë, i dashur me popullin e tij… Ai do të kishte udhëhequr Izraelin në luftën çlirimtare dhe më pas, ose vet ose pasardhësi, do të kishte ndërtuar një shtet, mbase më të drejtin në botë, por gjithësesi një njësi administrative që përherë ka kufizimet dhe padrejtësitë e veta. Po le ta zemë se në të gjallë të tij do t’u jepjte gëzim e pasuri shtetasve të tij e më pas, në moshë të thyer do të vdiste e sërish, nëmos pushtuesi, një tiran vendas , do të shtypte a kufizonte ato që edhe sot quhen “liri”. Po ç’është liria? Për për një komb të pushtuar është largimi i pushtuesit, për një popull të shtypur është largimi i tiranisë, për një të burgosur është gjithë hapësira që ekziston përtej mureve të burgut, për një të sëmurë është rikthimi i shëndetit, për një adoleshent është thyerja e çdo rregulli që ka vendosur shoqëria, për një të uritur – një tryezë plot gatime të mira ku mund të hash sa të duash… Ndoshta një mbret i mirë mund edhe t’i sjellë të gjitha, në mos një pjesë të këtyre lirive. Por nga mëkati nuk të çliron dot askush përveç vetes apo atij që zgjedh ti të shpëtosh shpirtin tënd. Këtë dimension lirie e solli Jezu Krishti duke predikuar: “Unë jam rruga, e vërteta, jeta”. Siç ai vetë thotë Ati IM dhe jo ATI YNË, edhe ti dhe unë sot kemi MBRETIN TËND apo TIM. Është po e njejta marrëdhënie që Biri kishte me Atin. KREJTËSISHT INDIVIDUALE. Mbreti IM, ndryshe nga mbreti a kryeministri a presidenti YNË, nuk kujdeset për zgjedhësit, për rrugët, ujin e pijshëm, luftën, paqen, diplomacinë… por kujdeset thjesht për çlirimin e shpirtit nga mëkati dhe udhëheqjen në rrugën e mirë. Pikërisht ky dimension krejtësisht tjetër i lirisë, i vendosur në kultura të ndryshme, bën diferencën me kultura të tjera ateiste. Nuk do të qe aq madhështor Parisi, Roma, Firencja, Madridi etj pa këtë kulturë dhe liri. Para shumë vjetësh shkova në Paris në një udhëtim pune. Shumë më herët kisha mjaft kurreshtje të vizitoja varrezat Pere Lachaise (Per Lashez). Gjeta mundësinë dhe vërtet shkova, duke përjetuar aty një nga eksperiencat shpirtërore më të veçanta. Në atë qytezë me shtëpiza guri të vjetër kishte emra që kishin ndërruar jetë në fund të shekullit XVIII e më pas vazhdonin pasardhësit deri në ditët tona, të vendosur aty, si në një shtëpizë përrallash. I ardhur nga një qytet si Tirana, ku varri më i vjetër daton në vitet ’60 të shekullit të kaluar, ndjeva një emocion të veçantë. Aty njeriu kishte tjetër dinjitet dhe jetëgjatësia tjetër koncept. Pikërisht ai zinxhir brezash të bën të ndjehesh sa i vogël në jetën e botës, por edhe aq i madh, i qëllimshëm e i rëndësishëm në një vend ku respektohet dinjiteti dhe jeta i të gjallit dhe më pas edhe i të vdekurit….

