Shkrime

Kush janë heronjtë e heshtur në jetën tonë?
Ndoshta s’i vëmë re. Ndoshta kalojmë pranë tyre çdo ditë pa e ditë se çfarë beteje po zhvillojnë brenda vetes.
Por heronjtë e vërtetë nuk mbajnë mantela, as nuk kërkojnë duartrokitje. Ata janë njerëzit që përballen me vështirësi çdo ditë dhe prapë e gjejnë forcën me buzëqeshë.

Është prindi që zgjohet herët për t’i siguruar fëmijëve çdo gjë, edhe kur vetë është i lodhur.
Është mësuesja që mundohet me durim t’u japë fëmijëve dije dhe shpresë, edhe kur ndonjëherë ndjen se sistemi nuk e vlerëson.
Është punëtori që nuk mungon asnjë ditë, që punon me nder për ta ushqyer familjen, pa u ankuar.
Është dikush që kujdeset për një të sëmurë, një të moshuar, apo thjesht për dikë që s’ka askënd tjetër.

Këta janë heronjtë që nuk kanë zë, por kanë zemër.
Ata që nuk kanë tituj, por kanë vlera.
Ata që nuk shfaqen në lajme, por e mbajnë këtë botë gjallë me durimin, përkushtimin dhe dashurinë e tyre.

Në një kohë kur zhurma mbizotëron, le t’i vlerësojmë ata që veprojnë në heshtje.
Sepse pikërisht ata janë arsyeja pse ende ka mirësi në këtë botë.

Çka ndodh nëse mbyllim rrjetet sociale për një javë?
A e ke menduar se si do të ishte jeta pa rrjete sociale, qoftë edhe për një javë?

Jo për ndonjë eksperiment filozofik, por thjesht për t’u kthyer pak te vetja.

Në fillim do të na kapte paniku. Dora do të shkonte vetë te telefoni. Do ta hapnim ekranin pa e ditur pse.

Një refleks që e kemi ndërtuar me vite, siç hapim frigoriferin pa uri.

Por pas dy-tri ditësh, do të fillonte një qetësi e çuditshme.

Do të kuptonim sa shumë zhurmë mbajmë brenda vetes, vetëm prej asaj që lexojmë, shohim e krahasojmë çdo ditë.

Pa rrjete, mendimet tona do të fillonin të marrin formë pa u ndikuar nga shumica.

Do të pushonim së jetuari në “skenarët” e tjerëve, dhe ndoshta do të kujtonim çfarë na bën mirë neve, jo algoritmit.

Do të kuptonim se sa shumë kohë na merr mendimi për t’u dukur mirë, për të thënë diçka “me peshë”, për të mos mbetur jashtë asaj që të tjerët po e përkrahin.

Pas një jave, ndoshta do të kishim më shumë fjalë për njerëzit rreth nesh dhe më pak për ekranin.

Do të na mungonte pak ajo ndjesia e lidhjes me botën, por do të zbulonim një lidhje tjetër. Lidhja me veten.

Me atë pjesë që s’e dëgjojmë dot nga zhurma e lajmeve, komenteve, dhe postimeve që s’na përkasin.

Ndoshta pastaj do të ktheheshim përsëri në rrjete, por me një ndryshim të vogël.

Do të dinim se nuk është bota ajo që na paraqitet brenda ekranit, por është ajo jashtë kornizave të tij.

Ku mbeti durimi?
Kohët e fundit, kam fillu me vërejtë diçka: askush s’pret më.

Me prit në radhë, duket që po ik koha.

Mendojmë që gjë duhet me u kry sot, përndryshe, duket sikur diçka po nuk po shkon sipas planit.

Por a ka me të vërtetë kuptim një jetë ku çdo gjë ndodh menjëherë?

Nëse çdo gjë që e duam na vjen pa pritje, a dimë me e çmu?

Ndoshta prandaj edhe jemi ba kaq të lodhun shpirtërisht sepse kemi harru me u ndal, me marrë frymë, me prit.

Durimi nuk është vetëm “pritje”.