Ateizmi

Brezi ynë po përjeton ngrohjen globale. Shkenca thotë se fajin e ka shfrytëzimi barbar i natyrës, dhe sidomos djegia e karburanteve fosile për qëllime industriale. Sot bota po kalon në një sistem të ri që quhet GLOBALIZËM. Në ditët tona Europa po kalon një nga krizat më të thella që pas luftës së dytë botërore. Për rrjedhojë , ndryshime të mëdha po ndodhin edhe në jetët e individëve. Ndryshime që fillojnë nga buka e gojës deri tek gjithë sistemi i jetesës. Një shoqëri me parime të forta morale e aq më tepër të mbështetura në themelet e krishtërimit nuk do të lejonte kurrësesi prepotencën të mbizotëronte ndaj mëshirës, moralin ndaj a/imoralitetit, etjen për para ndaj solidaritetit. Ndryshimet që po ndodhin kërkojnë detyrimisht mbajtjen e Zotit sa më larg njeriut. Etja për para është duke e kthyer njeriun modern në skllav të punës dhe, në orët e pakta pas saj, në skllav të vesit, si largim të stresit. Gjithnjë e më shumë po shtohen PUB-et, kazinotë, bilardot, pijetoret, sallonet e bukurisë ku njerëzimi i sotëm vret orët e lira dhe përpiqet të mbushë boshllëkun që thellohet përditë brenda shpirtit të tij. Me hapa të frikshme edhe në Shqipëri po përparon shkatërrimi i familjeve, rritja e numrit të divorceve dhe abortet. Zoti në jetën publike dhe media përmendet për Pashkë, Krishtilindje, Hashure, Nevruz e Bajram. Për fat të keq, edhe atëhere nga politikanët dhe jo nga njerëzit e fesë. Një Zot që nuk ekziston, në këto kushte duket se i bën mirë të gjithëve: Ata që jenë duke ndryshuar rregullat nuk kanë rezistencë ata që dehen netëve në kërkim të paqes nuk kanë pse të tremben nga mëkati i tyre…

… kthehem tek Armiri…

Mbi të gjitha kërkoj të jem i sinqertë me vetveten ndaj përsëris se besoj fuqishëm në Zot, e kam ndjerë shpesh në jetë dorën e tij, por nuk kam zgjedhur ende rrugën. Kjo për shkak të dashurisë dhe jo urrejtjes. Për shkak të nderimin dhe respektin për të gjitha fetë që na mësojnë se Zoti është Një. Megjithatë, pa shumë bujë, edhe unë dëshmoj se Jezusi, për aq pak sa unë kam hapur derën time, më ka ndryshuar. Një ndër vetitë që kam fituar falë fjalës së Mesisë është falja dhe dashuria. Kam falur shumë në jetë, nga ata që tinëzish dhe pabesisht më kanë bërë keq. I kam falur vërtet siç mëson Jezu Krishti dhe në vend të të nxehtit të urrejtjes në faqe e veshë dhe vëllimit të papërballueshëm të një gjëje gjigande që rritet në kraharor kur urren, kam ndjerë një paqe të pazakontë dhe shumë energji për t’u marrë me gjëra shumë më të bukura e të dobishme në jetë sesa mllefi e hakmarrja.

Nuk mund të dëshmoj sot nëse libri Zot, gënjeshtar apo i çmendur ma ndryshoi jetën. Por jam i lumtur se pata mundësinë të shpreh ç’më ndjeu shpirti, ç’kisha në mendje për vite me rradhë dhe që nuk kam patur mundësinë t’i ndaj me askënd. DUKE SHKRUAR KUPTOVA!

Armir Shkurti

Marrë nga botimetejetes.com

Xhaxha apo Hallë?
Historia e mëposhtme është marrë nga një status real në Facebook.

Një grua shkruajti në profilin e saj në Facebook: “Po pres sot të degjoj lajmin nëse do të bëhem xhaxha apo hallë?”

Një komentues pyet: “Po pse xhaxha ose hallë?”

Personi përgjigjet: “Por varet nga çfarë do të lindë nusja e vëllait. Nëse lind djalë atëherë bëhem xhaxha, bëse lind vajzë atëherë bëhem hallë”

Kaka’ rreth Zotit, seksit, Brazilit…
Ndoshta shumë tashmë e dinë që futbollisti brazilian i Realit të Madridit, Kaka’, është një besimtar i krishterë, që s’e ka problem të flasë për besimin e tij. Në videon që kemi vendosur, ai ka folur për përvojën e tij të parë me kombëtaren e Brazilit, edhe rreth këndvështrimit të tij rreth marrëdhënieve seksuale dhe pritjes për të përjetuar këto marrëdhënie në martesë.

Ia vlen të dëgjosh mendimin e dikujt, që ndonëse i ka të gjitha mundësitë “të argëtohet”, ka bindje të forta mbi seksin dhe Perëndinë. A ia vlejnë mendimet e Kaka’?

Dëgjojini (lexojini) dhe komentoni!

Braziliani Kaka rreth përvojës së tij kur luajti me Brazilin për herë të parë

Ishte një përvojë e mrekullueshme e cila filloi në vitin 202, kur i thirra për herë të parë për të luajtur në ndeshjen Brazil – Bolivi në një ndeshje miqësore. Ishte një ndjenjë që shkon përjte fjalëve sepse është një ndjenjë e fortë. Herën e parë që dëgjova himnin kombëtar, ndërsa këndoja me të gjithë skuadrën kombëtare dhe gjithë stadiumin, solli emocione shumë të forta dhe ishte një bekim i madh nga Zoti.

Braziliani Kaka rreth lajmit të mirë të Jezusit

Jezusi ka shumë rëndësi për jetën time. Lajmi i mirë i Jezus Krishtit është që Jezusi vdiq në kryqin e kalvarit për mëkatet tona. Të gjithë mëkatojmë dhe Jezusi vdiq për të na çliruar nga mëkati. Kjo është siguria që kam unë, dhe të gjitha mund ta kemi, të gjithë ditët e jetës sonë. Kemi një At që na do dhe ka një plan për ne. Jezusi erdhi në tokë si njeri, ose Perëndia në formë njeriu, që të na tregojë se në të njëjtën mënyrë që ia doli mbanë Ai, po ashtu edhe ne mund t’ia dalim mbanë, në fuqinë që kemi për shkak të Shpirtit të Shenjtë të Perëndisë, të mund të kemi fitore mbi të keqen. Kjo është e vërteta e Ungjilit, lajmi i mirë që Jezus Krishti është shpëtimtari i vetëm.

Braziliani Kaka rreth seksit përpara martesës

Eshtë e vërtetë: gruaja ime dhe unë ishim të virgjër kur u martuam, në përputhje me vlerat tona shpirtërore dhe biblike.

Njerëzit shpesh na shikojnë edhe thonë: “a të varfrit ju, ju kanë manipuluar dhe as e kishit idenë se çfarë po bënit.”

Por unë e di shumë mirë çfarë kam bërë, jam shumë i bindur në atë që kam bërë dhe çfarë vlere ka pasur kjo për jetën time, për jetën time shpirtërore, jetën time familiare dhe në martesën time. E di që kisha marrë një vendim të ndërgjegjshëm për shkak të rëndësisë që ka ky vendim për botën shpirtërore.

Nëse do të jepja një këshillë të rinjve sot, është kjo: seksi është një bekim i madh nga Perëndia. Rrugës njerëzit e kanë bërë bajat seksin dhe nuk ishte kjo arsyeja për të cilën egziston seksi.

Seksi është një bekim i madh nga Perëndia, i dhënë për kënaqësinë e burrit dhe të gruas pas martesës, dhe nuk duhet të jetë banalitet ose një gjë që ndodh krejt rastësisht siç ndodh rëndom në ditët tona.

Sfida e të qënit i ri dhe i famshëm

Po, ishte një nga sfidat më të mëdhaja të jetës sime sepse bëmë një zgjedhje që nuk ishte e lehtë. Do t’ju them sinqerisht që nuk është e lehtë sepse kishte shumë tundime. Mishi është i dobët por na forcon Fryma e Zotit.