Është mënyrë e heshtur me i thanë jetës: e di që nuk jam unë në kontroll të gjithçkaje, e prapë jam mirë me këtë.

Ndoshta durimi s’ka humb.

Ndoshta vetëm jemi shkëput prej tij, prej asaj qetësie që e ndien kur nuk ngutësh.

E mbase duhet veç pak heshtje me e gjet prapë.

Kush po i edukon fëmijët sot?
Ka kohë që prindërit nuk janë burimi i vetëm i edukimit për fëmijët.

Dikur fëmija shikonte nënën, babain ose gjyshin dhe mësonte.

Sot, shpesh mësuesi i parë është ekrani.

Ne kemi hyrë në një epokë ku telefoni është bërë “kujdestar” i heshtur.

Kur fëmija qan ne i japim telefonin.

Kur është i mërzitur ne i japim telefonin.

Kur duam pak qetësi, po, prapë i japim telefonin.

Ekrani e mëson qysh me qeshë, qysh me reagu, e qysh me fol, madje edhe qysh me mendu.

E bash këtu është problemi: telefoni nuk e njeh fëmijën. Ai nuk ka dashuri, nuk ka ndjesi, nuk di të lexojë sytë e tij. Ai vetëm jep përmbajtje pa filtrin e kujdesit, pa ndjenjën e përgjegjësisë.

Në shumë familje, komunikimi po bëhet luks.

Fëmijët po mësojnë më shumë nga YouTube sesa nga bisedat në mbramje.

Po mësojnë si të respektojnë nga TikTok-u, e jo nga prindi.

Dhe në këtë heshtje që po mbulon shtëpitë tona, po humbim diçka thelbësore: lidhjen njerëzore.

Nuk po them që teknologjia është e keqe.

Ajo është mjet, por vetëm nëse përdoret si duhet.

Kur prindi e përdor për të ndihmuar, për të edukuar, për të bashkëbiseduar, ajo është e mrekullueshme.

Por kur teknologjia zë vendin e prindit, ajo bëhet rrezik.

Fëmijët kanë nevojë të vlerësohen, jo vetëm të argëtohen.

Kanë nevojë për përqafim më shumë se për ekran.

Dhe ndoshta, pyetja që duhet ta bëjmë secili prej nesh është kjo:

Sa minuta në ditë i flasim fëmijës sonë, e sa minuta përdorim telefonin?

Sepse, në fund, edukimi nuk ndodh në fjalë, ndodh në shembull.

Dhe shembulli më i fortë që fëmija sheh, jemi ne.

Çka i lidh shqiptarët me serialet turke?
Nëse kthehemi pak në kohë, vështirë me gjetë një periudhë ku televizionet tona nuk kanë pasë ndonjë serial turk në orarin e mbrëmjes.

Prej “Sulejmani i Madhërishëm” e deri te “Ezel”, “Kara Sevda” apo “Erkenci Kuş”, këto seriale kanë qenë pjesë e përditshmërisë sonë, shpesh ma shumë se prodhimet vendore apo ato perëndimore.

Po pse ndodh kjo?

Një lidhje që s’është veç për ekran

Shqiptarët e turqit kanë një histori të gjatë që shkon shumë ma thellë se sa televizori. Prej kohës së perandorisë osmane e deri sot, ka mbetë një ndjenjë afërsie që ndoshta s’e shpjegon dot me fjalë, por e ndjen. Për shumë njerëz, gjuha turke s’është e huaj, ndërsa temat që trajtohen në seriale si familja, dashuria, besnikëria janë shumë të njohura për mënyrën tonë të jetesës.

Televizionet e kanë kuptu çka do publiku

Arsyeja pse çdo kanal i madh shqiptar vazhdon me transmetu seriale turke është e thjeshtë: njerëzit i shikojnë.

Përveç kësaj, këto seriale janë ma të përballueshme për t’u blerë sesa ato amerikane apo evropiane, e megjithatë duken si superproduksione.

Në fund të ditës, televizioni do shikueshmëri, e recetën e suksesit e kanë gjetë: dramë, dashuri, traditë. Tri gjëra që te publiku shqiptar gjithmonë funksionojnë.

Në to shohim pak prej vetes

Në shumë seriale turke e gjejmë veten. Raportet mes burrit e gruas, problemet mes vjehrrës e nuses, lakmia për pasuri, xhelozia e mashtrimi janë tema që i shohim edhe rreth nesh çdo ditë.

Prandaj është e lehtë me u lidhë emocionalisht me personazhet. Edhe pse jetojnë në Stamboll, shumë prej tyre duken sikur mund të ishin fqinjët tanë.

Ndikimi që nuk e vërejmë

Edhe pse i shohim si argëtim, serialet kanë ndikuar shumë në kulturën tonë. Prej fjalëve që kemi fillu me i përdorë si “canim” apo “askim”, deri te mënyra si e shohim dashurinë, martesën apo veshjen, ndikimi është i dukshëm.

Në një farë mënyre, këta seriale na kanë bo me u ndje më afër një kulture që na duket e njohur, edhe pse nuk është e jona.

Në fund të fundit

Popullariteti i serialeve turke tek shqiptarët s’është rastësi. Është një përzierje e historisë, emocioneve dhe nevojës për me pa diçka që na përngjan. Në to shohim familjen, dashurinë, konfliktin dhe moralin që, në një mënyrë a tjetër, janë të ngulitura edhe në jetën tonë.

Prandaj s’është çudi që vazhdojmë me i shiku me aq dëshirë, sepse në ekranin turk, ndoshta për pak sekonda, shohim veten tonë.

Pse njerëzit kanë shije të ndryshme?
Tu e pi kafen mu kujtu kjo pyetje.
Këtu në Prishtinë ka kafiteri sa t’dush. Secila me stilin e vet, ambientin me të mirë se shoqja, e sidomos me shijen e vet të kafes. E vetmja gjë që i bën të njejta është një playlist që të përcjell ku t’shkon.

E për kafe, disa e duan më të fortë, disa më të butë, e disa s’e pinë hiç.
E megjithatë, secila kafiteri ka punë, çdo ditë plot.
Pse? Sepse njerëzit kanë shije të ndryshme.

Mu personalisht më pëlqen kafeja Pavin.
Por e di që për dikë tjetër ajo kafe mund të mos ketë shije të veçantë.
E kjo është krejt në rregull.

E njëjta gjë ndodh edhe me veturat.
Dikujt i pëlqen Golfi i vjetër sepse ka kujtime me të, dikush tjetër ëndërron Mercedes-in e ri.
Njëri e sheh makinën si pasion, tjetri si nevojë.
Në fund, asnjëri s’është më i drejtë se tjetri. Të dy kanë shije të ndryshme.

Në fakt, ndoshta kjo është ajo që e bën jetën interesante.
Nëse të gjithëve do të na pëlqente e njëjta kafe, i njëjti stil, e njëjta veturë, bota do të ishte shumë e mërzitshme.
Larmia është ajo që e mban gjallë kureshtjen, bisedat, krijimtarinë.

Prandaj, herën tjetër kur dikujt i pëlqen diçka që ty s’të pëlqen, mos e gjyko e as mos u mundo me bind.
Mendo që ndoshta pikërisht ajo shije ndryshe është arsyeja pse bota është më e bukur.

“Në shumëllojshmëri ka harmoni.”

– Aristoteli

Çka fiton kur ndan dijen me të tjerët?
Mos e mbani për veten atë që dini.

Suksesi i vërtetë nuk matet vetëm me atë që ne arrijmë, por me atë që e ndajmë me të tjerët.

Secili prej nesh e ka një dhunti që mundet me pas dobi tek të tjerët.

Sfida jonë është ta zbulojmë dhe ta zhvillojmë, dhe pastaj ta përdorim për të ndihmuar apo ndryshuar diçka për mirë.

Shpërndajini këshillat e përvojat tuaja me të tjerët se nuk i dihet, një ide e vogël mund të ndryshojë ditën apo jetën e dikujt tjetër.