Kemi kaluar shumë kohë duke u lutur dhe duke ndjekur ngushtë Jezusin,

Ishte një sfidë e madhe por ia vlejti që kemi pritur. U martova në vitin 2005 dhe e përsëri që ishte një përvojë fantastike.

Kam një “sekret shpirtëror” që dua ta ndaj me ju: “ata që kanë këtë bindje, do të kenë një jetë të bekuar në martesën e tyre dhe në jetën familjare.”

Kur të inkurajon Adriano Çelentano…
Krejt rastësisht dëgjova sot monologun e Adriano Çelentanos në natën e parë të San Remos 2012. U befasova. Jo sepse Çelentano nuk krijon polemika e kësisoj është i dëgjueshëm por u befasova nga tema e një pjese të monologut.

E kishte me kishën, me priftërinjtë! E kuptoj që Çelentano i drejtohet një grupi specifik të krishterë… e megjithatë fjalët e tij janë një “inkurajim” i fortë për të gjithë besimtarët e krishterë. Lexoni disa prej fjalive pa koment… Kur lexoni, të gjithë ne që e konsiderojmë veten shërbëtorë të Fjalës së Perëndisë, ti lexojmë fjalët sikur na janë drejtuar ne. Po i vendos fjalët e tij në këtë material për të na nxitur, as për të na qortuar, as për të na dënuar! Thjesht për të në rikujtuar thirrjen tonë për t’ju shërbyer njerëzve me atë që askush tjetër nuk e ofron…

“(priftërinjtë)… Nuk dinë të rregullojnë volumin në altorpalante… Zëri i priftit nuk shkon deri në fund të rradhëve. Duket sikur priftërinjtë thonë: “Ne e bëmë predikimin, kush e vret mendjen se ata të fundit nuk dëgjojnë”. Por ungjilli e thotë që të bekuar janë të fundit, sepse do të jenë të parët në qiell…

Megjithatë, nëse ka një gjë që nuk e duroj e që më nervozon, rreth priftërinjve, është kjo: në argumentet e tyre kur predikojnë e as në debate në TV, nuk flasin kurrë për gjënë më të rëndësishme: arsyen pse jemi lindur… Priftërinjtë nuk flasin kurrë për parajsën. Sikur të japin përshtypjen që njeriu ka lindur për të vdekur. Por nuk janë kështu punët!

Ne nuk jemi lindur për të vdekur. Ne jemi lindur për të jetuar. Ju priftërinjtë jeni të detyruar të flisni për parajsën. Ndryshe njerëzit do mendojnë që jeta është kjo që po jetojmë tani… Por çfarë jete është kjo? Ekonomia, luftërat…

… nuk e kanë idenë se çfarë vlere ka për të “sëmurët” të lexojnë atë që ka premtuar Zoti… “

Dhurata për Shën Valentin
Mëngjesin e Shën Valentinit Ema u çua nga krevati me rrëmbim. Burri i saj Toni e pyeti sesi ishte puna. Ajo i tha atij, “Pashë një ëndërr sikur ti për ditën e Shën Valentinit më dhurove një varëse me perla shumë të bukura. Çfarë mendon se do të thotë kjo ëndërr?”

“Do ta mësosh sot në mbrëmje, kur të vij nga puna,” ja ktheu Toni.

Atë mbrëmje Toni erdhi në shtëpi me një pako të vogël të zbukuruar dhe ja dha gruas së tij. E ngazëllyer, Ema e hapi dhe gjeti brenda një libër me titullin “Kuptimi i ëndrrave”.

Vetmia… dhe kërkimi për dashurinë e vërtetë!
“Ç’janë këto ferra?” i thashe me shaka shoqes sime, së cilës i kishin bërë dhuratë një kaktus në një vazo të vogël. Ishte thjesht batutë! E më vonë po mendoja që dikush, madje shumë dikusha, ndoshta as kaktus nuk kanë marrë sot dhuratë, megjithëse kanë pritur…

Nata e 14 Shkurtit ka rënë. Zelli i “dashurisë” së një dite ka ikur. Tani fillon përpjekja për të gjetur dashuri për pjesën tjetër të vitit që, me thënë të drejtën, është goxha kohë e gjatë. Disa kanë marrë “lule” – përkthim: kanë marrë atë që kanë pritur sot. Por vetëm kaq. Nata bie edhe për ata dhe vështirësia e jetës fillon prapë nga e para. Disa të tjerë po prisnin lule, edhe i morën por pa mbaruar dita, festa nuk shkoi aq mirë. Dashuria e shprehur nga partneri nuk ishte krejtësisht ashtu si u mendua në fillim. Ndoshta! Disa të tjerë s’kanë marrë lule fare. Madje as u kujtua njeri t’ju thoshte një fjalë të mirë. Nuk është që po prisnin. Por kur të gjithë të tjerët “harbohen” duke festuar dashurinë, ti ndihesh më keq sesa duhet të jesh, vetëm sepse për ty nuk u kujtua askush. Disa të tjerë kanë protestuar sot për këtë festë “fallco” sipas tyre, për një shfaqje “dashurie” që nuk veç dashuri nuk është, sipas këtyre të fundit. Edhe këta, ma merr mendja që janë zhgënjyer, sepse ata që i dëgjojnë janë pak. Shumë pak për të mos u ndjerë “i padëgjuar” dhe vetëm.

Vetmia të troket në derë pa mëshirë edhe ngushëllimi i një dite nuk mjafton.

Në një artikull të mëpërparshëm, i shkruar për rastin e dashurisë së përkujtuar në Shën Valentin, cituam ca vargje nga Bibla. Po, nga Bibla! Bibla flet për dashurinë.

Ja ku janë vargjet përsëri: “Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset, nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq; nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën, i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, mban çdo gjë. Dashuria nuk ligshtohet kurrë.”

Një shtesë e nevojshme, që nuk është përmendur shumë në artikullin e parë, është ky: këto vargje të famshme për dashurinë, nuk janë shkruar për ditën e Shën Valentinit. Janë shkruar për një bashkësi njerëzish, që në përpjekje për të ndjekur Perëndinë, kishin ngecur në konflikte “të vockla” e krejtësisht të panevojshme në kontekstin e tyre. Ishte një grup i përçarë, një grup me standarde të lëkundshme morale, një grup ku disa individë që kishin parinë “kërkon të drejtat e veta” më shumë sesa ato të tjetrit, një grup ku nuk e merr vesh i pari të dytin, ku nuk kishte respekt për autoritetin, për më të vegjlit, dhe për më të dobëtit. Ishte një grup rrëmujë! I ngjashëm me realitetin shqiptar të 14 Shkurtit 2012.

Fjalët e famshme të dashurisë biblike, të përmendura nga Apostulli Pal, për realitetin në Korint ia vlejnë të dëgjohen edhe sot. Në thelb, ato fjalë hedhin dritë mbi dashurinë e Perëndisë për ne, një dashuri e durueshme (ai pret që ne ti bindemi atij e të pendohemi përpara Tij), nuk kërkon të vetat në egoizëm (ai na fal ditë për ditë përmes dashurisë së tij), një dashuri sakrifikuese (Ai dërgjoi Birin e Tij të vdesë në kryq për ne) që të mund të na japë shpresë e dashuri për të gjitha ditët e vitit… e për vetë përjetësinë!

A e ke provuar këtë lloj dashurie? Vetëm sepse ke njohuri për Krishtin, a shkon në kishë, a lexon Biblën, a tallesh me të krishterët – nuk do të thotë që e ke provuar këtë lloj dashurie. A e ke provuar këtë lloj dashurie?

Ruaju nga ferrat dhe kënaqu (gjeje) dashurinë e Perëndisë! Na kontakto nëse do të dish më shumë për këtë lloj dashurie që nuk mbaron në darkën e 14 Shkurtit…

Afrim Karoshi